Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, makineritë e rënda kanë avancuar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt koncesionar i qeverisë shqiptare që kundërshtohet nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.
Projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë, një strehë e rëndësishme për flamingot, pelikanët dhe qindra zogj shtegtarë. Por me një vendim të marrë në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.
Pas një beteje 5-vjeçare për anulimin e projektit, aktivistët mjedisorë besojnë se vendimet e qeverisë po shkaktojnë një dëm të pakthyeshëm për natyrën dhe po shtyhen përpara nga interesa të mëdha financiare.
“Duket se ka një forcë vërtet të fortë shtytëse për ndërtimin e këtij aeroporti. Dhe ne thjesht mund të supozojmë ose të kemi një ide për këtë. Ky aeroport është vetëm fillimi i ndërtimeve të mëtejshme, për shembull, resorte turistike në këtë zonë. Pra, forca lëvizëse, nga këndvështrimi im, është se këtu mund të ketë para të mëdha për zhvillimin turistik,” thotë Annette Spangenberg nga organizata mjedisore EuroNatur Conservation.
Projekti i aeroporti i Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit.
Megjithatë, qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.
Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.
Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës e vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.
Preçi e sheh gjithashtu me dyshim shitjen e aksioneve me vlerë minimale nga kompania turke, praktika që sipas tij nuk janë të rralla në historikun e koncesioneve shqiptare.
“Të interesuar për të përfituar apo për të garantuar politikanë vendimarrës, pikërisht veprojnë në këtë mënyrë që kontratën e ofrojnë fillimisht një kompanie të madhe dhe kjo kompani, pa kaluar shumë kohë, e transferon me këtë vlerë qesharake të aksioneve, që do të thotë se interesat janë shumë të fuqishme dhe rriten rrisqet për përfundimin e veprës dhe humbasin garancitë mbi bazën e të cilave ishte shpallur tenderi në fillim,” tha Preçi.
Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare, Valon Lluka, i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se kompania turke u largua nga projekti pasi nuk iu përgjigj investimit të premtuar, ndërsa shtoi se Mabetex Group është i zotëruar për të përmbushur të gjitha detyrimet kontraktuale.
“..Situata të caktuara, të provokuara si pasojë e çështjeve të brendshme të shoqërisë turke, të cilët nuk iu përgjigjën investimit të zotuar pas nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit, kanë imponuar kalimin e kuotës së aksioneve nga YDA tek anëtari tjetër i konsorciumit në përputhje me përcaktimet e Kontratës së Koncesionit dhe legjislacionit shqiptar,” tha Lluka.
Kompania turke, Yda Group nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet e largimit nga projekti.
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në kufijtë e zonës së mbrojtur dhe në rrugëkalimin e zogjve shtegtarë nga Europa drejt Afrikës është kundërshtuar nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, e cila deklaroi në takimin e fundit të mbajtur në Strasburg se projekti kishte mungesë të theksuar të zbatimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit.
Aktivistët mjedisorë thonë se do ta vazhdojnë betejën për mbrojtjen e ekuilibrave natyrorë që cënon ky projekt.
“Vetë aeroporti nuk është thjesht disa fluturime, janë një sërë ndërtimesh që kanë filluar të bëhen rrugë ndërtesa të ndryshme ndoshta nesër do të ketë edhe të tjera gjatë bregdetit. E gjithë kjo prish integritetin e këtyre ekuilibrave natyrorë të shpendëve dhe habitateve të tjera të dy anëve të lumit,” tha pedagogu Aleko Miho.
Ndryshe nga ambientalistët, kompania koncesionare thotë se sipas studimeve të saj, projekti nuk pritet të ketë efekte të shkatërrimit të biodiversitetit dhe posaçërisht të shpendëve gjatë ndërtimit dhe operimit. Sipas administratorit Lluka, ndikimet negative në mjedis janë një e keqe e domosdoshme për zhvillimin, por e rëndësishme sipas tij është që të menaxhohen dhe monitorohen./ BIRN
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Pak kohë më parë “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emision...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë alarmin se eksponentë...
Një i moshuar i quajtur Nazmi Hasa në Korçë i ka dhënë bor...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon abuzimin me detyrën të...
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga k...
Një skandal ka dalë në dritë me transferimin e një anë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...