Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin e progresit për Shqipërinë në negoaciatat e anëtarësimit në BE.
Mësohet se PE ka dhënë miratim me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime.
Gjatë votimit të sotëm u miratuan amendamentet 15, 16, 3, 5 dhe 17, ndërsa u rrëzuan amendamentet 8, 7, 10, 11, 12, 13, 1, 4, 6, 14 dhe 2.
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale në lidhje me amendamentin e miratuar për zonat e mbrojtura dhe projektet në Zvërnec, duke thënë se gjithçka do të zhvillohet sipas standardeve të BE.
Por çfarë thotë amendamenti i miratuar?
Amendamenti 17 i miratuar flet për zhvillimet brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe thekson se duhet vendosur një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me një kërkesë të kahershme të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe me objektivat përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.
Në këtë amendament nënvizohet se, çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.

“46a. Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlerë të njohur ekologjike; ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim; u bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me një kërkesë të kahershme të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe me objektivat përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.”
Ndërkohë Rama publikoi dhe amendamentin 4 i rrëzuar nga PE.
Në këtë amendament thuhej:
“Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i vitit 2015 i Shqipërisë për Investimet Strategjike është zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij që mundësojnë procedura të përshpejtuara të lejeve dhe shqyrtim të reduktuar mjedisor, të cilat rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona të tjera të ndjeshme mjedisore; bën thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetencat kryesore të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore; shpreh shqetësime, pra, në lidhje me marrëveshjen e qeverisë me kompaninë e Jared Kushner, Affinity Partners, për të zhvilluar një projekt turistik luksoz në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Vjosës-Nartës; bën thirrje për mbështetje për hetimin antikorrupsion që aktualisht drejtohet nga SPAK në këtë kontekst; bën thirrje që e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore të garantohet kundër shtypjes nga kompanitë private të sigurisë, si gjatë përplasjeve që ndodhën në fund të majit 2026.”/ CNA

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar padinë për shpifje të biznesme...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka publikuar mesazhet që n...
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me debatin për zonën e...
Media prestigjioze "The Economist" ka shkruar një artikull...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Në Shqipëri, zgjedhjet lexohen zakonisht si duel liderësh....
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Triathlon ...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë mesditën e kësaj të ...
Avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj, ka ndarë mesditën...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj F....
Policia e Shkodrës ka bërë një reagim për "Euronews" pas r...
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani,...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, e cilësoi sot procesin e ve...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ishte p...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji ishte e...
Deputetja Marjana Koceku, e cila pak ditë më parë u largua...
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimi...
Kreu i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo, ka mba...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...