Braktiset nga e ëma në moshën 2-vjeçare/ Apeli i babait: Djalin dua ta çoj te fshati SOS, s’kam kushte ta mbaj
Selim Tartaraj vetëm 7 vjeç banon në fshatin Ramicë rreth ...

Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në fshatin Suk 1 të Roskovecit, që do të rikonstruktohet. Tenderi u zhvillua në periudhën Gusht-Shtator 2022 në vlerën e 800 milionë Lekëve të vjetra. Tenderi u fitua nga dy firmat ‘B.O.E ASI -2A CO SHPK’ dhe ‘SHËNDELLI SHPK’.
Në tabelën afër shkollës është vënë njoftimi për rikonstruksionin, por jo data e fillimit dhe përfundimit. Thuhet vetëm se punimet do të zgjasin 6 muaj.
Edhe drejtoresha e shkollës Violeta Cjapi nuk di më shumë, por po përgatit nxënësit për transferim në një tjetër shkollë.
Shkolla tjetër ku do të transferohen fëmijët në fshatin Suk 2 ka më pak se tre vjet që është rikonstruktuar, por ka probleme dhe nevojë për ndërhyrje. Ironia e fatit është se kjo shkollë është rikonstruktuar sërish nga e njëjta firmë “Shëndelli shpk”.
Gazetarja e Stop Domenika Bajraktari shkon në Bashkinë e Roskovecit, por aty përballet me një situatë të pakëndshme me rojen e policisë bashkiake të Roskovecit, që përplas derën dhe nuk pranon që gazetarja të hyjë brenda institucionit.
Megjithatë, pavarësisht këtij problemi gazetarja arriti të takonte zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit, të cilët thanë se punimet zgjasin 6 muaj por nuk arritën të shpjegonin përse nuk kanë nisur punimet.
Por Stop mësoi se shkak është bërë mosdhënia e lejes së punimeve për rikonstruksionin e shkollës, leje që jepet pikërisht nga kjo bashki.
Administratori i firmës “Shëndelli shpk” thotë se pasi të dalë leja e ndërtimit nga Bashkia Roskovec atëherë do të nisin punimet.
“Pritet të dalë leja e ndërtimit këto ditë dhe do fillojnë punimet”, thotë administrator i firmës.
Por e njëjta firmë ka rikonstruktuar shkollën e fshatit tjetër dhe vetëm 2 vite nga rikonstruksioni, muret kanë lagështirë dhe në zona të caktuara pikon uji nga jashtë.
Të pyetur për këtë problem, zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit shprehen se pikërisht për këtë arsye shkollën e parë nuk e kanë marrë ende në dorëzim nga firma.
“Kam marrë informacion sot, kam njoftuar operatorin, do bëhet kontrolli nesër në mëngjes. Objekti nuk është marrë në dorëzim nga ne vetëm për atë arsye akoma. 3 vite, deri sa të riparohen defektet”.
Kurse administratori i firmës që ka bërë rikonstruksionin mohon problemet në atë shkollë.
“Bashkia nuk e ka marrë në dorëzim. Kanë bërë proces verbalin e përfundimit të punimeve, por jo përfundimtare, pra është 5 % brenda si garanci 2 vjet dhe ka mbaruar garancia, por shkolla nuk pikon. Kjo që thoni ju nuk qëndron, absolutisht”, thotë ai.
Pas shumë përpjekjesh, gazetarja e Stop arriti që të takonte edhe kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila thotë se bashkia është e hapur për median, edhe pse veprimet e disa prej punonjësve të këtij institucioni treguan të kundërtën. /tvklan.al
Selim Tartaraj vetëm 7 vjeç banon në fshatin Ramicë rreth ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se ortaku i Edi Ramës...
Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rin...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administ...
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin "Fiks Fare" s...
Bashkia Lushnjë bën kontrata jo në përputhje me njëra-tjet...
“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur n...
Lidhur me problemin e ndërtimit pa leje në zonën e Urës së...
Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të Njësisë Nu...
Në datën 19 shtator 2022, "Fiks Fare" transmetoi problemat...
Anëtarët e familjes thanë për "Fiksin" se nuk e njihnin ku...
Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit...
E zuri COVID-i dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr...
“Stop” rikujton mënyrën, se si ish-prokurori Emëror Kasaj ...
Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollari...
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...