52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

SPAK-u në njoftimin zyrtar të bërë për goditjen e rrjetit të trafikimit të kokainës ka zbuluar edhe detaje se si bëhej trafiku.
Nga hetimet e realizuara ka rezultuar se për periudhën 2019-2021, grupi ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë.
SPAK-u bën me dije se nga hetimet janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë këtyre 5 episodeve janë sekuestruar në total 8.9 tonë lëndë narkotike kokainë, për periudhën 2019-2021.
Përveç këtyre 5 episodeve, SPAK-u bën me dije se anëtarët e grupit kanë trafikuar dhjetëra tonelata të tjera kokainë, nga e cila kanë përfituar të ardhura të konsiderueshme.
Prokurorë të kësaj çështjeje janë Klodjan Braho dhe Doloresa Musabelliu.
Sa u përket urdhër-arresteve të lëshuara, një pjesë e tyre nuk janë ekzekutuar nga policia pasi nuk janë gjendur. Dyshohet se prej kohësh këta persona jetojnë jashtë Shqipërisë.
Njoftimi i SPAK-ut
Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike
Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.
Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:
Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.
Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).
Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .
Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.
SPAK-u ditën e sotme goditi një tjetër rrjet të shpërndarj...
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masën “arrest në burg”...
SPAK-u ka goditur një tjetër rrjet të dyshuar për trafik n...
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar me anë të një postimi në...
Këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca n...
Gjykata e Posaçme, në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut ...
Avokati i Erion Veliajt, i pandehuri i SPAK-ut në GJKKO, n...
Bordi i Transparencës u mblodh sot, më datë 16 qershor 202...
Në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca me the...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka viju...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të shpërn...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Prokuroria e Tiranës ka caktuar “Arrest me burg” për katër...
Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet pr...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në...
Ditën e sotme në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme pritet t...
Pas një periudhe intensive informimi, trajnimesh dhe ndërg...
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se prishja e ekuilibrit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...