Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Organizata rinore nga Shqipëria dhe Kosova theksuan sot se papunësia dhe mungesa e meritokracisë në të dy vendet e ka ulur cilësinë e studimeve universitare dhe i shtyn ata të emigrojnë drejt shteteve të tjerë.
Këto organizata zhvilluan sot në Tiranë Kongresin Kombëtar Studentor, ku u diskutua në detaje mbi shqetësimet e të rinjve në dy vendet.
Dhjetëra të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u takuan sot në Tiranë në Kongresin Kombëtar Studentor, ku diskutuan mes tyre, së bashku me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë.
Ata folën me shqetësim për mospërfilljen që vuajnë prej politikës dhe institucioneve shtetërore dhe mosdëgjimin e mendimeve të tyre nga autoritetet publike.
Një nga organizatorët e Kongresit Kombëtar Studentor, Migen Qiraxhi, thotë se ndër shqetësimet kryesore të të rinjve studentëve janë mospërfshirja e të rinjve në vendimmarrje, si dhe mungesa e meritokracisë, gjë që i shtyn ata drejt emigrimit.
“Sipas organizatës Transparency International korrupsioni në Shqipëri është në nivele shumë të larta. Edhe kjo tregon se kemi të bëjmë me mungesë të meritokracisë, çka dëmton më shumë komunitetin e studentëve dhe profesionistëve të rinj, që nuk e gjejnë dot hapësirën në vendet e punës. Ata nuk e gjejnë dot hapësirën as në treg, sepse edhe tregu është kompozuar mbi tendera korruptivë, klientelizmit dhe korrupsionit të qeveritarëve. Tregu nuk kërkon cilësi, sepse nuk konkurron me cilësi, dhe të rinjtë ikën në vende të tjerë, atje ku respektohet dituria, meritokracia dhe aftësitë profesionale”, tha zoti Qiraxhi.
Emigrimi i rinisë mbetet shqetësim kryesor në të dy vendet, u theksua nga folësit kryesorë në tubim.
Veprimtari Rron Gjinovci thotë se në të dy anët e kufirit zyrtarët flasin për rritje në shifrat ekonomike, por pak flasin për rininë dhe shkollimin e saj.
“Mendoj që sfida më e madhe e të rinjve në Kosovë dhe në Shqipëri, sidomos në Kosovë, është papunësia. Një në dy të rinjë në Kosovë është i papunë. 45 për qind e të rinjve deri në moshën 25 vjeçare janë të papunë. Kjo krijon probleme në disa aspekte në shoqëri, duke nisur nga problem më i thjeshtë ekonomik, që ua pamundëson të rinjve pavarësinë e jetesës”, tha zoti Gjinovci.
Një tjetër shqetësim kryesor, krahas mungesës së organizimit komunitar është edhe niveli i ulët e mësimdhnies akademike, theksuan folësit. Studenti i shkencave kompjuterike , Ilir Kiçmari, thekson se shqetësim kryesor i rinisë në Kosovë është edhe rritja e cilësisë së shkollimit, ku vetëm Universiteti i Prishtinës ka së paku 40 mijë studentë.
“Shqetësimi më i madh i studentëve në Kosovë është cilësia e ulët e arsimit të lartë. Studentët duan më shumë cilësi. Në mënyrë që kur të përfundojnë studimet të kenë mundësi për punësim në tregun e punës si dhe të kenë mundësi që vazhdojnë studimet jashtë vendit, të bëhen pjesë e jetës akademike dhe të ndihmojnë në edukimin e brezave”, tha Kiçmari, përfaqësues i organizatës Iniciativa Rinore për Novacion 68.
Kongresin Kombëtar të Studentëve e ndoqën nga afër edhe pedagogë të disa fakulteteve.
Akademiku Artan Fuga u bëri thirrje të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova të këmbëngulin në kërkesat për politika të reja arsimore në të dy vendet.
“Me politikë të re unë kuptoj kompetenca, të drejta, detyra, përfshirje në vendimmarrje, system vlerash që duhen shpërndarë më mirë midis aktorëve që përbëjnë botën universitare. Studenti duhet vënë në qendër të vendimmarrjeve”, tha profesor Fuga.
Emigrimi i rinisë drejt vendeve të BE-së është prej disa vjetësh një dukuri mbizotëruese në rajonin e Ballkanit perëndimor.
Anketime të fundit tregojnë për një gatishmëri të lartë të të rinjve për tu larguar për shkollim, punësim dhe jetesë më të mirë në vende të tjerë për shkak, siç shprehen ata, të varfërisë, papunësisë dhe mungesës së perspektivës në vendin e tyre./ VOA
Gjendja e demokracisë dhe ndikimi i gjeopolitikës në rajon...
Kryeministri, Edi Rama ka përkrahur Kombëtaren shqiptare p...
Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur të vërtetën mbi velierë...
Gjykata e Apelit ka dhënë sot vendimin në lidhje me masën ...
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për Fredi Belerin. G...
EUROPOL ka publikuar listën e 61 personave në kërkim dhe m...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një konferenc...
Gjykata në Gjermani ka rrëzuar akuzat ndaj gazetarit E...
Georgia Meloni, kryeministre e Italisë, ka reaguar për mar...
Gazetari Klodian Tomorri ka përmbledhur në pak rreshta...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme, gjatë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se aferën m...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas vend...
Duke iu referuar investigimeve të CNA, ditën e sotme i...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme ...
Një çift shqiptarësh ka “ngritur në këmbë” policinë në...
Seanca gjyqësore për Laert Haxhinë është shtyrë dhe do...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar arsyen e paraqitjes...
Pas 19 ditë-netësh luftime të ashpra e të prandërprera...
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...