
Avokati i Erion Veliajt, i pandehuri i SPAK-ut në GJKKO, në gjykim për çështjen e rindërtimit të disa komisariateve, Plarent Ndreca, sot ka vazhduar përsëri “këngën” e vjetër në seancën gjyqësore.
Ndërkohë që flitet për gjyq të shkurtuar, për barazi përpara ligjit, për faktin që Erion Veliaj kërkon të ketë një gjyq të ndershëm e të hapur, që të provojë pafajësinë e tij, vazhdojnë skenarët për shtyrjet e seancave.
Plarent Ndreca përsërit të njëjtën “këngë” të vjetër, “duam seancë me kamera live”. Në fakt, GJKKO nuk është “show” politik si ato që bënte Erion Veliaj për propagandë, ndërkohë që hante e pinte diku, nëpër medie shfaqeshin live takime të tij të fuqishme apo inaugurime.
Ashtu siç ndodhi, në fakt, edhe ditën e arrestimit, ku mediet po transmetonin një inaugurim të tij, kur në të vërtetë Erion Veliaj ishte në zyrë në Bashkinë e Tiranës dhe iu vunë prangat.
Vazhdon e thotë Plarent Ndreca se nuk i janë dhënë fashikujt. Në fakt, të gjitha materialet janë marrë në mënyrë elektronike. Me vendim të gjykatës i janë çuar edhe të printuara. Erion Veliaj fillimisht refuzoi t’i merrte, pastaj janë ringritur pretendimet për disa fashikuj që nuk i përkasin fare Erion Veliajt, por u përkasin subjekteve të tjera nën hetim.
Dhe në fund, “qershia mbi tortë” është kafazi. Vazhdon përsërit avazin se nuk shkon në seancë po nuk doli nga kafazi. Të njëjtat kërkesa i ka bërë Ilir Meta, të njëjtat kërkesa i ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit për një çështje për të cilën ka masë të lehtë sigurie është jashtë kafazit, ndërsa për çështjen që ka një masë më të rëndë sigurie është në kafaz.

CNA e ka treguar me dokumente edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut në lidhje me çështjen e kafazit, por, me sa duket, këto janë “këngë” të vjetra të të pandehurit Plarent Ndreca, avokat i Erion Veliajt, i cili vazhdon të shtyjë pafundësisht seancat.
Ndërkohë që nga njëra anë thonë se duan gjyq të shpejtë për të paraqitur provat përballë gjykatës për të rrëzuar pretendimet e SPAK-ut, shtyjnë gjyqin me "këngë" të vjetra, me kërkesa të vjetra, me skenarë të vjetër, që tashmë nuk përbëjnë më as lajm./CNA
Bordi i Transparencës u mblodh sot, më datë 16 qershor 202...
Në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca me the...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka viju...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të shpërn...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Prokuroria e Tiranës ka caktuar “Arrest me burg” për katër...
Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet pr...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në...
Ditën e sotme në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme pritet t...
Pas një periudhe intensive informimi, trajnimesh dhe ndërg...
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se prishja e ekuilibrit ...
Analisti Andi Bushati tha sot se është e vështirë të paras...
Pas më shumë se 4 orëve në qendër të Tiranës, qytetarët që...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të hënë në Tiranë,...
Kjo e hënë ka sjellë nisa ndryshime në nivelet drejtuese t...
Mijëra protestues janë grumbulluar edhe këtë të hënë në qe...
Qytetarët e Korçës i janë rikthyer sot protestës kundër qe...
Këtë të hënë në Tiranë po vijon sërish protesta qytetare k...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundë...
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhu...
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, njoftoi se po jep dorëhe...
Udhëheqësit e NATO-s po takohen në kryeqytetin turk, Ankar...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...