Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo është debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo çështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone.
Përmbaruesi Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma është gjallë.
Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë, se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes.
Denoncuesi: Unë jam Kapllan Hyka, i drejtohem emisionit “Stop” për denoncimin e një rasti nga përmbaruesi gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili ka vënë nën sekuestro pronën e mamasë time, Manushaqe Hyka. Kjo pronë ndodhet në fshatin Bicaj në Gramsh. Për arsyen se motra ka marrë një mikrokredi dhe nuk ka pasur mundësi shlyerje, sekuestro është vendosur pa dijeninë tonë dhe pa dijeninë e pronares, mamasë tonë, Manushaqe Hyka, e cila është gjallë. Ne jemi 6 fëmijë dhe nëna sot është gjallë. Është pronë e nënës tonë. Ky dokument na ka ardhur para disa ditësh.
Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gjë peng për kredinë.
Gazetari: Si e ke marrë vesh këtë gjë që ka ndodhur?
Manushaqe Hyka: Vonë e mora vesh, tani emora vesh që janë bërë këto gjëra. Unë nuk kam bërë asnjëlloj veprimi.
Gazetari: Ti je pronarja e vetme e kësaj toke në Gramsh?
Gazetari: Ndërkohë që kredinë e ka marrë vajza juaj?
Manushaqe Hyka: Pa dijeninë timen dhe as të fëmijëve të tjerë. Kam 6 fëmijë, 4 djem dhe 2 vajza. E padrejtë ato që e kanë bërë se pa dhënë firmën unë ose familja, nuk bëhen këto gjëra.
Përmbaruesi Alimadhi thotë se bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet veçimi i pjesëve takuese të debitores.
Gazetari: Pse ju kërkoni që të sekuestroni një pronë që nuk është e saja?
Fatos Alimadhi: Kjo pronë thotë ndodhet në fshatin Bicaj, me një fjalë kjo ka përfituar nga toka bujqësore, është e përcaktuar dhe ne do të vazhdojmë me veçimin e pjesës së debitorit në këtë rast.
Gazetari: Kur do ta veçoni, kur të ndahet nga jeta? Ky është një gabim dhe ju duhet të mbani përgjegjësi. Apo nuk keni marrë mësimet akoma nga gabimet që keni bërë në të shkuarën?
Fatos Alimadhi:Po ku i dini gabimet ju?
Gazetari: Po si nuk i dimë. Ne i kemi transmetuar. Të gjitha këto janë të gabuara sepse para disa muajsh ju keni qenë i proceduar. Ju keni një mision të shenjtë. Ju jeni përmbarues gjyqësor dhe duhet të zbatoni detyrën sipas ligjit. Ju në këtë rast keni vepruar jashtë ligjit. Ju keni vdekur para kohe një pronare të ligjshme dhe thoni “hajde, ja sekuestrojmë bashkëpronarëve”. Ju duhet të zbatoni ligjin siç është ligji dhe jo të vini sekuestro mbi një pronë që pronarja e saj nuk ka dijeni mbi të gjitha. A e dini që zonja Manushaqe Hyka është gjallë dhe thotë se unë nuk kam dijeni lidhur me këtë gjë? Çfarë ka marrë e bija, le ta paguajë e bija.
Fatos Alimadhi: Dakord, dakord.
Gazetari: Duhet të korigjoni gabimet tuaja dhe të mbani përgjegjësi.
Për këtë problematikë, “Stop” i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përgjigjen zyrtare shprehet, se për përmbaruesin Alimadhi ka edhe ankesa të tjera, ndaj ka nisur hetimi disiplinor.
Gazetari: Ministria e Drejtësisë në shkresë shton se sipas një urdhri të ministrit të drejtësisë, i cili ka vendosur kryerjen e një hetimi disiplinor pranë përmbaruesit gjyqësor privat Fatos Alimadhit për shkak të disa ankesave për këtë përmbarues, hetimi, thotë Ministria është në proces në fazën e kryerjes së raportit nga grupi i punës. Kjo ministri i siguron emisionit “Stop” se ky rast i përcjellë prej nesh do të trajtohet me vëmendjen e duhur nga Ministria e Drejtësisë, e cila na falenderon për bashkëpunimin./tvklan.al
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administ...
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin "Fiks Fare" s...
Bashkia Lushnjë bën kontrata jo në përputhje me njëra-tjet...
“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur n...
Lidhur me problemin e ndërtimit pa leje në zonën e Urës së...
Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të Njësisë Nu...
Në datën 19 shtator 2022, "Fiks Fare" transmetoi problemat...
Anëtarët e familjes thanë për "Fiksin" se nuk e njihnin ku...
Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit...
E zuri COVID-i dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr...
“Stop” rikujton mënyrën, se si ish-prokurori Emëror Kasaj ...
Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollari...
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Bashkia Kukës bashkë me Entin Kombëtar të Banesave për...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës ndryshimet e pr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...