Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, që kalonte përmes Dallasit, ai goditi në grykë presidentin John F. Kennedy. Pak sekonda më vonë koka e tij ra mbrapsht, pasi u prek nga një plumb i dytë vdekjeprurës.
Vrasja brutale në publik e Kennedy-t është fiksuar në një xhirim nga amatori Abraham Zapruder me një film me ngjyra prej 8 milimetrash. Zapruder gjatë filmimeve kishte një pozicion perfekt ndaj itinerarit të autokolonës presidenciale. Imazhet e tij janë pikënisja e një sërë librave, dokumentarëve dhe filmave lidhur me atentatin.

Materiali filmik i Zapruderit le të hamendësosh, se atentatori i pandehur Lee Harvey Oswald, një ish-ushtar i marinës asokohe 24-vjeçar, nuk ka vepruar i vetëm. Komisioni Warren, që atëherë hetoi rrethanat e vrasjes së Kennedy-t, arriti megjithatë në konkluzionin, se Oswald si doras i vetëm ka qëlluar të dy plumbat ndaj Kennedy-t që nga shkolla Texas School Book Depository që ndodhej aty pranë.

60 vjet pas kësaj dite, që tronditi botën, shumë vazhdojnë të shtrojnë pyetjen, se nga erdhën plumbat, ndër të tjera kjo pyetje trajtohet edhe në produksionin aktual në Hollywood "Assassination", me yjet e kinematografisë si Courtney Love, Viggo Mortensen, Shia LaBeouf, Al Pacino dhe John Travolta. Filmi i David Mamet bazohet në teorinë, se mafia e Çikagos ka mandatuar vrasjen e JFK, pasi ai ishte përpjekur ta gjunjëzonte atë.
E saktë është, se Kennedy përpara emërimit president kishte pasur lidhje të ngushta me mafien. E ai pas marrjes së postit iu kundërvu gangsterëve, duke udhëzuar hetime në nivel federal dhe përndjekje, që kërcënonin pushtetin dhe përfitimet e kriminalitetit të organizuar.
Por kjo është vetëm njëra nga një duzinë teorish, që janë krijuar që pas ditës fatale. Vepra më e njohur për sfondin e vrasjes së JFK është eposi filmik i Oliver Stone "JFK – Vendngjarja Dallas" i vitit 1994. Në këtë film Kevin Costner luan prokurorin e qarkut të Nju Orleans, Jim Garrison, i cili beson, se pas atenatit qendron më shumë, se sa gjetjet e komisionit Warren. Garrison dhe ekipi i tij hamendësojnë, se Oswald, të cilit iu ngarkua atentati, ka qenë agjent i CIA-s.
Oswald disa kohë i pati kaluar në Bashkimin Sovjetik, gjë që ushqeu spekulimet për influencën e Moskës. Por të tjerë autorë hamendësojnë një influencim të Kubës, pasi Kennedy ishte i interesuar të rrëzonte komunistin revolucionar Fidel Castro. Edhe ndaj FBI-së dhe pasuesit të Kennedy-t në presidencë, Lyndon Baines Johnson (LBJ), lindën dyshime.

