Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një konflikt prone në Tiranë që vazhdon prej shumë vitesh midis dy vëllezërve Beti.
Merita Beti, gruaja e Kujtim Betit, tregon se kanë jetuar bashkë me familjen në një dhomë të cilën e ka ndërtuar vjehrri i saj. Kjo dhomë ndodhej ngjitur me banesën ku jetojnë kunati dhe vjehrri.
Pronën ngjitur, kunati e ka përfituar nga një kontratë shitje prej babait, por ajo thotë se nuk përfshihet dhoma në të cilën jetonte zonja bashkë me familjen.
Në fakt në kontratën e shitjes ka dy përkufizime që bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi në një pjesë thuhet se shitet një dhomë dhe oborri dhe në pjesën tjetër thuhet se shitet trualli me të gjithë ndërtesën sipër tij.
Zonja thotë se pas një kalvari gjyqesh, kunati i është drejtuar gjykatës për herë të fundit në 2021-shin dhe gjykata ia ka rrëzuar kërkesën që zotërinjtë të lironin banesën. Ajo shprehet se pas këtyre vendimeve, kunati vazhdon me akte dhune psikologjike. Iu pret dritat dhe ujin dhe iu mbyll derën.
Në këtë moment nuk hyjnë dot më në banesë. Gjyqtarja Oltiona Goxha e Shkallës së Parë e dënon për vetgjyqësi, pasi zotëria kishte hequr sendet e vëllait.
I drejtohen gjykatës sërish për rikthimin në banesë dhe gjykata vendos rikthim, titull ekzekutiv. Aty kuptojnë se iu ishte prishur banesa nga kunati.
Merita Beti tregon se ka qenë në banesë, por është ndeshur me kërcënime të vazhdueshme, për të cilat ka bërë edhe kallëzim. Por pala tjetër thotë se banesa është prishur vetë.
Denoncuesja: Jam Merita Beti, banuese në Tiranë dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për ndihmë sepse kam një konflikt disavjeçar me kunatin tim për një banesë në rrugën “Mihal Grameno”. Prej vitit 97 banoj në një dhomë me bashkëshortin tim, e cila ndodhet ngjitur me banesën e kunatit, i cili e ka përfituar atë me anë të një kontrate shit-blerje, i cili e ka përfituar atë nga vjehrri dhe vjehrra ime. Në këtë dhomë, bashkëshorti im është lindur, është rritur dhe kemi jetuar atje deri në fillim të vitit 2020.
Më pas, kunati nis procedurat për lirim sendi kundrejt nesh, një kalvar gjyqesh nëpër shkallët e gjyqësorit dhe ka marrë formën e prerë për lirim, dorëzim sendi që ai nuk ka të drejtë që ta kërkojë këtë kundrejt nesh sepse nuk ka certifkatë pronësie, ose të themi më mirë që ai ka nxjerrë një certifikatë pronësie që nuk korrespondon me kontratën e shit-blerjes nga prindërit e tij.
Më pas, përsëri kunati i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për njohjen pronar të gjithë ambienteve që ka shtëpia aty në 2021 dhe gjyqtarja Anila-Capo-Zere merr vendimin që kunati nuk ka të drejtë për t’u njohur pronar për të gjithë pjesën e shtëpisë pasi ai është pronar vetëm në kontratën e shit-blerjes sipas ligjit.
Pas këtij vendimi, ai fillon një dhunë psikologjike kundrejt familjes time. Na pret dritat, ujin. Pavarësisht se bënim kallëzime të njëpasnjëshme, asnjëherë nuk merrnim përgjigje në komisariatin numër 1 dhe gjithashtu ka tentuar duke mbyllur portën hyrëse për në banesë duke nxjerrë justifikime që këto nuk banojë këtu, nuk e di se ku i gjejnë çelësat, pavarësisht se kishim të gjitha vendimet e gjyqësorit. Në këtë moment, im shoq nuk arrin të futet brenda pasi porta kryesore u saldua nga kunati im.
