"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e disa kompanive dhe aseteve të tyre me dyshimin se burojnë nga paratë e trafiqeve. Mes pasurive të sekuestruara ishte një hotel i afiluar me zinxhirin e madh ndërkombëtar Melia.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim, ku përfshihet objekti “Hotel Elisa Tirana”, afilated by Melia “Strukturë Hoteleri 2, 4, 5, 8 dhe 10 kat ne 3 kat nëntokë në adresë në rrugën e Dibrës” Tiranë," njoftoi zyrtarisht SPAK-u.

Ky është hotel "Elisa" në rrugën e Dibrës, i cili mban emrin e gjigantit Melia. Ky hotel është në pronësi të një grupi që dyshohet për trafik narkotikësh, sipas SPAK të drejtuar nga Shpëtim Bibaj. Ky grup ka arritur që të nënshkruajë marrëveshjen me gjigantin spanjoll Melia për ta afiliuar hotelin e tyre me këtë zinxhir.
Por Melia nuk është rrjeti i vetëm ndërkombëtar i hoteleve që ka rënë në grackën e karteleve shqiptare. Iberostar është një tjetër.

Ky në foto më sipër është hotel Iberostar që do të ndërtohej në Jalë nga kompania Seaview Development shpk. Kjo kompani është në pronësi të Isa Aliut, për të cilin një ditë më parë Gjykata nxori urdhër-arresti me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikimit të narkotikëve.
Leja e ndërtimit për këtë hotel u miratua vetëm një muaj e gjysmë më parë, saktësisht në 29 prill të këtij viti dhe hoteli nuk ka nisur ende të ndërtohet. Por SPAK vendosi të sekuestrojë kompaninë ndërtuese të tij, Seaview Development shpk dhe disa kompani të tjera në pronësi të zotit Aliu.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është një precedent botëror, të paktën në këtë shkallë. Gjigantët botërorë të argëtimit ia kanë dalë të ruajnë emrin e tyre duke mos e mpleksur atë me kartelet e drogës edhe në narkoshtetet e Amerikës Latine.
Por në Shqipëri, ato duket se po bien njëra pas tjetrës në këtë grackë, çka tregon për shkallën e përhapjes së fenomeneve të narkoparasë në ekonomi dhe infektimit që ajo po i bën edhe pjesës së shëndoshë të shoqërisë./ Kapitali.al
Kreu i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo, ka mba...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pr...
Kryetari i Kvendit, Niko Peleshi, ka mbajtur fjalën e tij ...
Policia ka bërë me dije se gjatë sezonit veror 2026 në fun...
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar E...
Raportimi që lidhet me ndryshimet klimatike dhe konkretish...
Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga dias...
Bashkia e Tiranës ka çelur procedurën e tenderimit për rik...
Deputeti socialist Ardit Bido në deklaratat e tij të fundi...
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, du...
Raportimi që lidhet me ndryshimet klimatike dhe konkretish...
Pas protestës prej 3 orësh para Kryeministrisë, protestues...
Prej rreth 3 orësh vijon protesta para Kryeministrisë, ku ...
Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, n...
Eurodeputeti Andreas Schieder e ka cilësuar Shqipërinë ndë...
Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë për të protes...
Protesta e zhvilluar këtë të martë në Korçë nuk ka arritur...
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 17-...
Psikologia Armina Velçani ndau sot me shikuesit e CNA TV, ...
Psikologia Armina Velçani ndau sot përvojën e saj në punën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...