Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbajtur fjalën e tij pasi u betua në këtë detyrë. Hita u shpreh se këtë detyrë nuk e sheh si arritje personale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vendit.
Gjithashtu tha se është sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë së Shtetit.
Ndër të tjera shtoi se mbetet prioritet i policisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe rritja e rendit dhe sigurisë në shkolla dhe komunitet.
“Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit. Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis, qytetarëve, ligjit dhe vendit, kam nderin dhe përgjegjësinë të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë. Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje profesionale, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.
Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin e dhënë, si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash. I jam mirënjohës çdo efektivi policie që shërben çdo ditë me përkushtim, si dhe familjeve të tyre, që mbajnë peshën e kësaj detyre. Nderim për dëshmorët e Policisë dhe respekt për veteranët, që mbeten burim frymëzimi. Është punuar e sakrifikuar shumë deri më sot, mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.
Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, ajo është vendi ku çdo qytetar gjen mbështetje, drejtësi dhe besim. Prioritetet tona janë të qarta: Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona; rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet; forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit; modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor 'Smart City' dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane; rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve; mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim; forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Të dashur qytetarë, Policia e Shtetit është e juaja. Ajo do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krahun tuaj, profesionale, e gatshme dhe e përkushtuar. Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh. Bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.
Të nderuar përfaqësues të medias, ju jeni partnerë të rëndësishëm në informimin e drejtë dhe transparent të publikut. Policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim, duke rritur besimin përmes transparencës. Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit, ju jeni shtylla e këtij institucioni Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët. Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian. Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë”, u shpreh Hita.
Kujtojmë se Hita zëvendëson në këtë detyrë, Ilir Prodën, i cili u shkarkua pak javë më parë. /CNA
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” ka fo...
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Aktivisti Aulon Kalaja me anë të një postimi në rrjetet so...
GJKKO do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minis...
GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e m...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë në s...
Zbulo version e ri ultramodern të aplikacionit. Si gjithmo...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar një konfe...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ...
Skënder Hita është miratuar nga qeveria si drejtori i ...
Skënder Hita është zgjedhur kreu i ri i Policisë së Shteti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...