Festa e Birrës, live në CNA TV/ Tre këngëtarë ngjiten në skenën e madhe
Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gj...

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFI, bëri njoftoi se në Shqipëri nga data 1 janar 2024 deri në ditën e sotme, më 15 gusht, janë djegur gjithsej 29143 hektarë me pyje. Po sipas këtij burimi, vetëm gjatë javës së fundit, në Shqipëri janë djegur nga zjarret 2390 hektarë pyje.
Që nga fillimi i vitit, sistemi satelitor i monitorimit i Bashkimit Europian ka vërejtur "1159 anomali termike në territorin e Shqipërisë. 410 anomali termike janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, me rritje në krahasim me një javë më parë, çka flet për rritje të temperaturave me ndikim në situatën e zjarreve në sipërfaqet pyjore".

Për shkak të vatrave të shumta të zjarrit në pyje dhe kapaciteteve të kufizuara për shuarjen e tyre, gjatë muajit korrik dhe gusht Shqipëria aktivizoi dy herë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Në muajin korrik Shqipëria u mbështet me një helikopter të ardhur nga Italia, ndërsa një ditë më parë, në bazën ajrore të Kuçovës arritën nga Rumania dy helikopterë për shuarjen e vatrave të zjarreve në pyjet e Shqipërisë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 40 vatra zjarri, duke shënuar një nga ditët me intensitet të lartë të zjarreve në pyje. Aktualisht mbeten aktive 10 vatra zjarri.
Prej më shumë se dy muajsh, thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë shfaqur vatra të shumta zjarri në sipërfaqet pyjore. Situata është më problematike në zonat e mbrojtura, ku vatrat e zjarreve po vazhdojnë me shpejtësi të përhapen. Kështu, zjarret e përhapura në territorin e Maqedonisë së Veriut janë shfaqur edhe në brendësi të territorit të Shqipërisë, në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë.
Gjithashtu, vatra zjarri janë përhapur edhe në Parkun Kombëtar të Alpeve, në Çerem të Tropojës, Parkun Kombëtar në Theth, atë në Lurë të Dibrës, Malin e Tomorit si dhe parkun arkeologjik të Finiqit. Në fund të muajit të kaluar zjarret në sipërfaqet pyjore rrezikuan edhe një numër resortesh turistike në bregdetin e Shëngjinit.
Shqipëria ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe dëmtimet e qëllimshme. Vendi ka rreth 1300 punëtorë dhe ekspertë pyjesh, rreth 140 automjete zjarrfikëse, shumica të vjetra dhe të papërshtatshme për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, dhe asnjë helikopter të specializuar për shuarjen e vatrave të zjarrit nga ajri.
Në këto kushte, qeveria shqiptare, prej dy muajsh, ka aktivizuar në të gjithë vendin forcat dhe mjetet e ushtrisë në operacionin për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore./ VOA
Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gj...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, priti...
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti i zhvilluar që nga vi...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatë...
Më 15 gusht 2024, besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhë...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin e thellë për...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka bërë investimi...
Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga P...
Gjykata e Korçës refuzoi kërkesën e avokatit të Denis ...
Situata e zjarreve në Prespë shfaqet shqetësuese. Për shua...
Jamarbër Malltezi ka reaguar për anijet me mbetje toksike ...
Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurori...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi gjat...
Gjatë protestës, Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkia...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shpreh...
Ka nisur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës, ku opozit...
Pas magjisë së natës së parë së Festës së Birrës në Korçë ...
Situata e zjarrit në Malin e Thatë paraqitet alarmante. CN...
Malet me plehra kanë mbuluar rrugët e Tiranës në këto ditë...
Institucionet e drejtësisë dhe Policia e Shtetit po pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...