web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati i Metës: Rama, kryeministër palaço që ka vjedhur çdo gjë në Shqipëri

27 Janar 2026, 10:12, Aktualitet CNA

Avokati i Metës: Rama, kryeministër palaço që ka vjedhur

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ndau sot një qëndrim lidhur me çështjet politike në vend.

I ftuar në "Syri TV", Cakrani akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur jo vetëm shqiptarët, por edhe historinë e vendit përmes deklaratave të tij.

Sipas Cakranit, Rama kryen vizita zyrare jashtë vendit vetëm për të marrë merita.

“Problemi është se Rama, përveçse ka vjedhur çdo gjë në këtë vend, tani vjedh dhe historinë. Sepse ajo historia e shpëtimit të hebrenjve është një histori tashmë që ka dalë në dritë, këto 20 vitet e fundit dhe nuk ka më nevojë fare që Rama me shokë të fillojnë ta vjedhin, sepse dihet shpëtimi i hebrenjve që nga mbreti Zog, më pas në kohën kur ka drejtuar këtu qeveritë e mëpasshme pas tij dhe roli që ka pasur Mehdi Frashëri si kryeministër dhe ministri i Brendshëm i kohës, Bib Kol Mirakaj, dhe pastaj deri në Berat ku ata u mblodhën aty, pra në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Së fundmi ka dalë edhe që Kadri Cakrani, si komandant i përgjithshëm i Ballit Kombëtar, atëherë i mori, i strehoi, pastaj i mori përsëri dhe i çoi në zonat dhe pronat e veta që i sistemoi ata.

E s'ka gjë fare, komunistët përfshirë, por këta, si çdo gjë që vjedhin, vjedhin dhe pronat, të vjedhin pasurinë, të vjedhin dhe meritat historike. Dhe turpi i madh i këtij palaço kryeministër është që ky dje nuk arriti dot të përmendte emrat e personave, personazheve, pra të qeverisë që këta e quajnë qeveri kolaboracioniste e kështu me radhë dhe atyre pastaj, atyre që këta i quajnë tradhtarë, Balli Kombëtar e kështu me radhë. Edhe personazhet, emrat dhe nuk arriti dot, sepse ti e di që këta kanë atë kompleksin e inferioritetit.

Izraeli i ka përmendur sepse ne i kemi çuar ato në gjendjen në Yad Vashem, gjithë kjo histori humanitare, e jashtëzakonshme, dhe gjendet sot në muzeun Yad Vashem dhe ne, unë kam shkuar atje, madje ata më kanë vlerësuar, sepse edhe një nga fëmijët e mi ma kanë shkolluar në Izrael dhe kanë një vlerësim.

Senati Amerikan, besoj se ja ku janë dhe këto dokumentet ku Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që Kadri Cakranin ta dekorojë. Është dekorata më e lartë që mund të ketë marrë ndonjë shqiptar në Senat e kështu me radhë dhe Kongresi gjithashtu, pastaj Illinois, pra, guvernatori i Illinois. Edhe kjo është ai dokumenti, ajo pak më parë, është që në Yad Vashem gjendet gjithë kjo histori humanitare që është zbardhur tashmë dhe nuk ka nevojë fare që zoti Rama. Dhe fakti që është Senati amerikan në 2013-ën dhe Kongresi, por edhe i gjithë shteti i Illinois e ka shpallur ditë deri 11 nëntor, dita Kadri Cakrani, për shkak të shpëtimit të hebrenjve, akt humanitar i jashtëzakonshëm, sepse Schindler, besoj e keni parë, shpëtoi disa dhe ai filmi i famshëm që ka marrë. Po kjo është, këta nuk e kanë përmendur, sepse këta e kanë quajtur normalitet shpëtimin.

Pra, nuk e kanë përmendur që këta, shiko, ne duhet ta bëjmë këtë që të marrim merita. Shiko, siç e bën ky palaçua kryeministër, kryetari i organizatës që shkon tani dhe merr meritat e familjeve dhe personazheve që kanë shpëtuar hebrenjtë dhe ata nuk i bënë për merita, ata e bënë thjesht sepse duhej bërë, duheshin shpëtuar këta, pavarësisht se ç'gjobë... Ishte gjë e duhur, po shiko, është akt humanitar mor dhe nuk përmendet. Dhe këta tani shkojnë aty, marrin meritat. Dhe ky është palaçollëku më i madh i një vendi, jo vetëm këta, po janë dhe italianët, 7500 ushtarë italianë dhe këto janë të dokumentuara. Problemi qëndron që këta shkojnë marrin meritat. Dhe kjo është ajo që të bën që ti të kesh njëfarë ndjenje, si i thonë asaj, jo urrejtje, por të fillosh... Neverie. Neverie për kryeministrin e vendit tënd që tregohet palaço dhe nuk arrin dot të përmendë emrat edhe të përmendë si kanë shpëtuar këta, kush i shpëtoi... Po historia e të gjithëve bashkë, me të mirë e të keq. Po pra, pikërisht. Tani ata, vërtet që ata e bënë atë, nuk kishin asnjë lloj interesi në ato kohëra e kështu me radhë. Paska pasur interes pas 70 e ca vitesh Edi Rama që të shkojë atje me Ramiz Alinë. Thotë pra, duan ta transfigurojnë përsëri këtë historinë që nga Mehdi Frashëri kryeministri, nga Kol Bib Mirakaj dhe deri tek Kadri Cakrani në Berat. Pra, duan ta fshijnë që historia janë vetëm këta dhe të tjerët në këtë vend nuk ka tjetër. Dhe kjo është që të fillon pastaj ajo neveria dhe të duket vetja që, domethënë i pafuqishëm, jo i pafuqishëm po të duket vetja që ti fillon tani kujton, jo po ti u kujton atyre tani aktet humanitare, se të parët e mi kur e bënë, nuk e bënë për të kujtuar, sepse ai ishte në SHBA, nuk kërkoi asnjëherë vlerësim e kështu me radhë.

Pas vdekjes, pa dyshim ata i dhanë vlerësimin e kështu me radhë, pasi bënë dhe hetimet, kuptohet, sepse verifikohen dhe të gjitha me radhë dhe e dini ju që unë për t'i çuar në Yad Vashem ato dokumentet, kanë kaluar një ekzaminim të jashtëzakonshëm dhe pastaj u pranuan ato se nuk ishte aq... u certifikuan dhe më dërguan dhe certifikatën thonë, urdhëro, në filan kasetë, filan numër, se atje janë miliona, nuk është se është një e dy histori, kuptohet. Shpëtimi. Dhe unë kur shkoj atje, e kam këtë numër dhe këtë kasetë ku mundet t'i gjej ato e kështu me radhë. Kështu që, zoti Rama shkon për të marrë merita, por nuk shkon kurrë në Yad Vashem edhe ta shikojë historinë”,-tha Cakrani./CNA

 





Lajmet e fundit nga