Ekskluzive/ Zbulohet 99-çi që përgatiti padinë ndaj prokurorit Ols Dado për llogari të Zdromsit
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj vijoi su...

Rrjeti SafeJournalists, përmes një deklarate zyrtare, ka bërë thirrje që ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë duhet të forcohen për të siguruar dekriminalizimin e plotë të shpifjes.
Ky akt, sipas rrjetit, do të përbënte hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e klimës për lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.
Deklarata nga SafeJournalists:
Organizatat nënshkruese të Rrjetit SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), si dhe Reporterët pa Kufij (RSF), theksojnë sot se ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Shqipërisë, ndonëse pozitive, duhet të forcohen për të siguruar dekriminalizimin e plotë të shpifjes.
Organizatat tona mirëpresin ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë, të miratuara më 21 janar 2026 nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, të cilat, nëse miratohen përfundimisht, do të përbënin hapa të rëndësishëm përpara në përmirësimin e klimës për lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.
Këto ndryshime pasqyrojnë një vullnet të qartë politik për t’u larguar nga kriminalizimi i shpifjes si pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke pranuar se raportimi me interes publik i kryer në mirëbesim nuk duhet t’i nënshtrohet ndëshkimit penal. Po ashtu, mirëpresim në mënyrë të veçantë forcimin e mbrojtjes penale kundër dhunës dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre profesionale, veçanërisht përmes ndryshimeve në nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal, të cilat adresojnë shqetësime të kahershme lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe detyrimet pozitive të shtetit sipas së drejtës evropiane të të drejtave të njeriut.
Në të njëjtën kohë, standardet evropiane e bëjnë të qartë se qasjet e pjesshme ose të bazuara në status të dekriminalizimit të shpifjes nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur në mënyrë efektive lirinë e shprehjes. Për sa kohë që shpifja mbetet vepër penale, ajo prodhon efekte frikësuese (chilling effects) ndaj gazetarëve, aktorëve të shoqërisë civile, aktivistëve, sinjalizuesve (ëhistlebloëers) dhe mbikëqyrësve apo rojëtarëve të tjerë të interesit publik. Për këtë arsye, dekriminalizimi i plotë i shpifjes dhe fyerjes mbetet i vetmi rezultat i pranueshëm, i domosdoshëm për të siguruar një përafrim të qëndrueshëm me standardet evropiane dhe për të mbrojtur shprehjen me interes publik në Shqipëri.
Në këtë kontekst, vërejmë se ndryshimet e miratuara rishtazi nuk e arrijnë ende këtë objektiv. Teksti aktual parashikon një përjashtim nga përgjegjësia penale të kufizuar, të bazuar në status,, i zbatueshëm vetëm për gazetarët e përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm në lidhje me shpifjen, ndërkohë që fyerja mbetet vepër penale. Kjo qasje ngre shqetësime serioze në lidhje me sigurinë juridike, mbrojtjen e barabartë të lirisë së shprehjes dhe vazhdimin e efektit frikësues të së drejtës penale mbi debatin publik.
Në veçanti, kufizimi i mbrojtjes vetëm për një kategori të ngushtë profesionale rrezikon të përjashtojë folës të tjerë me interes publik, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, studiuesit, sinjalizuesit dhe qytetarët, të cilët luajnë një rol thelbësor në diskursin demokratik. Për më tepër, referencat ndaj gazetarëve “të regjistruar dhe të njohur” janë problematike në një kontekst ku Shqipëria nuk ka një sistem formal të regjistrimit të gazetarëve dhe kur vendosja e mekanizmave të tillë do të ishin të papajtueshëm me standardet evropiane për lirinë dhe pavarësinë e medias.
Gjithashtu, mbajtja në fuqi e veprave penale paralele, si fyerja, minon efektivitetin e reformave të pjesshme, duke lejuar që shprehja kritike të ndiqet penalisht përmes dispozitave alternative dhe duke ruajtur presionin e së drejtës penale mbi fjalën e lirë.
Nisur nga sa më sipër, ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani dhe të ndjekin dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, duke siguruar që mbrojtja e shprehjes të jetë e bazuar në funksionin e saj dhe në interesin publik dhe mirëbesimin, e jo në kritere profesionale ose statusore.
Një qasje e tillë do të konsolidonte përparimin e arritur deri më tani dhe do të siguronte që kuadri ligjor i Shqipërisë të mbrojë realisht lirinë e shprehjes si një shtyllë themelore të shoqërisë demokratike dhe të shtetit të së drejtës.
Ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e legjislacionit që lidhet me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Ne mbështesim deklaratën e përbashkët të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për përmirësimin e kuadrit ligjor për lirinë e shprehjes./CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj vijoi su...
Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur t...
Ditën e shtunë më 24 janar 2026, opozita zhvilloi një prot...
Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtimi i Inspektorati...
Gazetari Artan Hoxha ka dalë pak minuta më parë nga ambien...
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së V...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me raportimet se ...
Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK. Hoxha ka do...
Rreth 370 automjete të tonazhit të rëndë pritet të bllokoj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur fjalën...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ishte i pranis...
Policia e Durrësit ka dhënë një informacion paraprak në li...
Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj ka zhvilluar një konferenc...
Dhëndri i kreut të PD-së, Jamarbër Malltezi është paraqitu...
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama k...
Politika shpeshherë konsiderohet si një fushë disi abstrak...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas pro...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...