Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji” ku ajo punon. Spahiu ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.
“Drejtoresha që kur ka ardhur para 6 vjetësh në atë shkollë gjithmonë më ka sulmuar. Ka qenë dhunë verbale, dhunë psikologjike, ka përdorur gjithmonë prindër dhe nxënës kundër meje sepse unë kam qenë e preferuara e thashethemeve të saj. Kjo ka qenë arsyeja se nuk ka pasur ndonjë arsye që të më dhunojë. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë masë disiplinore as nga drejtoresha e shkollës, as nga Drejtoria Arsimore, as nga zyra Arsimore. Pavarësisht se shkolla dispononte orë mësimore që unë të vazhdoja të jepja lëndën e gjuhës, drejtoresha e shkollës, në bashkëpunim me drejtorin e arsimit, zotin Selman Hodo, bashkëpunoi që të largohesha aty dhe ia arriti qëllimit. Orët e mia ia shpërndau mësuesve të tjerë, ndërkohë filloj dhe punoj jashtë profilit, mësuese për nxënës me aftësi të kufizuara”, tha denoncuesja.
Më tej ajo shtoi: Duke qenë se më erdhi në majë të hundës nga intrigat që drejtoresha nuk ndalon së bëri ndaj meje, në shtator kam bërë një ankesë me shkrim në Zyrën Arsimore dhe e kam dorëzuar tek juristi. Objekti i ankesës ishte: Përdor nxënës dhe prindër kundër meje.
Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.
“Që nga ai moment drejtoresha jo vetëm nuk ndryshoi sjellje, por ka marrë më zemër, është fuqizuar më shumë për intrigat e saj saqë arriti të përdorë dhe dhunë fizike. Më kapi duart ajo. Më kapi parakrahët. Më ka marrë zvarrë dhe më ka futur në klasë. Më futi në një klasë”, u shpreh denoncuesja.
Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do ta denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.
“Pas aktit të dhunës i them drejtoreshës që do shkoj tek 'Stop' dhe do të bëj denoncimin në polici, drejtoresha më vjen nga mbrapa duke më thënë 'hajde në shkollë se të presin nxënësit'. Rojen nuk e lejonte të hapte portën dhe duke ndryshuar një sjellje dhe një ton 100% me mua”, tha denoncuesja për “Stop”.
Drejtoresha: Hajde me mua, hajde!
Drejtoresha: Hajde me mua thashë! Po hajde pra! Hajde me mua!
Mësuesja: Moj të lutem! Do më lesh pak?
Mësuesja: Jo, jo, jo! Moj të lutem, nuk e dua ditën e punës sot!
Mësuesja: Moj të lutem, largohu pak nga mua!
Drejtoresha: Nuk do largohesh, se do rrish tek puna ime ti!
Mësuesja: O ti! (rojes) Hape një çikë derën, të lutem!
Drejtoresha: Më fal një sekondë, se janë edhe punëtorët aty! Çfarë po bëhet tek kjo shkolla? Se tmerrohen edhe fëmijët, o Eda…
Mësuesja: Sot, sot po largohem.
Drejtoresha: Moj, nuk do largohesh ti!
Mësuesja: Hiqe ditën! Nuk kam nevojë as për një ditë, as për 1 vit. Kjo që jam, jam…nuk jam e pasur…
Drejtoresha: Po hajde moj Eda, në qoftë se merremi bashkë të dyja! Po ç’ke moj Eda, se do të të çoj unë tek shtëpia. Nuk do ikësh vetë! Do të të çoj unë!
Mësuesja: O ti Geni! (rojes) Të lutem hape një çikë derën mos të.. !
Drejtoresha: Po mos bëj skandal, se është turp!
Drejtoresha: Po nuk më detyron, por hajde!
Mësuesja: Mos më fol më! O Geni! (rojes) Hape një çikë derën, se boll kam folur me ty unë!
Drejtoresha: Po një sekondë! Të lutem unë tani, për hir të fëmijëve, që po presin për mësim! Hajde me mua!
Mësuesja: Po ç’të të vij unë më?
