Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

“Stop” rikujton mënyrën, se si ish-prokurori Emëror Kasaj dhe gjyqtarja Suela Dashi shfrytëzuan postet për hakmarrje personale ndaj avokatit Arben Llangozi. Këtij të fundit, mungesa e profesionalizmit nga çifti Kasaj-Dashaj dhe sjellja si në pronë të babait, i kushtuan avokatit pezullimin e licencës për 5 muaj. Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Genc Gjokutaj analizojnë situatën, duke folur për abuzim nga ana e zyrtarëve të drejtësisë.
“Ajo masë është vendosur mbi kritere subjektive që në fillim. Pra që në krye të herës ligji është shkelur me ndërgjegje”, tha Gjokutaj.
“Unë nuk është se jam i pezulluar me vendim. Vendime pezullimi kundrejt meje nuk ka sepse janë shuar për shumë arsye. Por duke qenë se prokurori ekzekutoi vendimin e caktimit të masës dhe nuk ekzekutoi vendimet e shuarjes së masës atëherë Dhoma Kombëtare e Avokatisë do një vendim tjetër që mund të jetë ose konstatim i shuarjes së masës ose ekzekutim i vendimit të apelit, gjë që kjo deri ditët e sotme nuk ka ndodhur, po bëjmë deri në 5 muaj dhe Gjykata Gjirokastër në bashkëpunim me organin e akuzës më kanë bërë një dëm dhe unë po bëj rreth 5 muaj i pezulluar. Gjyqtarja Suela Dashi aktualisht që po jap këtë intervistë janë rreth 10 vendime të prishura dhe 40 vendime të tjera që e urdhërojnë atë të gjykojë shuarjen e masës dhe kjo gjyqtare deri ditë t e sotme nuk i ka gjykuar”, tha avokati Llangozi.
“Në lidhje me avokatin, mendoj që nga ana e prokurorisë është gabuar pasi nuk mund të përdorë pushtetin e saj procedural asnjë prokuror apo gjykatës për të gjithë personat që janë palë në një proces. Ajo që në qoftë se një avokat nuk respekton legjitimitetin e seancës apo thyen rregullat e seancës ka forma të ndryshme nga gjykatësi i seancës por kurrsesi një “hakmarrje” e prokurorit dhe gjyqtarit ndaj avokatit do të ishte një luftë nul i themi ne. Për mua është vepër penale dhe veprat penale ndiqen nga organet e akuzës”, tha Visha.
Madje ky i fundit thotë, se ky rast është aq unik sa duhet të studiohet në fakultetin e drejtësisë.
“Mendoj që kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e gjyqësorit shqiptar pasi kjo është një hakmarrje e hapur e një çifti ligjor gjyqtar-prokurori, një gangrenë e drejtësisë sot. Ju nuk e dini, por ta marrin vesh njerëzit nëpërmjet kësaj interviste që prokurori rri te zyra e gjyqtarit, jo vetëm ky prokuror, por shumë prokurorë të tjerë dhe aty ndajnë kërkesën e prokurorit me vendimin e gjykatës për fitimet dhe të gjitha ndërsa avokati pret poshtë në oborr me familjarët. Kjo është skandaloze, të vesh duart në kokë. Kjo ndodh në shumicat e gjykatave, por është për të vënë duart në kokë. Nga ana e gjyqtares është jo shpërdorim detyre, por një rast për t’u mësuar me studentët në tekst shkollor se si një gjyqtar mund të abuzojë me detyrën duke cënuar të drejtat dhe liritë profesionale, morale, integritetin e një avokati në proces. Ky është një rast i rëndë që mendoj se nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Gjokutaj.
Prokurori Emëror Kasaj regjistroi procedim penal për avokatin Llangozi direkt pas transmetimit të një emisioni të “Stop” ku ai denoncohej për një rast. Që nga ky moment, prokurori dhe gjyqtarja Dashi vunë në përgjim dhe sekuestruan telefonat e studios së jurisprudencës që drejtohej nga avokati.
“Stop” më vonë ka publikuar një tjetër rast korruptiv ku ishte i përfshirë prokurori Kasaj dhe gjyqtarja Suela Dashi. Pas publikimit të këtij rasti, avokatit iu caktua masa ku iu pezullua licenca e avokatit.
Për të treguar që këto veprime dhe mosveprime të Dashit kanë qenë tendencioze dhe duke shfrytëzuar postin dhe kolltukin e gjyqtares, “Stop” solli fakte zyrtare.
Në vitin 2019 dhe 2021, vetë gjyqtarja kërkon që të mos gjykojë çështjet që ka me avokatin Arben Llangozi. Këto vendime nxjerrin blof Suela Dashin e cila fatkeqësisht ka rënë brenda me këmbët e veta.
Avokati Llangozi ka bërë dhe një ankesë në ILD për gjyqtaren Suela Dashi, por prej shumë muajsh nuk ka përgjigje.
“Nga ajo që kam konstatuar, Prokuroria e Përmetit është duke e favorizuar gjyqtaren Suela Dashi. Pse? Sepse për arsye që në momentin që kam bërë kallëzim penal, prokuroria ka pasur detyrimin ligjor të regjistronte emrin si person nën hetim. Ky veprim nuk është kryer. Prokuroria e ka favorizuar këtë gjyqtare me qëllim sepse në dijeninë time në mënyrë jozyrtare ka pasur ndikime pa fund nga gjyqtarë të tjerë për mosregjistrimin e këtij lloji procedimi”, u shpreh Llangozi.
“Tjetër rrugë që kam ndjekur është edhe ILD. Deri ditën e sotme, po bëj 7 muaj që kam bërë ankesë, deri ditën e sotme nuk më është vënë në dispozicion se cili është inspektori i dosjes dhe mund ta them me plot bindje dhe me plot gojën se ky institucion është duke e favorizuar këtë gjyqtare. Deri sot ky institucion nuk ka bërë asnjë lloj veprimi hetimor për të vërtetuar ankesën time. Janë rreth 50 kërkesa të miat që nuk janë shqyrtuar nga gjyqtarja”, tha Llangozi më tej.
Eugen Beci, ish-prokuror, thotë se ILD i ka instrumentet ta verifikojë këtë rast dhe të marrë masa administrative deri në heqje të ushtrimit të profesionit për Suela Dashin.
“Të gjithë këtë problematikë që hasin shpeshherë palët në sistemin gjyqësor, tashmë pushteti gjyqësor e ka zgjidhur nëpërmjet qeverisjes gjyqësore. Të gjithë këtë mund ta zgjidhë vetëm ILD. Mund të konstatojë shkelje, paaftësi, njëanshmëri, apo mungesë profesionalizmi dhe në fund të fundit mund të konstatojë cënim të rëndë të besimit tek publiku për të bërë shkak për dhënien e një mase disiplinore”, u shpreh Llangozi./tvklan.al
Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollari...
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Në mes të Qershorit emisioni investigativ “Stop” në Tv...
Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot n...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...