Kryemadhi lëshon "bombën"/ Inceneratorët "blenë" edhe Lulzim Bashën
Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, M...

Ardian Hajdari është bërë ‘dëshmori’ i dytë i KPA-së, pas Luan Dacit.
Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK-u për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mosdeklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.
Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
Ai u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve.
Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.
Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetëra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.
Prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.
CNA.al ka zbardhur më herët dhe të dhënat e pasurisë së Ardian Hajdarit ku rezulton se Hajdari është pronar vetëm i një apartamenti dhe automjeti.
Madje, dhe paratë që i ka deklaruar fillimisht si kursime nga puna si avokat, pasi është bërë komisioner i janë harxhuar.
Nuk e specifikon se për çfarë i ka harxhuar, por të paktën nga 8 000 euro dhe 4 000 dollarë i kanë mbetur 1.39 euro dhe 0.70 dollarë.
Viti 2017 (Deklarimi fillestar)
Apartament banimi, sip 75 m2 me adresë në Shkodër. Burimi i krijimit i privatizuar pjesërisht, trashëguar pjesërisht, blerë pjesërisht me dt.02.10.2009, 1/8-ta pjesë nga trashëgimtarët e tjerë në vlerë 200.000 lekë.
Autoveturë e tipit "Mercedes Benz", prodhimit i vitit 1996, blerë me dt.10.09.2007. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si avokat, në shumën 3 000 euro.
Depozitë në shumën 400.000 Lekë, çelur me 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si avokat.
Depozitë në shumën 8000 Euro çelur më 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si avokat.
Depozitë në shuma 4000 USD çelur më 24.12.2009. Burimi: Të ardhura dhe kursime nga puna si avokat.
Llogari rrjedhëse bankare pagesash honoraresh në gjendje më 12.7.2017., shuma nga pakësimi i gjendjes 'cash' 1,539.31 lekë Burimi: Të ardhura nga pagesat ndër vite te punës si avokat.
Viti 2017 (Deklarimi vjetor)
Shtesë vlerë në lekë deri më datë 31.12.2017 në masën 941,096.70 lekë.
Likuiditete këto nga pakësimi i gjendjes së akredituar të të ardhurave nga paga neto në masën 1,716,209.84 lekë.
Për subjektin: Të ardhura nga paga si Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues, në shumën 1 716 209 84 lekë.
Për bashkëshorten: Të ardhura nga paga si edukatore në kopshtin “16 Shtatori” te Drejtoria e çerdheve dhe kopshteve pranë Bashkisë Shkodër, në shumën 265 074 71 lekë.
Shtesë në vlerë në lekë nga data 12.06.2017 që është data e fillimit të punës deri më datë 31.12.2017 në masën 61,214.55 lekë, shumë kjo nga pakësimi i gjendjes së kredituar të të ardhurave neto nga paga në masën 265,074.71 lekë.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, M...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar fakte të ...
Komisioni i Reformës Territoriale është mbledhur parad...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për...
Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPA),...
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se regjistrimet e ...
Aksidentet rrugore janë bërë një shqetësim i madh si p...
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Amsterdami për dësh...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë ditëve të fund...
Të tjera detaje kanë zbardhur mediat greke nga sulmi m...
Katër të mitur kanë rrezikuar mbytjen në zonën e Vilë ...
Një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët në af...
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë lajmin e mirë. Prej...
Situata e zjarreve vijon të jetë një çështje problemat...
Përplasje të përgjakshme janë regjistruar gjatë orëve ...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së pak ...
Spitali i Sarandës ka dhënë detaje rreth gjendjes së n...
Ditën e djeshme është hapur qarkullimi për automjetet në a...
Mes pjesëmarrësve në bashkëbisedimin online të kryetar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...