Azerbajxhani diversifikon burimet e energjisë për t'u eksportuar në Evropë
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti i zhvilluar që nga vi...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, priti sot Ekipin Olimpik Shqiptar, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024,” duke sjellë për herë të parë dy medalje olimpike për vendin tonë. Ministrja Manastirliu njoftoi se, me Vendim të Këshillit të Ministrave, do të ketë shpërblime specifike për sportistët që i sollën medalje Shqipërisë.
Ministrja Manastirliu vlerësoi shumë suksesin historik të dy sportistëve tanë të mundjes, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën të ngjiten në podin e fituesve të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024,” një arritje që përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe një fitore për të gjithë Shqipërinë.
“Vërtet na keni bërë krenarë! Keni ngritur lart flamurin tonë kombëtar dhe është një ngjarje historike fakti që kemi fituar tashmë dy medalje olimpike të bronzta. Për këtë, dua t'ju falënderoj nga zemra. Çdo fitore, sado personale, është mbi të gjitha fitore e një ekipi. Dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ekipin kombëtar që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, por më lejoni të falënderoj posaçërisht ju, dy medalistët tanë. Kemi përjetuar shumë emocione dhe kemi qenë të gjithë aty me ju, me zemër dhe mendje. Faleminderit Chermen Valiev, faleminderit Islam Dudaev, për arritjet tuaja dhe për faktin që keni ngritur lart flamurin e Shqipërisë,” tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja Manastirliu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për sportistët shqiptarë dhe sportin elitar. Ajo theksoi politikat dhe investimet e bëra nga qeveria për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të krijuar kushte më të mira për përgatitjen e sportistëve. Sipas saj, sukseset e sportistëve tanë tregojnë se këto përpjekje po japin fryte dhe se sporti shqiptar do të prodhojë edhe më shumë medalje dhe kampionë në të ardhmen.
“Qeveria shqiptare është e angazhuar për mbështetjen e sportistëve në shumë drejtime, qoftë për sa i përket përgatitjes së tyre, qoftë për sa i përket mbështetjes në infrastrukturën sportive. Ne këtë vit me buxhetin e vitit 2024 kemi mundësuar rritjen e buxhetit për 8 federata për të mundësuar pikërisht dhe parapërgatitjen për lojërat olimpike. Nga ana tjetër fakti që ju vini me medalje sistemi i shpërblimeve mundëson edhe shpërblimet e dedikuara sipas vendimit të qeverisë që është në fuqi për dhënien e shpërblimeve të medalistëvetanë të cilët do të kenë mbështetje specifike nga qeveria shqiptare përmes sistemit të shpërblimeve dhe gjithashtu edhe për tre trajnerët e tyre. Ne kemi një sistem shpërblimesh ndër më të lartit në rajon për sportistët kampionë dhe që i sjellin medalje vendit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Sportistët dhe trajnerët ndanë përvojat dhe emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që u zhvilluan në Paris. Ministrja falënderoi Ekipin Olimpik për përfaqësimin e shkëlqyer të Shqipërisë dhe për emocionet e jashtëzakonshme që dhuruan. Ajo i siguroi ata se mbështetja për sportin do të vazhdojë të jetë një prioritet i qeverisë shqiptare, duke synuar që Shqipëria të vazhdojë të prodhojë sportistë të kalibrit botëror.
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti i zhvilluar që nga vi...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatë...
Më 15 gusht 2024, besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhë...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin e thellë për...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka bërë investimi...
Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga P...
Gjykata e Korçës refuzoi kërkesën e avokatit të Denis ...
Situata e zjarreve në Prespë shfaqet shqetësuese. Për shua...
Jamarbër Malltezi ka reaguar për anijet me mbetje toksike ...
Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurori...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi gjat...
Gjatë protestës, Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkia...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shpreh...
Ka nisur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës, ku opozit...
Pas magjisë së natës së parë së Festës së Birrës në Korçë ...
Situata e zjarrit në Malin e Thatë paraqitet alarmante. CN...
Malet me plehra kanë mbuluar rrugët e Tiranës në këto ditë...
Institucionet e drejtësisë dhe Policia e Shtetit po pë...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vdekja e Progës. Pol...
Festë e madhe e krishtërimit, e festojnë të gjithë: orthod...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...