ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Berlinezët i kanë quajtur ato "kanaçe koka-kola". Trenat e distancave të shkurtra të serisë 485 kaluan dekada duke ecur me besnikëri përgjatë shinave të sistemit të tranzitit të shpejtë S-Bahn të Berlinit. Tani, 22 trenat e fundit - të porositur dhe ndërtuar fillimisht në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ), kur Muri ndante Berlinin dhe Gjermaninë, në Lindje dhe Perëndim - do të zëvendësohen.
Më 12 nëntor, 485-at e vjetër bënë për herë të fundit xhiron e qytetit përpara nxjerrjes nga shërbimi.
Gjermania po modernizon të gjithë rrjetin hekurudhor të Deutsche Bahn si pjesë e një nisme për ta bërë udhëtimin me tren më efikas në energji dhe për të përmbushur objektivat e saj klimatike.
Për klientët e shumëvuajtur të Deutsche Bahn, hapi duhet të qe bërë prej kohësh. Ata ankohen se reputacioni i Gjermanisë për cilësinë dhe përpikmërinë e trenave është dëmtuar prej disa kohësh, sepse vonesat dhe anulimet janë të zakonshme dhe flota e mjeteve të ngadalta hekurudhore përbëhet nga vagona të vjetëruar që shumë shpesh prishen.

Por në vitet 1970, kur Deutsche Reichsbahn i RDGJ i porositi për herë të parë në një fabrikë në Hennigsdorf, në veriperëndim të Berlinit, trenat kishin cilësi të lartë.
Të regjistruar në Berlinin Lindor si seria 270 (ato u riemëruan 485 pas kalimit të tyre në Perëndim), vagonët kishin një guaskë të lehtë alumini dhe një sistem frenimi të nivelit të lartë për të rikuperuar energjinë dhe për të prodhuar energji elektrike për të fuqizuar trenin.
Në fund të viteve 1980, u kryen disa teste të modeleve të reja, por në kohën kur një flotë e plotë ishte gati për udhëtim, ishte fillimi i vitit 1990. Muri i Berlinit kishte rënë dhe procesi i ribashkimit gjerman kishte nisur. Trenat e sapolyer mund të udhëtonin jo vetëm në sektorin lindor të Berlinit, por në të gjithë qytetin.
Që atëherë, flota ka pësuar disa ndryshime, duke përfshirë një ndryshim në stil: duke filluar nga viti 2002, ngjyra e ndezur purpur e vagonëve ia la vendin kombimit kuq-e-krem të sistemit të tramvajeve S-Bahn të Berlinit. Por përtej ndryshimeve estetike, Modeli 485 u tregua jashtëzakonisht i fortë. Berlini fillimisht kishte planifikuar t'i hiqte ato nga qarkullimi në mesin e viteve 2000, por në të vërtetë filloi t'i zëvendësonte ato me modelet e reja 483 dhe 484 vetëm vitin e kaluar.

