Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar një kërkesë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Bledar Valikaj, duke e akuzuar për shkelje të ligjit dhe moszbatim të një vendimi gjyqësor.
Në fokus të kërkesës është çështja për rihapjen e hetimeve për Erion Veliajn dhe Anila Shehun, vendim i marrë më 31 tetor 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Gjykata i ngarkoi prokurorit Valikaj detyrën për të kryer veprime hetimore, përfshirë marrjen në pyetje të administratorit të subjektit që ka realizuar punimet dhe të kolaudatorit e mbikëqyrësit të rikonstruksionit të godinave studentore në Qytet Studenti.
Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 13 maj 2025 dhe mori formë të prerë më 22 shtator 2025, sipas aktivistëve, prokurori nuk ka zbatuar detyrat brenda afatit ligjor dy mujor.
BLEDAR VALIKAJ I PARTISË SOCIALISTE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN SHKEL VENDIMIN E GJYKATËS PËR ANILA SHEHUN DHE ERION VELIAJN, NESËR DO T’I DREJTOHEMI EDHE GJYKATËS PËR VERIFIKIMIN E ZBATIMIT TË VENDIMIT DHE MARRJEN E MASAVE
Qëndrim publik nga aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu
Sapo dërguam përmes postës kërkesën drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për nisjen e proçedimit disiplinor ndaj Prokurorit Z. Bledar Valikaj për shkeljen e ligjit dhe Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Penale) me Gjyqtare Znj. Vjollca Spahiu.
Në datën 31.10.2024 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Penale) ka vendosur rihapjen e hetimeve për Anila Shehun dhe Erion Veliajn ku i ka caktuar prokurorit të çështjes Z. Bledar Valikaj dy detyra:
1. Të pyetet administratori i subjektit që ka kryer punimet dhe paisjen e dhomave studentorenë lidhje me mënyrën e kryerjes së punimeve dhe në çfarë manuali janë mbështetur në lidhje me paisjen e dhomave me mobilimin përkatës.
2. Të pyetet kolaudori dhe mbikqyrësi i punimeve detyra të urdhëruara nga prokurori në fazën e hetimeve paraprake, por të pa kryera efektivisht.
Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë (Dhoma Penale) është caktuar një afat kohor dy mujor për kryerjen e detyrave të caktuara të sipërcituara. Prokurori Z. Bledar Valikaj ankimoi vendimin e gjykatës në Gjykatën e Apelit të Rrethit Tiranë, seanca në Gjykatën e Apelit të Rrethit Tiranë është kryer në Dhomë Këshillimi në datën 13.05.2025 dhe gjykata e apelit me Gjyqtare Znj. Marsela Pepi ka vendosur rrëzimin e kërkesës së prokurorit Z. Bledar Valikaj dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Penale).
Vendimi ka marrë formën e prerë në datën 22.09.2025 dhe Prokurori Z. Bledar Valikaj nuk ka bërë ankim ndaj vendimit në Gjykatën e Lartë.
Që në datën 23.09.2025 deri në datën 23.12.2025 Prokurori Z. Bledar Valikaj kishte afat ligjor për të kryer detyrat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Penale). Paraprakisht është kërkuar përmes një kërkese për informacion të datës 05.12.2025 informacion mbi vijueshmërinë e çështjes dhe fazën e hetimeve dhe nga ana e prokurorit nuk është dhënë asnjë informacion deri më sot.
Prej më shumë se 3 muaj tanimë Prokurori Z. Bledar Valikaj është në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të vendimit të gjykatës dhe nuk ka bërë asnjë njoftim për zgjatje hetimesh apo njoftim palëve mbi zgjatjen e tyre.
Për këtë fakt në cilësinë e kallëzuesit, ditën e sotme është dërguar një kërkesë sipas ligjit, drejtuar KLP-së dhe ILD-së me objekt marrjen e masës disiplinore ndaj Prokurorit Z. Bledar Valikaj me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e ligjit dhe vendimit të gjykatës.
Ditën e nesërme do t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Penale) me një kërkesë sipas ligjit, për verifikimin e vendimit të gjykatës dhe marrjen e masave proçeduriale për dërgimin e çështjes në gjykatë.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Aktivisti Aulon Kalaja me anë të një postimi në rrjetet so...
GJKKO do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minis...
GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e m...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë në s...
Zbulo version e ri ultramodern të aplikacionit. Si gjithmo...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar një konfe...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ...
Skënder Hita është miratuar nga qeveria si drejtori i ...
Skënder Hita është zgjedhur kreu i ri i Policisë së Shteti...
Radhë dhe pritje janë krijuar në dalje të doganës së Kapsh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka dalë sot në ...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi pë...
Drejtori i Doganave, Besmir Beja, ka zhvilluar një takim m...
Klevis Balliu, në emër të PD-së, ka depozituar në Kuvend k...
Dy dekrete janë firmosur nga presidenti Bajram Begaj lidhu...
Kryeministri Edi Rama shprehet përmes një postimi në rrjet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...