
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, është spitali më i madh i Rripit të Gazës.
Si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara thonë se militantët e Hamasit po i përdorin spitalet e Gazës, përfshirë edhe atë të Al-Shifës, si qendra komanduese e për fshehjen e pengjeve, duke përdorur tunelet nëntokësore që kanë ndërtuar nën to.
Grupi i militant Hamas, i cili ka kontrolluar rajonin bregdetar që nga viti 2007, ka ndërtuar një qytet të tërë nën Gazë që shtrihet në qindra kilometra të tëra, e deri në 80 metra thellësi në disa pjesë, falë një rrjeti tunelesh nëntokësore.
Hamasi, autoritetet shëndetësore dhe drejtuesit e spitalit të Al-Shifës kanë mohuar se grupi fsheh infrastrukturë ushtarake brenda ose nën godinë dhe kanë thënë se do të mirëprisnin një inspektim ndërkombëtar mbi këtë çështje.
Shifa është një kompleks i madh ndërtesash dhe oborresh disa qindra metra larg portit të vogël të peshkimit të qytetit të Gazës, i vendosur midis kampit të refugjatëve dhe lagjes Rimal të qytetit.
Emri i tij vjen nga fjala arabe "shërim", një fjalë që përdoret zakonisht për emërtimin e spitaleve në Lindjen e Mesme.
Prej ditës së martë spitali po kujdeset për 36 foshnje, sipas personelit mjekësor, që thotë se nuk ekziston një mekanizëm i qartë për t'i lëvizur të porsalindurit, pavarësisht një përpjekjeje të autoriteteve izraelite, për të furnizuar me inkubatorë për evakuim.
Tre nga 39 foshnjet që lindën parakohe, humbën jetën në fundjavë kur spitalit i mbaroi karburanti që furnizonte me energji gjeneratorët, që shërbenin për të mbajtur në punë inkubatorët.
Spitali është ndërtuar në vitin 1946 gjatë sundimit britanik, dy vjet përpara se Britania të tërhiqej nga territoret palestineze. Ai i mbijetoi pushtimit egjiptian në vitin 1948 dhe dy dekadave të sundimit ushtarak të këtij vendi.
Në vitin 1967, Izraeli pushtoi Rripin e Gazës dhe gjatë viteve që pasuan aty pranë kishte përplasje të rregullta, të cilat ndonjëherë zhvendoseshin në terren.
Në vitin 1971, gazeta britanike ‘Times’ njoftoi për një përplasje me armë mes një militanti palestinez, i cili u fsheh nën një shtrat në dhomat e infermierëve, me një patrulle të ushtrisë izraelite që po kontrollonte spitalin.
Më 9 dhjetor 1987, ditën e parë të kryengritjes së parë (Intifada në arabisht) kundër pushtimit izraelit, gjatë së cilës u formua dhe Hamasi, Al-Shifa u bë sërish objekt i konfliktit.
Fillimi i një artikulli të agjencisë ‘Reuters’, mbi atë ditë, nxjerrë nga arkivi, i përshkruan në këtë mënyrë ngjarjet:
“Një helikopter i ushtrisë izraelite qarkulloi tre herë të mërkurën mbi spitalin Al-Shifa të Gazës dhe më pas hodhi një granatë me gaz lotsjellës në oborrin qendror të tij”.
"Personeli i spitalit palestinez, të afërmit e pacientëve dhe student, u shpërndanë në panik ndërsa sytë e tyre rridhnin lot. Një i ri e mori granatën dhe e hodhi në rrugë”.
"Po qëllojnë nga helikopteri", bërtiti dikush.
"Ishte një lajm i rremë, një nga dhjetëra që qarkulluan teksa adoleshentë të armatosur me gurë dhe shishe, digjnin barrikada në rrugët jashtë spitalit".
Në vitin 1994, forcat e sigurisë të udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jaser Arafat, nderuan flamurin palestinez kur ai u ngrit mbi spital, ceremoni që pasoi marrëveshjen e paqes në Oslo, që u dha palestinezëve autonomi të kufizuar në Rripin e Gazës.
Hamasi një organizatë militantësh islamik siguroi një fitore të papritur në zgjedhjet e vitit 2006 në Gazë, duke u përqendruar tek pakënaqësitë e popullatës me korrupsionin brenda autoritetit të atëhershëm palestinez.
Një vit më pas, Hamasi mori ushtarakisht kontrollin e Gazës, duke e detyruar Fatahun, grupin laik që dominonte prej kohësh Autoritetin Palestinez, që të largohej nga rajoni.
Gjatë luftës për pushtet, deri tek marrja e kontrollit nga Hamasi, luftëtarët, si ata të Fatahut ashtu edhe ata të Hamasit, trajtoheshin në spitalin e Al-Shifës si dhe të tjera spitale të rajonit, falë një mirëkuptimi paraprak se asnjëra nga palët nuk do të dëmtonte të plagosurit e palës tjetër.
Edhe pse prej 2006, Rripi i Gazës sundohet nga Hamasi, mjekët e spitalit janë ofruar dhe paguhet nga Autoriteti Palestinez që dominohet nga grupi Fatah, me qendër në Bregun Perëndimor.
Gjatë një lufte mes viteve 2008-2009, gjatë së cilës u vranë më shumë se 1,400 palestinezë dhe 13 izraelitë, Izraeli akuzoi Hamasin se po përdorte tunelet që ndodhen nën spitalin e Al-Shifës, për t'u fshehur. Hamasi e hodhi poshtë një gjë të tillë dhe agjencia ‘Reuters’ nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë akuzat./ VOA
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi m...
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gu...
Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme ...
Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nu...
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshir...
Është një ide e gabuar që Lufta e Ftohtë ishte një konflik...
Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washin...
Konflikti Izrael-Palestinë po luftohet jo vetëm midis usht...
Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgj...
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo...
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo 20 vite apo më shumë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...