Tregtarët e Vlorës në protestë/ Hyjnë me forcë në bashki
Tregtarët e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë....

Prokuroria e Korçës po zhvillon veprime të shumta hetimore për dy punonjëset e degës postare Bilisht për veprën penale ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.
Hetimi lidhet me vjedhjen e fondit prej 22 milionë lekësh nga punonjëset P.Sh. dhe E.Ç. në degën e postës Bilisht më 16 janar të këtij viti.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.
Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.
Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.
Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.
Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.
Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.
Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi./CNA
Tregtarët e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë....
Ish-deputeti Mark Marku ka komentuar mbrëmjen e sotme prot...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar mbrëmjen e sotme protes...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme...
Analisti Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka folur mbrëmjen e s...
Dhoma e Avokatisë Vlorë kanë reaguar lidhur me vendimin pë...
Një protestë është zhvilluar pasditen e sotme para bashkis...
Avokatja, Adriana Kalaja ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës...
Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid ka mbajtur fjalën e ...
Ka nisur foltorja e radhës e opozitës para Kryeministrisë....
Segmenti rrugor që lidh fshatin Kakaç të bashkisë Maliq me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rrëzojë vendim...
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri ...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në k...
Rrjeti SafeJournalists, përmes një deklarate zyrtare, ka b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj vijoi su...
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur t...
Ditën e shtunë më 24 janar 2026, opozita zhvilloi një prot...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...