Drejtoresha: Po një sekondë pra…!
Mësuesja: O Geni! (rojes) Hape një çikë! Më fal, të shkela! Të shkela, padashje!
Drejtoresha: Po s’ka gjë, më shkel moj!
Mësuesja: O Geni, hape një çikë…!
Drejtoresha: Mos me bëj ketë në rrugë moj…!
Mësuesja: Po tani ti, mos më detyro të dal nga vetja!
Drejtoresha: Po mirë, oj Eda, do thonë, që kemi shkalluar nga mendja ne?
Mësuesja: Jo më, nuk jam e shkalluar unë. Unë po i lutem atij, hape pak derën!
Drejtoresha: Hajde me drejtoreshën ketu! Më kap prej krahu! Po më kap prej krahu, moj..!
Mësuesja: O Geni, hape derën, se do dal! Hape derën, se do dal, po të them!
Spahiu u ankua në Zyrën Arsimore në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku dhe rasti i kaloi prokurorisë.
“Çështja ka kaluar në prokurori. Shkoj në shkollë. Nga moment që ka marrë vesh denoncimin që unë kam bërë në polici, është bërë vigjilente në veprimet e saj sepse e kam shprehur se nëse nuk gjej drejtësi në institucionin përkatës do t’i drejtohem “Stop”. Kërkoj të punoj e qetë pa presione psikologjike, pa dhunë siç më ndodhi. Të vazhdoj të punoj siç duhet, të mos ndjehem e tensionuar dhe e kërcënuar. Nuk besoj se është rast i vetëm sepse drejtoresha ushtron dhunë në çdo kohë tek të gjithë. Prandaj kësaj drejtoreshe i duhet thënë “Stop””, tha denoncuesja.
Kur gazetarja e “Stop” takon drejtoreshën për ta pyetur, kjo e fundit nxjerr pretendimin se mësuese Edlira ka dhunuar nxënësit.
“Nuk është e vërtetë. Fëmijët dhunohen”, tha drejtoresha.
Me pak fjalë drejtoresha vuri në dispozion një fletë formati me shkrim dore me emrat e nxënësve të një klase bashkëngjitur me firmat dhe një datë 4 Nëntor 2022. Por drejtoresha ka harruar një detaj të vogël sepse më 4 Nëntor mësuesja është pajisur me raport mjekësor. Jo pak, por drejtoresha del blof.
Gazetarja: O zemër o yll bote ke dalë blof.
Drejtoresha: Të lutem eja, hajde, hajde.
Gazetarja: Hajde këtu. Drejtoresha ke ndonjë letër?
Drejtoresha: Kam kolektivin, mësuesit dhe prindërit këtu.
Pra me pak fjalë titullarja e kësaj shkolle nuk ka asnjë argument për pretendimin e saj për dhunë. Nëse do të kishte një të tillë do merrte masa.
Meqë ka ankesa nga të dyja palët, “Stop” shkoi tek juristja e ZVA Dimal, Dinora Mjeshtri e cila thotë se ka vetëm ankesë nga ana e arsimtares për titullaren.
Pasi pa pamjet e kësaj titullare, drejtori ZVA në Dimal, Isuf Bazaj, tha se do të ngrejë grupin e punës dhe do analizohet sjellja e drejtoreshës së shkollës.
“Ndaj një drejtoreshe të tillë sigurisht që do të merret një masë”, u shpreh drejtori./tvklan.al
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” s...
Në mes të Qershorit emisioni investigativ “Stop” në Tv...
Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot n...
Gëzim Ndou nga Puka tregon se djali i tij ka ndjekur për 4...
Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçu...
Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për 11 urdhër-arre...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fond...
Më 6 Gusht 2022, 71-vjeçarja, Milkë Kroza, është aksid...
Një 40-vjeçar, përdorues prej shumë vitesh i hashashit, rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa ka paralajmëruar të tje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar me video një ...
Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republi...
Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon se ...
Monika Kryemadhi, deputetja e PL-së, në një deklaratë për ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan' ka trajtuar një konflikt pron...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...