Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Raportimi që lidhet me ndryshimet klimatike dhe konkretisht të dhënat për emetimet dhe përthithjet e gazeve serrë, pritet të ndryshojnë në një përpjekje për ta afruar sistemin kombëtar me rregullat e Bashkimit Europian.
Një projektvendim i Ministrisë së Mjedisit nxjerrë për konsultim parashikon ndryshime në VKM nr. 889/2022, që rregullon “monitorimin, raportimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe të informacioneve të tjera, që lidhen me ndryshimet klimatike në nivel kombëtar”.
Në relacionin shoqërues thuhet se, “në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, legjislacioni shqiptar duhet të thellojë përafrimin me atë të BE-së në fushën e ndryshimeve klimatike.
Akti është përafruar pjesërisht me Rregulloren 2018/1999 të BE-së, “mbi qeverisjen e unionit të energjisë dhe veprimin për klimën”. Projektvendimi kërkon që Ministria përgjegjëse për mjedisin dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të përmirësojnë “në mënyrë të vazhdueshme sistemin kombëtar të inventarit të gazeve serrë”.
Sistemi duhet të garantojë “raportim në kohë, transparencë, saktësi, qëndrueshmëri, krahasueshmëri dhe plotësinë e inventarit kombëtar”. Ndryshimet shtojnë në rregullore përkufizimet për “korrigjime teknike”, “sigurimi i cilësisë (QA)” dhe “Kontrolli i cilësisë (QC)”.
Të dhënat paraprake të inventarit të gazeve me efekt serrë do të përgatiten çdo vit, duke filluar nga 15 janari 2025, dhe do t’i raportohen Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Relacioni thotë se VKM 889/2022 përcakton detyrimet për “grumbullimin, përpunimin, monitorimin, raportimin, verifikimin dhe arkivimin” e të dhënave të kërkuara.
Projektvendimi parashikon rishikim të plotë të inventarit kombëtar në vitet 2027 dhe 2032. Rishikimi do të përfshijë kontrolle për “transparencën, saktësinë, qëndrueshmërinë, krahasueshmërinë dhe plotësinë” e informacionit të paraqitur. Në tekst përfshihet edhe sektori LULUCF, që lidhet me përdorimin e tokës, ndryshimin e përdorimit të tokës dhe pylltarinë.
Dokumenti parashikon krijimin dhe funksionimin e “një regjistri elektronik kombëtar, si pjesë e Sistemit të Integruar Mjedisor”. Ky regjistër duhet të sigurojë “saktësinë, integritetin dhe gjurmueshmërinë e të dhënave të regjistruara”.
Në relacion thuhet se hartimi i aktit vjen si nevojë për “unifikimin e procedurave të raportimit të progresit” për energjinë dhe klimën. Projektvendimi ngarkon për zbatim Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Financave, AKM-në, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, INSTAT-in dhe institucione të tjera publike./ Monitor
Pas protestës prej 3 orësh para Kryeministrisë, protestues...
Prej rreth 3 orësh vijon protesta para Kryeministrisë, ku ...
Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, n...
Eurodeputeti Andreas Schieder e ka cilësuar Shqipërinë ndë...
Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë për të protes...
Protesta e zhvilluar këtë të martë në Korçë nuk ka arritur...
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 17-...
Psikologia Armina Velçani ndau sot me shikuesit e CNA TV, ...
Psikologia Armina Velçani ndau sot përvojën e saj në punën...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me me...
Policia e Shtetit ka ndarë një alarm lidhur me një lloj të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Unionit...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltez...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar sot vepri...
SPAK-u në njoftimin zyrtar të bërë për goditjen e rrjetit ...
SPAK-u ditën e sotme goditi një tjetër rrjet të shpërndarj...
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masën “arrest në burg”...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...