Një përgjigje për lobistët e Erion Veliajt
Ditën e sotme studiot lobiste dhe mbrojtëse të Erion Velia...

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal dhe disa vepra të tjera penale.
GJKKO bën me dije se Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe është dënuar me 12.8 vjet burg.
Edhe Erjon Loci ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe është dënuar me 8 vjet burg. Dyshja do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 108, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci”. 2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) për kryerjen e veprës penale "Trafikim i narkotikëve", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të K.Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal", kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", e parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", e parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i akteve të gjendjes civile", e parashikuar nga neni 191/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dënohet me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.
7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
8. Vuajta e dënimit për të pandehurin Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale "Grup i strukturuar kriminal", kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
11. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Erjon Loci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
12. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Erjon Loci me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
13. Vuajta e dënimit për të pandehurin Erjon Loci të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
14. Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të procedohet si më poshtë:
· Dokument në disa gjuhë i shtetit zviceran; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetases P.R; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetasit A.A; Një palë syze të markës GUCCI ngjyrë e zezë e verdhë; Një varëse me ngjyrë të verdhë si ajo e floririt me një medalion; Një orë dore femrash e markës Hublot MD Geneve me numër serial **** në kuti me mbishkrimin Rolex sekuestruar në banesën e të pandehurit Gëzim Bakalli; Një telefon iPhone ngjyrë bezhë dhe flori model ****, IMEI ****, Një telefon iPhone 8 i bardhë, të sekuestruara të pandehurit Erjon Loci; Laptop MacBook Pro model ****, FCC ID: ****, IC: ****, ****, Serial number **** (Sektori ekspertizës), të qëndrojnë në fashikullin e hetimit të procedimit të ndarë nr. 108/1 të vitit 2025.
· Dokumentet lejë drejtimi automjeti/patentë kosovare me nr. ****, e datës 13/1/2023; pasaportë kosovare me numër ****, e datës 27/2/2023, me vlefshmëri deri më datë 26.2.2033; kartë identiteti/Letërnjoftim i kosovës me numër ****, i datës 3/11/2022 për të cilat gjatë gjykimit rezultoi se janë të falsifikuara të asgjësohen.
15. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 43,630 lekë (dyzet e tremijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. /CNA
Ditën e sotme studiot lobiste dhe mbrojtëse të Erion Velia...
Sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës në orën 17:...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me te...
Mungesa e pagave prej shtatë muajsh dhe shkurtimi drastik ...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dërguar...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një njoftim në lidhje...
Këtë të martë në GJKKO ka vijuar procesi si pjesë e dosjes...
Të hënën e datës 10 shkurt 2025, ora 13.56, në mediat e pu...
Banorët e Durrësit kanë zhvilluar edhe ditën e sotme prote...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kr...
Një shqiptar ka dalë i përfshirë në dosjen e financierit a...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për...
Policia e Tiranës ka njoftuar masat, pasi përfaqësues të P...
Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimi...
Ofruesit e shërbimit të internetit duhet të përcaktojnë në...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi është shpre...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërkesën...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një thirrje për q...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është vetëdorëz...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...