VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me gjuhën e përdorur gjatë protestave dhe përplasjet me qytetarë apo individë që nuk i janë bashkuar protestës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka lidhje me qeverinë, duke nënvizuar se organizata ka mbajtur qëndrime kritike ndaj saj edhe më parë.
Megjithatë, ai vendosi të publikojë deklaratën e Unionit, pasi sipas tij ajo trajton një shqetësim serioz që është shfaqur gjatë protestave të javëve të fundit.
Rama nënvizon se një pjesë e protestuesve po manifestojnë sjellje bullizuese dhe agresive, të cilat ai i cilësoi si shprehje të një “fryme fashiste” në rrjetet sociale dhe në tubimet publike. Sipas Ramës, kjo frymë është materializuar edhe në incidente të raportuara në rrugë, ku disa drejtues automjetesh janë përballur me dhunë pasi nuk kanë reaguar sipas kërkesave të protestuesve.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë!
Por deklaratën bashkëngjitur të Unionit po e postoj, sepse lidhet me të vërtetën më të rëndësishme dhe më shqetësuese të protestës së javëve të fundit: Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë. Në video janë pikërisht këta të fundit, që kanë rrahur mbrëmë drejtues automjetesh pse nuk i binin burisë, sipas urdhërit të këtij grupi çakejsh me dy këmbë”, shkruan Rama.
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Gjuha denigruese, sulmet dhe agresioni verbal ndaj gazetarëve nga individe në protesta dhe sidomos në rrjetet sociale, perben një akt kriminal publik
Tiranë më 16 Qershor 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në mbështetje dhe vlerësues për protestat e lira qytetare të këtyre dy javëve të fundit. Ne jemi vlerësues të mënyrës se si protestohet dhe të lirisë së shprehjes që mishërohet, në shumë raste aq dinjitetshëm, nga fjalimet e shumë qytetarëve dhe intelektualëve.
Kjo është një lëvizje që shëndosh demokracinë në shoqërinë shqiptare të cilën kahet e politikës e mbajnë në statusin e “demokracisë hibride”. Ndërkohë që kjo lëvizje dhe protestat e deritanishme sipas pikëpamjes sonë, po shënojnë një kontribut për një Shqipëri europiane, për një shoqëri që meriton të gjitha liritë dhe sidomos nxjerrjen e sistemit të kapur nga status quoja ku e mbajnë dy kahet e politikës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në të njëjtën kohë është shumë i shqetësuar nga aktet individuale të linçimit të disa gazetarëve që ndajnë mendime dhe qëndrime të ndryshme publike për çështjet, aktorët politikë dhe analizat e tyre.
Demokracia ka përmbajtje pluralizmin dhe kur ai është i plotë, ajo nuk është më “hibride”.
Linçimi i gazetarëve nga grupe ta caktuara anonimësh, nga aktivistë fanatikë të partive apo udhëheqësve politikë, nga persona agresivë e fanatikë rrymash, grupesh kriminale e interesi, nga individë të kriminalizuar në mendje dhe ndërgjegje si dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre, është një akt anticivil, akt kriminal dhe meriton të ndëshkohet.
Nga ndjekja që pjestarë të UGSH-së u kanë bërë këtyre ditëve akteve të tilla sulmuese, fyese, përçmuese, etiketuese dhe bullizuese nëpër meme, rrjete sociale dhe hapësirën virtuale në përgjithësi, na rezulton se janë mbi 20 gazetarë të njohur, me karrierë të gjatë dhe kontribut në skenën mediatike të vendit që po përballen me agresion të tillë pothuajse çdo ditë. Urretja dhe patologjia verbale e shumë komentonjësve, reaguesve dhe individëve patologjikë shkaktojnë turmëzimin virtual të cilët sulen të kryqëzojnë dhe ndotin imazhin e gazetarëve.
UGSH bën thirrje të ndalen kësi kryqëzatash virtuale. Organet e sistemit të investigimit dhe ndjekjes së krimit kibernetik pranë Policisë së Shtetit dhe prokurorive duhet të vihen në lëvizje dhe të marrin masa ndaj rasteve më flagrante dhe personave më të identifikuar në kësi sulmesh dhe agresionesh ndaj gazetarëve. Vetë gazetarët të denoncojnë dhe padisin individë të tillë në këto organe. Ky agresion vihet re se dimensionohet negativisht pothuajse përditë dhe shfaqet i pa fre.
UGSH u bën thirrje të gjithë kolegëve që ndaj kësi rastesh, në një akt të përbashkët solidar, të nisim fushatën e denoncimit publik të këtyre aktivistëve antigazetarë, ndaj agresorëve të tillë virtualë dhe grupeve mbështetëse të tyre, sikundër apelojmë që çdo gazetar t’u drejtohet kompanive të rrjeteve sociale për bllokimin dhe penalizimin e këtyre llogarive dhe emrave në rrjetet sociale që abuzojnë me lirinë dhe përdhosin çdo normë etike. Hapësira virtuale dhe mundësitë e rrjeteve sociale janë të pakontrollueshme, por ekzistojnë mekanizma dhe mundësohet një forcë reagimi që të reduktohen ndotjet virtuale, aktet diskriminuese dhe përdhosjet ndaj individëve apo kategorive profesionale, të cilët kryejnë një mision publik në realitetin e diversitetit shoqëror e politik.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltez...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar sot vepri...
SPAK-u në njoftimin zyrtar të bërë për goditjen e rrjetit ...
SPAK-u ditën e sotme goditi një tjetër rrjet të shpërndarj...
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masën “arrest në burg”...
SPAK-u ka goditur një tjetër rrjet të dyshuar për trafik n...
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me anë të një postimi në...
Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca n...
Gjykata e Posaçme, në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut ...
Avokati i Erion Veliajt, i pandehuri i SPAK-ut në GJKKO, n...
Bordi i Transparencës u mblodh sot, më datë 16 qershor 202...
Në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca me the...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka viju...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të shpërn...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...