
Vetëm çereku i spitaleve në Gazë janë ende funksionale, pasi 26 nga 36 institucionet shëndetësore tashmë janë mbyllur, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas OBSH-së, spitalet që kanë dalë jashtë funksionit ose janë dëmtuar, ose kanë mbetur pa karburante.
Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka humbur kontaktin me stafin shëndetësor në spitalin Shifa, që është spitali më i madh në Gazë. Kështu tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 15 nëntor në Gjenevë. Ai tha se bastisja e ushtrisë izraelite në këtë institucion “është totalisht e papranueshme”.
Afër 82 trupa nga Shifa janë varrosur në një varrezë masive të mërkurën, ndërkaq 80 trupa të tjerë nuk janë varrosur ende, tha mjeku Rik Peeperkorn, i cili është përfaqësues i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën. Ai tha se 45 pacientë po trajtohen me dializë dhe në spital nuk ka rrymë, ujë dhe sistemi për furnizim me oksigjen ka dalë jashtë funksionit.
Peeperkorn tha se disa organizata, përfshirë OBSH-në, “në mënyrë urgjente po eksplorojnë për mundësinë e një evakuimi të pacientëve dhe stafit shëndetësor”. Ai bëri thirrje që të bëhet një plan për evakuimin nga Gaza të afër 2.000 pacientëve të sëmurë rëndë. Ai tha se ky evakuim do të mund të bëhej në tre muajt e ardhshëm dhe këta pacientë do të mund të dërgoheshin në Egjipt.
Ushtria izraelite të mërkurën nisi një bastisje në spitalin Shifa, duke thënë se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka një qendër komanduese brenda dhe rreth spitalit. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Hamasi dhe stafi i këtij spitali.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, pasi ky grup ekstremist kreu sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit më 7 tetor duke vrarë të paktën 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë. Si pasojë e sulmeve të pareshtura izraelite në Rripin e Gazës – të banuar nga 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 11.000 palestinezë./ REL
Një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u la në një auto...
Rusia ka thënë se pranimi i Ukrainës në aleancën ushta...
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se ishte "...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtuar ...
Media prestigjioze Reuters raporton se ndërmjetësuesit...
Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur ...
Një valë e paprecedentë e të nxehtit ka pushtuar mbi 3...
Gjykata e Lartë ka vendosur kundër planit të qeverisë ...
Suella Braverman, ish-sekretare e Brendshme e Shtet...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka...
Skandal seksual në një nga burgjet më të mëdha të Belg...
Gjashtë persona kanë humbur jetën të martën në Ohio pa...
Transformimi si përrallë i një pellgu në Strehën Kombëtare...
Një studim i fundit sugjeron se prindërit modernë marr...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Kinë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur draf...
Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajo...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se kanë vendosur sa...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se qëllimi i t...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...