
Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në datën 15.6.2026, u evidentua një problem i lindur nga praktika e zbatimit të amnistisë së mëparshme, si pasojë e diferencës mes dhënies së vendimit dhe zbardhjes së tij, duke theksuar nevojën për një saktësim ligjor që garanton zbatim të unifikuar dhe shmang pabarazitë e krijuara nga vonesat e sistemit gjyqësor.
Personat e dënuar nuk duhet të penalizohen për vonesa procedurale që nuk varen prej tyre, siç janë vonesat në zbardhjen e vendimeve gjyqësore apo komunikimin e tyre.
Për këtë arsye, gjatë diskutimeve në komision u theksua se referenca më e përshtatshme duhet të ishte momenti i dhënies ose shpalljes së vendimit dhe jo momenti i zbardhjes së tij.
Qëllimi i ndërhyrjes ishte i drejtë, megjithatë, formulimi i nenit 2, pika 1, shkronja “a”, krijon kontradiktë të brendshme.
Dispozita rezulton se ka këtë tekst: “1. “I dënuar” konsiderohet: a) personi i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që, brenda afatit ligjor, nuk është bërë ankim ose ankimi nuk është pranuar në gjykatat përkatëse të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 31.5.2026, pavarësisht nga data e zbardhjes së vendimit gjyqësor të formës së prerë të gjykatës;


Duhet qartësuar për lexuesin se data e marrjes formë të prerë nuk është e njëjtë me datën e dhënies ose shpalljes së vendimit nga gjykatat e shkallës së parë. Forma e prerë lidhet ndër të tjera me kalimin e afatit të ankimit, mosushtrimin e ankimit ose mospranimin e tij. Për rrjedhojë, një vendim i dhënë para datës 31.5.2026 mund të marrë formë të prerë pas kësaj date për shkak të zbardhjes, njoftimit ose ecurisë procedurale të tij.
Me këtë formulim, dispozita rrezikon të prodhojë pikërisht pasojën që synon të shmangë: përjashtimin nga amnistia të personave që janë dënuar me vendim të dhënë brenda datës kufi 31.05.2026, por që nuk kanë marrë ende vendim të formës së prerë për shkaqe që nuk varen prej tyre. Për këtë arsye, togfjalëshi “pavarësisht nga data e zbardhjes” humbet efektin praktik, për sa kohë kriteri mbetet marrja formë të prerë brenda datës 31.5.2026.
Për të qënë dispozita në përputhje me qëllimin e saj, data 31.5.2026 duhet të lidhet me momentin e shpalljes së vendimit të dënimit, ndërsa marrja formë të prerë duhet të mbetet kusht për zbatimin e amnistisë, pa qenë e domosdoshme që ajo të ketë ndodhur brenda kësaj date.
Pas konsultimit me juristë të fushës penale, CNA vjen në ndihmë me këtë formulim: “1. “I dënuar” konsiderohet: a) personi ndaj të cilit gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm ose gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë shpallur vendim dënimi deri më datën 31.5.2026, kur ky vendim ka marrë ose merr formë të prerë si pasojë e mosushtrimit të ankimit brenda afatit ligjor ose mospranimit të ankimit, pavarësisht nga data e zbardhjes ose njoftimit të vendimit.”
Ky formulim ndan qartë datën e shpalljes nga momenti procedural i marrjes formë të prerë, duke shmangur interpretime kontradiktore, trajtime të pabarabarta dhe duke ruajtur qëndrimin e synuar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike./ CNA
Eurodeputeti Andreas Schieder e ka cilësuar Shqipërinë ndë...
Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë për të protes...
Protesta e zhvilluar këtë të martë në Korçë nuk ka arritur...
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 17-...
Psikologia Armina Velçani ndau sot me shikuesit e CNA TV, ...
Psikologia Armina Velçani ndau sot përvojën e saj në punën...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me me...
Policia e Shtetit ka ndarë një alarm lidhur me një lloj të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Unionit...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltez...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar sot vepri...
SPAK-u në njoftimin zyrtar të bërë për goditjen e rrjetit ...
SPAK-u ditën e sotme goditi një tjetër rrjet të shpërndarj...
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masën “arrest në burg”...
SPAK-u ka goditur një tjetër rrjet të dyshuar për trafik n...
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me anë të një postimi në...
Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...