Tre ditë afat për të lëvizur nga vendi i punës/ Tregtarët në Vlorë protestojnë para bashkisë
Një protestë është zhvilluar pasditen e sotme para bashkis...

Dhoma e Avokatisë Vlorë kanë reaguar lidhur me vendimin për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Në reagimin e ndarë në rrjetet sociale, theksohet se ky vendim ishte i papranueshëm dhe i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Ndër të tjera thuhet se largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora cenon aksesin në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë.
Dhoma e Avokatisë kërkon rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Reagimi i plotë:
Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.
Ky veprim nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka arritur kulmin me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.
Largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:
– Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;
-Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;
-Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit.
Vlora, një qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa asnjë analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit administrativ.
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon:
-Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
-Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;
-Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.
Nëse kjo prirje vazhdon, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës.
Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj. /CNA
Një protestë është zhvilluar pasditen e sotme para bashkis...
Avokatja, Adriana Kalaja ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës...
Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid ka mbajtur fjalën e ...
Ka nisur foltorja e radhës e opozitës para Kryeministrisë....
Segmenti rrugor që lidh fshatin Kakaç të bashkisë Maliq me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të rrëzojë vendim...
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri ...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në k...
Rrjeti SafeJournalists, përmes një deklarate zyrtare, ka b...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj vijoi su...
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur t...
Ditën e shtunë më 24 janar 2026, opozita zhvilloi një prot...
Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtimi i Inspektorati...
Gazetari Artan Hoxha ka dalë pak minuta më parë nga ambien...
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së V...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me raportimet se ...
Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK. Hoxha ka do...
Rreth 370 automjete të tonazhit të rëndë pritet të bllokoj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur fjalën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...