"The Man Who Killed Kennedy: The Case Against LBJ" është libri nga pena e Roger Stone, një bashkëpunëtor i Donald Trump, i cili pretendon, se pasardhësi i Kennedy-t ka bashkëpunuar me gangsterë dhe shërbimet sekrete të SHBA-së për të vrarë presidentin. Shumë prej këtyre librave dhe filmave spekulativë janë publikuar gjithmonë me afrimin e ditës përkujtimore të vdekjes së Kennedyt, ndër to edhe libri i Stone, që doli në qarkullim 50 vjet pas vrasjes së JFK.
Në shtator të këtij viti "New York Times" u mor nga afër me një raport të Paul Landis, një ndër agjentët sekretë, që ndodhej vetëm pak metra larg Kennedy-t kur u qëllua ndaj tij. Raporti i Landisit vë në pikëpyetje teorinë e "një plumbi të vetëm" të komisionit Warren. Sipas kësaj teorie, vetëm njëri nga tre plumbat depërtoi gurmazin e Kennedy-it përpara se të godiste guvernatorin e Teksasit, John B. Connally, që ishte ulur në sediljen e përparme duke e plagosur atë në shtyllën kurrizore, në gjoks, në kyçin e dorës dhe në kofshë.
Është e habitshme, që Landis pavarësisht se ndodhej kaq pranë ngjarjes, asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga Komisioni Warren. 60 vjet rresht, edhe sot 88-vjeçari ka heshtur për këtë temë. Në memuaret e tij të botuara në Gjermani më 10 tetor 2023 me titullin "The Final Witness", Landis shkruan, se ai nuk do të përhapë teori konspiracioni për vdekjen e JFK. Por meqënëse ai e hedh poshtë pretendimin, se një plumb i vetëm ka shkaktuar kaq shumë dëm, kjo do të thotë si rrjedhojë, që Oswald nuk ka qenë i vetmi atentator.

Libri i vitit 1993 "Case Closed" nga Gerald Posner në të kundërt arrin në përfundimin, se Lee Harvey Oswald ka vepruar i vetëm. Oswald vetëm dy ditë pas vrasjes së Kennedy-t u vra nga pronari i një klubi nate, Jack Ruby, në qilarin e presidiumit të policisë në Dallas. Komisioni Warren nuk gjeti dëshmi, që Ruby të ketë qenë pjesëmarrës në vrasjen e JFK, madje as që vrasja e Oswald prej tij ka qenë pjesë e një kamuflimi.
Në dhjetor 2022 arkivat kombëtare të SHBA-së publikuan 13.173 dokumente në kontekstin e vrasjes së JFK, pasi administrata e presdentit Trump më 2017 ndërmori një hap të ngjashëm. Kësisoj 97 përqind e dokumentave në kontekst me atentatin janë sot publike.
Familjen Kennedy duket se e ka ndjekur tersi: Vëllari më i ri i JFK, Bobby Kennedy u vra më 1968, kur nisi luftën elektorale për president, ambiciet e vëllait të tij më të ri Edward Kennedy u asgjësuan, pasi ai u largua nga vendi i aksidentit me makinën që ngiste vet, ku humbi jetën gruja e ulur krah sediljes, ndihmësja elektorale e tij Mary Jo Kopechne. John F. Kennedy Jr., i biri i ish-presidentit të SHBA-së ndërroi jetë nga rrëzimi i një avioni luftarak më 16 korrik 1999 pranë ishullit Martha's Vineyard.
Kennedy Jr. në kohën e funeralit të të atit ishte tre vjeç dhe përshëndeste përpara arkivolit me naivitet dhe gjeste të mëdha të pavullnetshme, që sot konsiderohen si ikonike.

Nga veprimet e tij heroike gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri tek aferat e bujshme ndër të tjera me Marilyn Monroe si dhe angazhimin e tij për të drejtat qytetare dhe planet vizionare për fluturimet në hapësirë Kennedy vazhdimisht ka magjepsur, aq më shumë magjeps ai edhe pas vdekjes.
60 vjet pas vrasjes së presidentit në limuzinën e tij të hapur spekulimet për motivin e vrasjes vazhdojnë me dekada. Regjisori i filmit "JFK" Oliver Stone duke iu referuar teorisë zyrtare të një atentatori të vetëm është shprehur: Opinioni amerikan "asnjëherë nuk e ka pranuar këtë", konspiracionin mund ta nuhasni në ajër./ DW
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi m...
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gu...
Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme ...
Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nu...
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshir...
Është një ide e gabuar që Lufta e Ftohtë ishte një konflik...
Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washin...
Konflikti Izrael-Palestinë po luftohet jo vetëm midis usht...
Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgj...
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo...
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...