Rezoluta e PE / Zhupa-Ramës: Pse e lë në sirtarët e Kuvendit shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura?
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...

Pas një periudhe intensive informimi, trajnimesh dhe ndërgjegjësimi mbi detyrimet që rrjedhin nga ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, autoriteti mbikëqyrës duket se ka hyrë në një fazë të re të veprimtarisë së tij, ku fokusi po zhvendoset nga edukimi dhe orientimi drejt zbatimit efektiv të ligjit.
Procedurat administrative të përfunduara së fundmi nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë çuar në vendosjen e sanksioneve administrative me një vlerë totale rreth 1 milion euro për 3 kompani, niveli më i lartë i masave administrative të vendosura deri më sot nga institucioni.
Sanksionet janë vendosur ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e ndërtimit dhe atë farmaceutik, pas konstatimit të shkeljeve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky zhvillim vjen në një moment kur Shqipëria po zbaton një nga ligjet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Ligji nr. 124/2024, ka sjellë standarde të reja përgjegjshmërie për çdo subjekt publik apo privat që mbledh, ruan, përdor apo përpunon të dhëna personale.
Që prej miratimit të ligjit, Zyra e Komisionerit ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese, me përfaqësues të biznesit, institucioneve publike, profesionistëve të teknologjisë, sigurisë së informacionit dhe nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale.
Janë organizuar tryeza konsultimi, trajnime, takime me grupet e interest dhe paralelisht janë publikuar udhëzues, udhëzime dhe materiale orientuese me synim krijimin një kuptimi sa më të plotë të detyrimeve të reja ligjore.
Në këto kushte, sipas ekspertëve të fushës, mosrespektimi i detyrimeve ligjore nuk mund të justifikohet më me mungesë informacioni apo paqartësi mbi kërkesat e ligjit. Periudha e përshtatjes me kuadrin e ri ligjor konsiderohet tashmë e tejkaluar dhe subjektet që përpunojnë të dhëna personale pritet të kenë ndërmarrë masat e nevojshme organizative, teknike dhe administrative për garantimin e përputhshmërisë.
Vëzhgues të fushës e konsiderojnë vendosjen e këtyre sanksioneve si një sinjal të qartë, se mbrojtja e të dhënave personale nuk mund të trajtohet si një detyrim formal apo dytësor. Përkundrazi, ajo përbën një përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë, mosrespektimi i së cilës sjell pasoja konkrete administrative dhe financiare.
Vendimet e fundit konsiderohen si një ndër sinjalet më të forta të dhëna deri më sot për tregun në lidhje me zbatimin e ligjit nr. 124/2024. Ndonëse Zyra e Komisionerit ka ushtruar edhe më herët kompetencat e saj mbikëqyrëse dhe sanksionuese, përmasat e masave administrative të vendosura në këto raste përfaqësojnë nivelin më të lartë të sanksioneve të aplikuara deri më tani nga autoriteti. Në këtë kuadër, po bëhet gjithnjë e më e qartë se mekanizmat e mbikëqyrjes nuk do të kufizohen vetëm në rekomandime apo masa këshilluese.
Ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian, ku autoritetet e mbrojtjes së të dhënave ushtrojnë kompetencat e tyre përmes kontrolleve dhe sanksioneve efektive, edhe në Shqipëri po konsolidohet një qasje që synon garantimin real të respektimit të të drejtave të individëve dhe forcimin e kulturës së përputhshmërisë me ligjin./Monitor.al
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se prishja e ekuilibrit ...
Analisti Andi Bushati tha sot se është e vështirë të paras...
Pas më shumë se 4 orëve në qendër të Tiranës, qytetarët që...
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të hënë në Tiranë,...
Kjo e hënë ka sjellë nisa ndryshime në nivelet drejtuese t...
Mijëra protestues janë grumbulluar edhe këtë të hënë në qe...
Qytetarët e Korçës i janë rikthyer sot protestës kundër qe...
Këtë të hënë në Tiranë po vijon sërish protesta qytetare k...
Këtë të hënë është liruar nga qelia Fatjon Baçi, punonjës ...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ngriti...
Kur kërkon lajme të fundit , zakonisht nuk po kërkon thjes...
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ngriti...
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, ka raportuar në Komisionin e ...
Biznesmeni Elman Abule, i njohur si miku i ngushtë i Erion...
Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në fuqi masën "arrest...
Procesi gjyqësor ndaj Fatime Kryemadhit do të vijojë me pr...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të publikojë disa nga re...
Prokurori Olsjan Çela ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve...
Protesta e një dite më parë ishte maratonë. Protestuesit p...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, ka raportuar në Kom...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Vihen në pranga 7 shtetas shqiptarë, paraguajan dhe angole...
Nis procedimi penal për 16 protestues në lidhje me bllokim...
Shtetasi me iniciale S. N., i dhunuar ditën e sotme bashkë...
Një operacion i kryer nga Dogana Durrës në bashkëpunim me ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, e planifiku...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndau s...
Moska mbështet marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dh...
SHBA-ja dhe Irani pritet të nënshkruajnë zyrtarisht një me...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...