“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit me kreut ...

Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë mashtruar dhe kanë paguar mijëra euro për të ikur për punë jashtë Shqipërisë.
Një i ri ka paguar 3 mijë euro për punë në Gjermani, por s’mori kurrë kontratën e punës. Një tjetër ankohet se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”.
Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur. Rasti i tretë është i një 45-vjeçari nga Bubqi, Fushë-Krujë.
Ka paguar plot 5500 euro për në Suedi, pasi ka parë një njoftim në internet. Personit i ka dhënë me noteri një shumë të majme, pasi do t'i nxirrte vizë në ambasadën e Suedisë.
Ardit Moshi ankohet në "Fiks Fare" se një person, i quajtur Emiliano Tresa, e ka mashtruar për ta punësuar në Gjermani. Ai thotë se me personin i ka njohur vëllai i tij, pasi ky ishte në Gjermani shofer në një firmë të mirë. Emiliano i kërkoi 3 mijë euro Arditit, ku 1500 euro duhet t'i paguante në Shqipëri dhe pjesën tjetër në Gjermani. Emiljano do t'i mundësonte kontratën e punës, të cilën do e dorëzonte punëdhënësi gjerman në ambasadën gjermane në Shqipëri. Shumën prej 1500 eurosh e ka pagur te “Pallati me Shigjeta”, ku Emiljano i thotë se “tani do të vish të rrish 3 muaj dhe do punosh në të zezë në Gjermani dhe më pas të nxjerr kontratën e punës”.
Arditi ka shkuar në Gjermani bashkë me një person tjetër që edhe ai kishte paguar 3 mijë euro. Qëndroi disa ditë dhe Emiljano i tha se “pronari nuk do që të punoni në të zezë, pasi ka kontroll”. Ai i thotë se duhet të ikë në Shqipëri dhe se ai do t'i nisë ambasadës gjermane kontratën e punës. Por, për kontratën do edhe 1500 euro të tjera. Arditi thotë se s’donte t’ia jepte, por vëllai i tij këmbënguli dhe ai ia dha. Erdhi në Shqipëri, por kontrata s’erdhi kurrë!
Më tej, Arditi ka kontaktuar disa herë në telefon me Emiljanon, në telefon e rrjete sociale. Komunikimi i fundit ka qenë në fundvitin e kaluar, pra të vitit 2021. Në ato komunikim, Emiljano Tresa pranon se i ka marrë Arditit shumën dhe se “do t’ia kthejë, pasi ka qenë pa punë”. Por, më tej ai i ka bërë bllok Arditit, në telefon dhe rrjete sociale dhe është “zhdukur”. "Fiksi" telefonon numrin, por ai del i paarritshëm. Gazetarët i shkruajmë në “Facebook”, ku e pyesin se përse i ka marrë paratë dhe s’ia kthen. Por, deri më tani s’na ka kthyer përgjigje.
Një 34 vjeçar u ankua në "Fiks Fare" se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur.
Ai thotë se i ka dhënë një personi të quajtur Amarildo Jaku, një shumë 6500 sterlina me deklaratë noteriale dhe një shumë 3500 euro në dorë pasi ky person i ka premtuar se do të ikte me dokumente dhe me avion për në Angli.
Ai ka të gjitha bisedat në telefon me këtë person, i cili e mashtron jo do të dalë tani dokumenti, jo do të presë biletën. Por në fund zhduket dhe s’i hap më telefonin. “Më thoshte se mbaron për 10 ditë. Më tha se kam njerëz brenda në ambasadën angleze në Tiranë. Më dërgonte mesazhe me persona, sikur ata kishin ikur në Angli. I besova, se s’doja të ikja me gomone. Por, më mashtroi. S’më dërgoi në Angli dhe s’më ktheu mbrapsht paratë” thotë 34-vjeçari, teksa ka edhe një video ku personi që i ka marrë paratë i pranon se ia ka marrë.
“Te deklarata noteriale shkruhet se banon në Lezhë. Shkova atje po më thanë nuk e njohim. Të gjithë e njihnin, po askush nuk e tregonte se ku ishte” thotë i riu.
Rasti i tretë, i cili u ankua në redaksinë e "Fiks Fare" është i një 45-vjeçari nga Bubqi, Fushë-Krujë. Ylli Hoxha deklaron se ka parë një njoftim për punë në Suedi si hekur thyes, nga një person i quajtur Emirjan Gilani.
Ka kontaktuar në telefon me këtë person, ku kanë shkuar te një noter dhe i ka dhënë 1000 euro. Më pas, nëpërmjet 9 transfertave i ka dhënë edhe një shumë 3700 euro për “dokumente shtesë”. “Njoftimin e këtij personi e pashë në rrjetin ‘TikTok’. Më pas folëm në numër telefoni dhe në ‘facebook’. E kam takuar në qendër të Tiranës, ku më pas kemi shkuar te ‘Rruga e Dibrës’ për të bërë një deklaratë noteriale. I kam dhënë 1000 euro dhe të tjerat duhet t’ia jepja në Suedi, pasi më tha se ka të vëllanë sipërmarrës atje. Atje do punoja dhe do paguaja shumën e mbetur, rreth 4 mijë euro të tjera” thotë Ylli.
Pas pagesës së parë, personi nga ana tjetër e telefonit i deklaronte se “kam shkuar në konsullatën në Suedi, do dalë sot, do dalë nesër”. Por në fakt ai po vijonte mashtrimin, pasi kërkonte para’ vazhdimisht nga Ylli, me justifikime se “duhet për vizën, pagesa te Ambasada e Suedisë në Maqedoni”.
Megjithatë, Ylli ka edhe një video ku Emirjan Gilani i thotë se “të mora 1 mijë euro për punë në Suedi”. Ndërkohë, ka të gjitha faturat e transfertave që i ka dërguar. Personi e ka mashtruar disa herë që do ti jap tani dhe më vonë, por asnjëherë nuk ia ka dhënë./ tch
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Në mes të Qershorit emisioni investigativ “Stop” në Tv...
Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot n...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon se ...
Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, në një deklaratë për ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan' ka trajtuar një konflikt pron...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...