Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nuk janë në frontin e luftës. Më pas vijnë orë qetësie dhe bisedimesh larg frontit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë një legjion ndërkombëtar lufton në krah të ushtrisë ukrainase. Në njësinë e legjionarëve të huaj janë rreshtuar luftëtarë nga shumë vende të botës. Motivet e tyre janë të ndryshme. Edhe marrëdhënia e tyre me qëndrimin në ushtri është ndryshe nga e ajo e luftëtarëve ukrainas. Gjermani Max Eberhardt, i cili ka shërbyer dy vite në Bundesvehrin gjerman thotë, se "jemi një njësi normale ushtarake, por të përbërë nga të huaj. Dhe ne luftojmë së bashku me ukrainasit."
Ai erdhi në Ukrainë pak javë pas fillimit të luftës dhe kujton, se nuk e kishte menduar kurrë, se do të kishte edhe njëherë luftë në Europë. Pas thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, ai mori vendimin. "Nuk kisha ndonjë punë kushedi që të bëja, një punë e mërzitshme. Doja të ndihmoja njerëzit dhe pas thirrjes së Zelenskit erdha këtu."
Tre ditë pas fillimit të luftës presidenti ukrainas thirri "miqtë e paqes dhe demokracisë" të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tij. Ky mesazh e preku edhe vullnetarin finlandez, me nofkën, Hobit. Më ka mbetur diçka në mendje, që Europa nuk ka bërë aq sa duhet. Por më është kujtuar, që edhe ne në Finlandë në luftë kemi pasur vullnetarë dhe mendova; dreqi e mori, të paktën kaq gjë mund ta bëj edhe unë." Hobit e ka fjalën për luftën finlandezo-sovjetike në vitet 1930-1940.

Shumë nga vullnetarët e legjionit të huaj në Ukrainë sjellin me vete historitë e vendeve nga vijnë. Ata vijnë nga 60 vende të botës dhe kanë ardhur të ndihmojnë Ukrainën. Disa qëndrojnë për disa javë, të tjerë për muaj dhe luftojnë krah për krah ukrainasve, por luftëtarët e huaj mund të kthehen në shtëpi kur të duan. Kjo e bën dallimin, thotë australiani, Caleb List. "Kur shkon në një njësi ukranaise të bie në sy, se aty çdo gjë është e pastër. Ata kanë njerëzit që gatuajnë dhe pastrojnë. Pas kthimit nga një mision luftarak, çdo gjë është e pastër, por tek legjioni i huaj, vijnë gjithmonë të rinj. Njerëzit aty shkojnë e vijnë. Ata bëjnë të njëjtat gabime, dhe shpesh vendet kanë probleme pastërtie dhe nuk janë të organizuar mirë. Ata thjesht i lënë gjërat në tokë."

Caleb List erdhi para një viti nga Australia dhe pa asnjë përvojë ushtarake. Tani ai është drejtues i trupës. Ai donte t'i bashkohej legjionit të huaj francez, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, por planet ndryshuan. Për Caleb aventura ka qenë motivimi i tij. Doja të testoja veten me pjesëmarrjen në legjionin e huaj, për të kuptuar se ku i kam limitet e mia. Me të njëjti motivim erdha këtu dhe kështu filloi historia. Dhe tani po qëndroj, sepse është e vetmja gjë që di ta bëj mirë."
Legjioni i luftëtarëve të huaj ka luftuar nën komandon ukrainase në ofensivën e Kharkivit dhe Bahmutit. Luftëtarët e huaj duan që të vazhdojë mbështetja e perëndimit për Ukrainën dhe pjesëmarrjen në front shohin si kontribut për këtë. Gjysmë me shaka Hobit thotë, se nuk është qëllimi ynë që të plagosemi disa herë apo të vritemi me qëllim që Ukraina të qëndrojë në fokus të mediave. "Por mendoj, se në fund ky është edhe efekti më i madh që mund të arrijmë." Secili prej legjionarëve të huaj jep kontributin që mundet, por për momentin kthimin e shpejtë në jetën civile nuk e përfytyron askush./ DW
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
E para duhet të dimë se luftën në vetvete nuk e dëshir...
Është një ide e gabuar që Lufta e Ftohtë ishte një konflik...
Çfarë kanë të përbashkët Rev. Jesse Jackson, George Washin...
Konflikti Izrael-Palestinë po luftohet jo vetëm midis usht...
Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgj...
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo...
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo 20 vite apo më shumë...
Që në momentin që mësova se në vitin 1947, Uollter Lip...
Është e paqartë arsyeja pse brirët mbeten ende sot një...
2001 - Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit ...
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...
A ka vërtet një komplot për të rrëzuar Xhorxhia Meloni...
2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs Stiv Xhobs, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...