Trenat e vjetër 485 kanë motorë shumë më të dobët se modelet më të reja dhe një numër të metash të projektimit, të tilla si sistemi i ventilimit të ftohjes me ajër, që është i ndjeshëm ndaj fjollave të borës që mund të futen në çarje dhe të shkrihen, duke dëmtuar komponentët elektronikë.
Ndërsa trenat e rinj përdorin kanale të veçanta për të ftohur elektronikën në shasi, duke e mbrojtur atë nga ndikimet e jashtme. Modelet më të reja janë gjithashtu më të hapura për karriget me rrota. Modelet 485 lënë një hendek të vogël midis platformës dhe trenit, ndërsa versionet më të reja ndalojnë ngjitur me platformat e stacionit.
Fundi përfundimtar 485 i erdhi me prezantimin e një sistemi sigurie me telekomandë që lejon të kontrollosh shpejtësinë dhe të frenosh në situata emergjente. Trenat e vjetër nuk plotësonin kriteret e sistemit të ri, kështu që modelet më të vjetra duhej të nxirreshin nga qarkullimi.
Nga pikëpamja estetike, Seria 485 tregon moshën e saj. Të gjerë, me xhamat e tyre të sheshtë në kabinën e makinistit, trenat duken të vjetër në krahasim me elegancën e lakuar dhe teknologjinë e lartë të serisë së re 484, të cilën hekurudhat e Berlinit e kanë krahasuar me një "iPad të shpejtë".
"Trenat e pajisur me ajër të kondicionuar, ekrane moderne dhe kamera ofrojnë rehati, kapacitet dhe besueshmëri më të madhe për pasagjerët tanë," tha Peter Büchner, Drejtor Menaxhues i S-Bahn Berlin, duke njoftuar daljen në pension të trenave të serisë 485. "Pas 36 vitesh shërbimi ne mund t'i themi lamtumirë serisë 485 dhe t'i kalojmë në një pension të merituar."
Më 12 nëntor, një herë në çdo orë nga ora 9:57 deri në 13:57, katër trena 485 nga të gjitha drejtimet takohen në stacionin Schöneweide dhe qëndrojnë krah për krah për adhurim të heshtur. Pas pesë takimesh, dy trena largohen nga rrjeti S-Bahn. Dy trenat e tjerë bëjnë udhëtimin e tyre të fundit, duke udhëtuar në drejtime të kundërta përgjatë rrugës rrethore të Berlinit "Ringbahn", duke bërë një ndalesë në stacionin Beusselstrasse përpara nisjes për në destinacionin e tyre përfundimtar, Schöneweide.

Historia e 485-ës është e lidhur me transformimet në Gjermani pas ribashkimit.
Fabrika origjinale ku prodhoheshin trenat mori emrin e Hans Beimler-it, një politikani komunist dhe luftëtar antinazist, i cili u arratis nga kampi i përqendrimit në Dachau dhe u bë një hero i famshëm i RDGJ.
Pas rënies së Murit të Berlinit, kombinati, i cili prodhonte gjithçka, nga trenat elektrikë deri te pajisjet shtëpiake dhe mobiljet e kopshtit, u nda dhe u shit. Sektori hekurudhor u absorbua nga koncerni gjerman AEG, dhe më pas u ble nga kompania kanadeze Bombardier. Në të njëjtën kohë, shumica e punonjësve të kombinatit u pushuan nga puna.
Për të kremtuar daljen në pension të 485 vagonëve të fundit, S-Bahn i Berlinit po shet disa qindra ulëse nga këta trena, duke u dhënë sediljeve të trasha një jetë të dytë si mobilje ose suvenire për të apasionuarit pas hekurudhave.
Megjithatë, jo të gjitha vagonët do të dërgohen për skrap. Berlini planifikon të ruajë një model 485. Ai do t'i dhurohet Muzeut Gjerman të Teknologjisë dhe do të bëhet pjesë e ekspozitës së tij të përhershme./ DW
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me t...
Të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ësht...
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët ...
Sipas ekspertëve, 4.6 milionë të rritur në Gjermani ja...
Spitali Shifa i Gazës prej disa ditësh është në qendër të ...
Mbreti Abdullah i Jordanisë hodhi poshtë çdo plan të I...
Një grup kriminal kibernetik i quajtur Lockbit, i cili...
Zyrtarët e fushatës presidenciale të kandidates republikan...
Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në me...
Gjykata Islamike Revolucionare e Iranit ka ngritur akt...
Kina premtoi të ndihmojë Afrikën e Jugut përballë krizës p...
Maryanne Trump Barry, motra më e madhe e ish-president...
Rritja e planifikuar e ndihmave ushtarake është një "s...
Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar ve...
Një sërë ndryshimesh kanë ndodhur në qeverinë e Rishi ...
Albin Kurti ka kërkuar që të ushtrohet më shumë presio...
Pesë anëtarë të një familjeje kanë vdekur nga zjarri në nj...
Suella Braverman është shkarkuar nga kryeministri Rish...
Ish-kryeministri britanik, David Cameron, është emërua...
Suella Braverman ka reaguar për herë të parë pas shkar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...