Gjykata për këtë veprim e dënon me 15 ditë heqje lirie ose konvertim në punë të detyruar në komunitetet. Zotëria e boshatisi dhomën tonë, i zhduku të gjithë plaçkat. Ne i drejtohemi Gjykatës së Shkallës së Parë për rikthimin tonë në atë banesë dhe gjyqtari jep vendimin për rikthimin tonë në atë banesë. Fiks në këtë moment, ne marrim njoftim që dhoma jonë është prishur.
Në Shkurt, kam qenë me bashkëshortin tim për të parë këtë dhomë, në atë moment, vjehrri im na drejtohet me kërcënime. Lajmëroi policinë, vijnë dhe para tyre unë prapë kërcënohem. Bëmë dhe denoncimin në rajon dhe prokurori përsëri nuk e mori përsipër për vepër penale kërcënimet e tyre. Sipas prokurorit, kjo është e paktë sepse nuk e di se çfarë duhet të presim më shumë që të veprojnë këto njerëz kundrejt nesh. Unë kërkoj që të rikthehem në atë dhomë sipas ligjit. Kërkoj dëmshpërblim. Kërkoj dënimin e veprës penale që ka bërë ky zotëria në bashkëpunim ose vetëm.
Ndërkohë, pala tjetër pretendon të kundërtën.
Denoncuesja: Ma prishët ju të dy.
Kunati: Ka mundësi, mos të më shqetësoni prindërit? Dilni përjashta! Këtu jeni në dhomën time!
Denoncuesja: Prona jote është ajo atje dhe e di ti shumë mirë.
Kunati: Prona jote ku është këtu? Ti s’ke pronë fare! Dilni përjashta nga prona ime!
Gazetarja e “Stop” ka zhvilluar një bisedë telefonike me kunatin e denoncueses, i cili pretendon se nuk ka qenë ai që e ka prishur dhomën e çiftit, teksa shton se kjo mund të vërtetohet edhe nëpërmjet sistemit TIMS, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri momentin që ka ndodhur një gjë e tillë.
Gazetarja: Me Emiljano Betën flas?
Gazetarja: Të shqetëson Viola Lito, gazetare nga emisioni “Stop”. Në emisionin tonë është drejtuar vëllai juaj për një problematikë prone. Për të qenë sa më transparente unë u drejtova që të bisedoj me ju, është në dëshirën tuaj nëse doni të flisni apo jo. Ju e keni prishur banesën e tij?
Kunati: Jo, absolutisht! Atë ditë, që ka ndodhur shembja e shtëpisë, unë po të futesh në sistemin TIMS, unë nuk jam ndodhur fare në Shqipëri, se jam ndodhur për arsye të tjera jashtë Shqipërie. Nuk e di unë, kush e ka prishur. Ajo ka rënë, se është shtëpi me kallamishte.
Gazetarja: Ju e nxorët nga shtëpia?
Kunati: Ore, unë s’kam nxjerrë njeri. Më fal! Ai, që thotë më nxorrën nga shtëpia, më jep një dokument që ti ke qenë tek ajo shtëpi!
Gazetarja: Pse ka vendime gjykate që e kthejnë në atë banesë?
Kunati: Kur e kanë kthyer? Unë jam me certifikatë pronësie aty, moj motër! Të asaj dhome dhe tokën përfshirë.
Gazetarja: Ju keni kërkuar në datën 8 Korrik 2021 vërtetimin e së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme.
Kunati: Jemi akoma në gjyq për këtë.
Gazetarja: Dhe Gjykata e Shkallës së Parë jua ka rrëzuar. Njohja e pronësisë pse është rrëzuar nga gjykata?
Kunati: Është rrëzuar dhe kemi ngelur peng. Hajde të gjejmë gozhdën e Nastradinit!/tvklan.al
Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve ...
Në shumë ura të rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë ësht...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet ...
Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, maki...
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Pak kohë më parë “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emision...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që ë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...