Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me raportimet se gazetarë dhe punonjës të medias janë ekspozuar ndaj përdorimit të forcës gjatë mbulimit të protestës së mbajtur në Tiranë më 24 janar 2026.
Përmes një deklarate, Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësimin për ngjarjen, teksa thekson se çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.
“Gazetarët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre profesionale për të informuar publikun. Përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion apo mjeteve të tjera të kontrollit të turmës në zonat ku operonin punonjësit e medias, sipas raportimeve mediatike, ka vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe ka cenuar lirinë e shprehjes si dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Raportimet në media, përfshirë pretendimet për përdorimin e spray-t ndaj fotoreporterit Felix Bilani dhe përdorimin e ujit me presion ndaj gazetares Marsi Korreshi gjatë ushtrimit të detyrës, ilustrojnë rreziqet më të gjera me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të tubimeve publike.
Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritetin me të gjithë gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët e prekur gjatë ushtrimit të punës së tyre.
Rikujtojmë se autoritetet mbajnë përgjegjësinë parësore për mbrojtjen e gazetarëve gjatë tubimeve publike. Në këtë kontekst, theksojmë se Policia e Shtetit ka miratuar një protokoll specifik për sigurinë e gazetarëve, përfshirë edhe gjatë protestave, i cili duhet të zbatohet plotësisht në praktikë. Për këtë arsye, kërkojmë një reagim të menjëhershëm dhe transparent nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjet e 24 janarit, përfshirë sqarimin nëse protokolli është respektuar, identifikimin e çdo dështimi dhe masat që do të merren për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
Rrejti SafeJournalists thekson gjithashtu se organizatat mediatike dhe drejtuesit e redaksive kanë një përgjegjësi të qartë për mbrojtjen e stafit të tyre. Dërgimi i gazetarëve për të mbuluar protesta me rrezik të lartë pa përgatitje të mjaftueshme, vlerësim rreziku apo pajisje mbrojtëse i ekspozon ata ndaj rreziqeve serioze. Redaksitë duhet të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve, përfshirë planifikimin e sigurisë, pajisjet e duhura dhe përgjegjësi të qartë editoriale për menaxhimin e rrezikut.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut”,-thuhet në deklaratë./CNA
Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK. Hoxha ka do...
Rreth 370 automjete të tonazhit të rëndë pritet të bllokoj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur fjalën...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ishte i pranis...
Policia e Durrësit ka dhënë një informacion paraprak në li...
Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj ka zhvilluar një konferenc...
Dhëndri i kreut të PD-së, Jamarbër Malltezi është paraqitu...
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama k...
Politika shpeshherë konsiderohet si një fushë disi abstrak...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas pro...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ...
Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në aksin Skuraj-Burr...
Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në terri...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in "Flasim" ka folur për...
Sot një vit pa Kryepiskopin Anastas. Kryepiskopi Anastas n...
Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi arretsimet dhe shoqë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...