web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Babai goditi vajzën me mjet prerës/ Policia e Durrësit: I plagosur dhe një kalimtar

26 Janar 2026, 10:33, Aktualitet CNA

Babai goditi vajzën me mjet prerës/ Policia e Durrësit: I

Policia e Durrësit ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me palgosjen e ndodhur në lagjen 12.

Në njoftimin e bërë, policia deklaron se 56-vjeçari ka plagosur vajzën e tij Xh. N. 24 vjeç. Gjithashtu i plagosur ka mbetur dhe një person tjetër, kalimtar i rastit.

Autori i plagosjes, M. N. 56 vjeç është shpallur në kërkim.

 

Durrës / Informacion paraprak

 

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

 

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

 

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.Vijon...





Lajmet e fundit nga