Erdogan ashpërson kritikat/ “Izraeli është shtet terrorist”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtuar ...

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se ishte "absurde" që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzon Izraelin për fashizëm. Izraeli është një vend "që ndihet i përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare dhe i orienton veprimet e tij në përputhje me to." "Dhe kjo është arsyeja pse akuzat kundër Izraelit janë absurde dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë", tha kancelari gjerman në një konferencë shtypi në Berlin. Scholz do të presë Erdoganin në Berlin të premten për bisedime. Ftesën Erdoganit ai ia kishte drejtuar pas rizgjedhjes së tij si president në maj. Para takimit të përbashkët në mbrëmje, Erdogani do të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, presidenti turk ka mbajtur një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga 30 partnerët e tjerë të NATO-s. Më 10 nëntor, Erdogan tha se legjitimiteti i Izraelit ishte "në pikëpyetje" për shkak të asaj që ai e quajti "fashizmi i tij".
Erdogani e ka quajtur Hamasin një "organizatë çlirimtare”. Ndërsa Gjermania, SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe vende të tjera, e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste.

Presidenti turk kritikoi ashpër luftën e Izraelit kundër grupit militant Hamas, e cila filloi pasi grupi organizoi sulme terroriste në Izrael më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 vetë.
Turqia gjithashtu tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael për të protestuar ndaj sulmeve izraelite në Gaza.
Erdogani e akuzoi Izraelin se ka kryer krime lufte duke bombarduar rëndë Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, konflikti aktual ka shkaktuar tashmë më shumë se 11.240 të vdekur.
Izraeli i ka hedhur poshtë akuza të tilla në të kaluarën dhe ka thënë se ka në shënjestër Hamasin.
Të martën, Scholz-i përsëriti se ai e konsideron Hamasin organizatë terroriste dhe se ai do të vazhdojë të theksojë këtë pikë.
Ai sqaroi më tej se takimi me Erdoganin nuk ishte anuluar. Friedrich Merz, lideri i CDU-së e mbështeti vendimin e kancelarit Scholz për të mos anuluar bisedimet.
Scholz-i shtoi se Izraeli jo vetëm që kishte të drejtë, por edhe "detyrë" për t'u mbrojtur kundër grupit militant islamik./ DW
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtuar ...
Media prestigjioze Reuters raporton se ndërmjetësuesit...
Autoriteti mbikëqyrës i konkurrencës në Itali ka gjobitur ...
Një valë e paprecedentë e të nxehtit ka pushtuar mbi 3...
Gjykata e Lartë ka vendosur kundër planit të qeverisë ...
Suella Braverman, ish-sekretare e Brendshme e Shtet...
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka...
Skandal seksual në një nga burgjet më të mëdha të Belg...
Gjashtë persona kanë humbur jetën të martën në Ohio pa...
Transformimi si përrallë i një pellgu në Strehën Kombëtare...
Një studim i fundit sugjeron se prindërit modernë marr...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Kinë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur draf...
Një zyrtar rus i Mbrojtjes ka kërkuar që Jakutia, një rajo...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të martë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se kanë vendosur sa...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se qëllimi i t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mart...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rus...
Berlinezët i kanë quajtur ato "kanaçe koka-kola". Trenat e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...