Rruga dytësore Tiranë–Durrës drejt transformimit, Bashkia e Tiranës hap tenderin 595 milionë lekë
Bashkia e Tiranës ka çelur procedurën e tenderimit për rik...
Bashkia e Tiranës ka çelur procedurën e tenderimit për rik...

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas deklaratës së bërë ditën e djeshme nga zëdhënësja e PD-së, në lidhje me një video të postuar nga Luca.
Në reagimin e bërë, Luca shprehet se këta që bëjnë sikur u dhemb shpirti për fëmijët, janë po ata që në ’97 u dhanë fëmijëve armët, janë po ata që i futën fëmijët në Gërdec të demontonin armët dhe i dogjën të gjallë.
Sa i përket deklaratës së PD-së se do ta padiste në gjykatë, Luca i sfidoi duke thënë se ai do të marrë me vete prindin e fëmijës që punonte bashkë me fëmijët e vet, ndërsa ata që e padisin të marrin me vete nënat e fëmijëve të vrarë në Gërdec.
“Partia ime, nëpërmjet zëdhënëses së saj, ka dalë dje me zë e me figurë dhe ka thënë që këto pamjet e ulëta që Luca shfrytëzon fëmijët, që Luca i mban për propagandë, ne do ta hedhim në gjyq. Jam shumë i gëzuar që më në fund partia ime po i drejtohet gjykatës për një kauzë publike. Vetëm se dua t'u them këtyre që u dhemb shpirti kaq shumë, kësaj tallavaje të vjetër dhe kësaj tallavaje të re: Ej! A e dini që ju u keni dhënë fëmijëve kallashin në '97-ën duke u vrarë me njëri-tjetrin? A e mbani mend që i morët fëmijët, i futët në Gërdec brenda nëpër tunele për të demontuar predha dhe i dogjët të gjallë? Dhe nënat e tyre janë rrugëve e janë gjyqeve kundër jush, dhe s'kanë pasur mundësi fare të marrin një përgjigje se kush ua bëri fëmijëve të vet? O gopsha! Që vraponi pas lekut e pas interesit, jo pas Shqipërisë. Videoja ime për të motivuar brezat e rinj, për të punuar me prindërit, për të mos qëndruar rrugëve, për të mos u marrë me hashash, për të mos u marrë me rrjetet sociale duke u përplasur me njëri-tjetrin, për të mos u mbajtur parulla në dorë që nuk dinë se çfarë thonë, për të mos dalë nëpër mitingje... sepse është turp t'i merrni dhe t'i infektoni fëmijët se nuk ju kanë borxh, por mësojini me punën siç i kemi mësuar ne. Është turp për ju. Por, megjithatë, kur të shkoni në gjykatë, unë jam shumë i lumtur që ne të bëjmë një ballafaqim publik. Ju të merrni me vete nënat e veshura me të zeza të Gërdecit, ndërsa unë do të marr prindin e fëmijës që punonte bashkë me fëmijët e vet. Do të marr nxënësit e shkollës së fëmijëve, do të marr prindërit e tjerë, do të marr mësuesit dhe të bëjmë një ballafaqim publik se kush është më mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë. A është sjellja juaj, o gopsha, apo është sjellja ime që dua t'i edukoj me punën? Miqtë e mi, kur të shkoni në gjykatë, ju tallavaja e re, merrni dhe thesin e këtij të vjetrit me vete: Lucën e drogës, velierën e drogës, Luca i portit të Shëngjinit, Lucën që ka vjedhur portin e Durrësit, Lucën që kërkohet në shtatë vende... Që t'i sqarojmë gjërat një herë e mirë, se kush jeni ju të gjithë bashkë për Shqipërinë tonë dhe kush është Luca me familjen 35-vjeçare që ka ngritur dhe çfarë kontributi ka për Shqipërinë. Ju pres në gjykatë”, tha Luca.
Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca n...
Gjykata e Posaçme, në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut ...
Avokati i Erion Veliajt, i pandehuri i SPAK-ut në GJKKO, n...
Bordi i Transparencës u mblodh sot, më datë 16 qershor 202...
Në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca me the...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka viju...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të shpërn...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Prokuroria e Tiranës ka caktuar “Arrest me burg” për katër...
Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet pr...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në...
Ditën e sotme në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme pritet t...
Pas një periudhe intensive informimi, trajnimesh dhe ndërg...
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se prishja e ekuilibrit ...
Analisti Andi Bushati tha sot se është e vështirë të paras...
Pas më shumë se 4 orëve në qendër të Tiranës, qytetarët që...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të hënë në Tiranë,...
Kjo e hënë ka sjellë nisa ndryshime në nivelet drejtuese t...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Eglant Koçi 34-vjeç vijon të jetë i zhdukur, ku autoritete...
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë zhvilluar ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Europol, në bashkëpunim me autoritetet franceze, si edhe ...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes m...
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua këtë të martë ...
Kjo e martë ka shënuar lëkundje sizmike të fuqishme në dy ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët në gati 15 ja...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...