web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbyllja e procesit të vetingut/ Peleshi: Reforma në Drejtësi ishte përballja me mosbesimin e qytetarëve

17 Qershor 2026, 10:39, Aktualitet CNA

Përmbyllja e procesit të vetingut/ Peleshi: Reforma në

Kryetari i Kvendit, Niko Peleshi, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e përmbylljes së procesit të vetingut. Peleshi në fjalën e tij tha se vetingu ishte një kapitull i ndërhyrjeve të guximshme dhe të thella.

Kryeparlamentari u shpreh se reforma në drejtësi ishte një akt vetëkorrigjimi dhe një përballje me mosbesimin e qytetarëve te drejtësia. Më tej, në fjalën e tij Peleshi tha se Shqipëria e tanishme pas përfundimit të këtij procesi nuk është e njëjtë me atë të 2016.

Peleshi deklaroi se pavarësisht përmbylljes së reformës në drejtësi, nuk mbyllet detyrimi për të mos lejuar që standardet e fituara në drejtësi të vihen në diskutim.

 

Sot përmbyllet një kapitull për ndërhyrjet e guximshme dhe të thella. Reforma në Drejtësi ishte një akt vetëkorrigjimi, ishte vendimi për t’u përballur me mosbesimin e qytetarëve te drejtësia.

Nuk mund të ketë të ardhme europiane pa sundim të kushtëzuar të ligjit. Shqipëria e vitit 2016, nuk është ajo e 2016. Besimi dhe pritshmëria e qytetarëve shqiptarë janë të ndryshme, kjo është prova më e qartë se ndryshimi ka ndodhur.

Sot është dita për të shprehur respektin ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në këtë maratonë. Kjo është trashëgimia e vërtetë e çdo reforme. Në fund të këtij mandati, pyetja është a do të jemi të aftë të mbajmë ato që kemi arritur.

Vërtet po mbyllim një rrugëtim të rëndësishëm, por nuk mbyllet detyrimi ynë për t’i mbrojtur dhe mos lejuar që standardet e fituara të vihen në diskutim. Nuk ka dhuratë më të çmuar për gjeneratat që do të vijnë sesa ndërtimi i institucioneve të forta”, tha Peleshi.





Lajmet e fundit nga