Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe grup të strukturuar kriminal.
Personat e dërguar për gjykim janë Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano, Endi Sejdini dhe Baki Huqi.
Sipas SPAK, të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përgatitur kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave me “lëkurë bagëtish”, në brendësi të cilave u gjetën të fshehur 90 kilogramë kokainë me vlerë tregu 3.6 milionë euro.
Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajin korrik dhe nëntor të vitit 2024 si edhe janë magazinuar në disa ambiente në zonën e Mulletit në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal 141/1 të vitit 2023 ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje narkotikësh, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Në kuadër të këtij procedimi janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët akuzohen se kanë vepruar në formën e një rrjeti kriminal të mirëorganizuar, me shtrirje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Të pandehurit janë:
- Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, dhe Geis Sejfullai, të akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
- Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
- Artjon Çaushllari (alias Gjika), i akuzuar për veprat penale:
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës që përdorej nga i pandehuri, Baki Huqi, si dhe në lokalin, Bar “Tahiti”, në pronësi të të pandehurit, Baki Huqi, me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
- Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvarez dhe Baki Huqi, të akuzuar për veprat penale:
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës së përdorur nga i hetuari Baki Huqi, si dhe të lokalit Bar “Tahiti”, në pronësi të të hetuarit Baki Huqi, me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
- Geis Sejfullai, i akuzuar për veprën penale:
“Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 paragrafi 2, i Kodit Penal.
Sipas akteve të administruara për procedimin penal 141/1 i vitit 2023, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përgatitur kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave me “lëkurë gjedhësh”, në brendësi të cilave u gjetën të fshehur 90 kg kokainë me vlerë tregu 3.6 milionë euro. Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajin korrik dhe nëntor të vitit 2024 si edhe janë magazinuar në disa ambiente në zonën e Mulletit, Tiranë.
Nga hetimet u konkludua se në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në këto episode. Për rrjedhojë është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.141/1 të vitit 2023 në procedimin e ri penal, 141/1/1, pa autor dhe vijimin e hetimeve për veprat e mëposhtme penale: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
Ky hetim intensiv, është drejtuar nga Prokuroria së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një sërë teknikash të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë thelbësor për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Procedimi penal Nr. 141/1 i vitit 2023, rrjedh nga aktet e procedimit penal nr. 141 të vitit 2022 i kësaj prokurorie, i regjistruar në ngarkim të 11 të pandehurve të akuzuar për veprat penale; “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal“. Këta të pandehur janë akuzuar respektivisht si organizatorë, financues dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, lidhur me importimin nga Kolumbia për në Shqipëri të një ngarkese me “pleh organik artificial”, dhe nga ekstraktimi i kësaj ngarkese do të përftohej një sasi prej 485.5 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë.
Përmes vendimit penal nr. 39, datë 25.6.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga ana e Gjykatës, sipas akuzave respektive, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin Nr. 58, datë 30.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndërsa ndaj një shtetasi kolumbian gjykimi vijon ende. /CNA
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar përmes një postimi në rrj...
CNA ka siguruar pamjet e konfliktit para gjykatës së Tiran...
Gjykata e Tiranës ka zbutur masat e sigurisë për 19 protes...
Tensione në Gjykatën e Tiranës. Një person është konfliktu...
Gjykata e Tiranës ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një përkujtesë n...
Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ankimimin për pezu...
Sokol Shehaj deri ditën e djeshme mbante detyrën e nëndrej...
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi lënien në fuqi të vend...
Seanca e çështjes “Gërdeci” ndaj ish-ministrit Fatmir Medi...
Zona e Karavastasë vijon të jetë e përmbytur edhe ditën e ...
Gjykata e Tiranës zhvillon sot seancën për masën e siguris...
Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot ...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ndau ...
Prokuroria e Korçës po zhvillon veprime të shumta hetimore...
Tregtarët e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë....
Ish-deputeti Mark Marku ka komentuar mbrëmjen e sotme prot...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme protes...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme...
Analisti Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...