web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktivistja, akuza njeriut të lidhur me aferat e AKSHI-t

15 Qershor 2026, 12:59, Aktualitet CNA

Protesta e një dite më parë ishte maratonë. Protestuesit pas protestës para Kryeministrisë kanë marshuar edhe në zona të tjera të Tiranës. Një pjesë e tyre janë drejtuar drejt Rinasit, por menjëherë sapo kanë kuptuar skemën janë kthyer mbrapsht.

Për këtë skenar, aktivistja Irini Myftaraj e ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj Gent Prognit, njeriut të lidhur me aferat e AKSHI-t.

Sipas aktivistes, protestuesit që janë nisur drejt Rinasit janë udhëhequr nga Gent Progni.
Gent Progni është njeriu që pretendohet se është një denoncues i AKSHI-t, por më parë ka pasur lidhje me njerëz dhe ka marrë përftime si i tretë dhe punë nga ata që kanë qenë të lidhur me AKSHI-n. Por kjo i përket dosjes hetimore. Tani Progni ka shkuar të marrë drejtimin e protestës ku është hasur me kundërshtimin e aktivistëve.

Aktivistja, akuza njeriut të lidhur me aferat e AKSHI-t


“Ne po kthehemi nga Rinasi. U shkëputëm paqësisht. U udhëhoqëm për të shkuar aty nga Gent Progni, i cili tani bën këto skema tipike të një tradhtari që medemek na tërhoqi dikush tjetër. Kemi bërë 4 orë rrugë për të ardhur këtu. Ne nuk kemi qëllim as për të sulmuar, jo policinë, po asnjë. Të gjithë e dinë se kjo protestë është paqësore, por dimë gjithashtu se ka shumë si Gent Progni dhe shumë si këta. Është në dorën tuaj të zgjidhni kë të besoni. Që te ngritja e atij podiumi ka qenë e dyshimtë, që po Gent Progni e ngre. Patjetër që tani do të përdorë metoda të tjera manipulimi duke thënë që unë kam qenë gjithmonë me ju. Kush është i zgjuar e di shumë mirë që kjo lëvizje sot ishte tipike e një tradhtari”, tha aktivistja Myftaraj.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)


Pas kësaj videoje ka pasur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh me keqardhje për të rinjtë e përfshirë në protesta, duke i cilësuar disa prej zhvillimeve si të ndikuara nga “mendje të liga”, ndërsa u bëri thirrje të distancohen nga ajo që e quajti keqorientim.


"Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:

1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.

3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.

4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.

5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.

Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:

Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë", shkruan Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga