VIDEO-Zjarri në Prespë, pamje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Situata e zjarreve në Prespë shfaqet shqetësuese. Për shua...

Gjykata e Korçës refuzoi kërkesën e avokatit të Denis Meçes, Eduart Muçi, për garanci pasurore.
Avokati i ka kërkuar gjykatës që të caktojë si masë sigurimi "arrestin në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ose "Garancia pasurore" në shumën 1.000.000 lekë të rinj, e cila është një vlerë e konsiderueshme dhe i garanton gjykatës që nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.
“Avokati Eduart Muçi si mbrojtës i zgjedhur për shtetasin e arrestuar Denis Meçe deklaroi se ky shtetas nuk ka pasur për qëllim t'i fshihet drejtësisë, largimi i tij menjëherë pas ngjarjes ka qenë i pavullnetshëm dhe në kushtet kur ka qenë i dehur. Ai ka fjetur në automjet derisa është përmendur, ka telefonuar atë si avokat, dhe pasi i është shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, vetë i ka kërkuar për ta shoqëruar për në Komisariatin e Policisë. Vullneti i tij ka qenë për të dhënë shpjegime në lidhje me sa ka ndodhur, pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e një shtetasi, dhe as të largohet, pavarësisht se pasoja është e rëndë dhe kemi të bëjmë me humbjen e një jete.
Sipas mbrojtjes, arrestimi në flagrance i këtij shtetasi duhet të cilësohet si i ligjshëm, por kërkohet që ndaj këtij shtetasi të caktohet një tjetër masë sigurimi, e ndryshme nga arresti në burg, mbajtur parasysh marzhin e dënimit që parashikon dispozita, rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyrën si ka ndodhur ngjarja, qëndrimin e personit nën hetim, faktin që nuk ka qenë i dënuar më pare, faktin që nuk ekziston mundësia për t'u larguar apo për t'iu fshehur drejtësisë, faktin që nuk ka mundësinë e dëmtimit apo prishjes së provave. Kërkohet nga gjykata që të caktohet si masë sigurimi "arrestin në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ose "Garancia pasurore" në shumën 1.000.000 lekë, e cila është një vlerë e konsiderueshme dhe i garanton gjykatës që nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.
Vetë shtetasi nën hetim Denis Meçe deklaroi se është dakord me sa parashtroi avokati. Ai kërkon ndjesë dhe është tepër i keqardhur për sa ka ndodhur, pas ai nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin”, thuhet në dosje.
Në lidhje me llojin e masës së sigurimit personal për shtetasin Denis Meçe, gjykata vlerëson se referuar kritereve të përcaktuara në nenin 229 të K.Pr.Penale, si dhe duke mbajtur parasysh shkallën e nevojave të sigurimit në rastin konkret, rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale për të cilën dyshohet ky shtetas por edhe rrezikshmërinë e autorit, rrethanat dhe mënyra e konsumimit të veprës për të cilën ai dyshohet, mbi të gjitha pasoja e rëndë që ka ardhur ku ka humbur jetën një person, masa e sigurimit "arrest në burg" e kërkuar nga Prokuroria është e përshtatshme.
Sipas gjykatës, shkalla e nevojave të sigurimit në rastin konkret ka të bëjë me ekzistencën e mundësisë të personit të dyshuar për t'ju shmangur procedimit penal duke qenë se akuzohet për një krim që parashikon dënim me burgim, por edhe me faktin se i hetuari mund të kryejë vepër penale po kaq të rëndë apo më të rëndë, duke mbajtur parasysh këtu faktin që ai paraqitet person me precedent të mëparshëm penal, por edhe me rrezikun për të ndikuar në marrjen apo vërtetësinë e provave.
Po ashtu, Gjykata sjell në vëmendje faktin se referimi nga policia është bërë për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i K.Penal, pavarësisht se i përket Prokurorisë të çmojë se për çfarë vepre duhet të regjistrojë procedimin penal, referuar provave që disponon apo indicieve të bazuara në prova në lidhje me veprën penale. Aktualisht jemi në momentet e para të hetimit dhe Prokuroria disponon vetëm të dhënat e grumbulluara deri në këto momente, ndërkohë që janë duke u kryer veprime të tjera hetimore si marrja e konkluzioneve të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për viktimën, këqyrja me ekspert e kamerave që janë marrë nga objekte afër vendit të ngjarjes, etj, prej të cilave në vijim pritet të zbardhet plotësisht dinamika e ngjarjes dhe për rrjedhim mund të arrihet edhe në konkluzione të ndryshme lidhur me kualifikimin ligjor të faktit penal, të ndryshëm apo më të rëndë nga ajo për të cilën është regjistruar fillimisht procedimi penal për këtë shtetas.
Duke mbajtur parasysh sa më sipër, Gjykata çmon se, ndryshe nga sa pretendon mbrojtja për një masë më të lehtë, masa e sigurimit personal "arrest në burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e aplikuar ndaj shtetasit Denis Meçe, i përgjigjet të gjitha kushteve dhe kritereve ligjore dhe është në përputhje me rëndësinë e faktit dhe shkallën e nevojave të sigurimit, dhe se asnjë masë tjetër sigurimi personal nuk mund të jetë e përshtatshme në rastin konkret./ CNA
Situata e zjarreve në Prespë shfaqet shqetësuese. Për shua...
Jamarbër Malltezi ka reaguar për anijet me mbetje toksike ...
Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurori...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi gjat...
Gjatë protestës, Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkia...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shpreh...
Ka nisur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës, ku opozit...
Pas magjisë së natës së parë së Festës së Birrës në Korçë ...
Situata e zjarrit në Malin e Thatë paraqitet alarmante. CN...
Malet me plehra kanë mbuluar rrugët e Tiranës në këto ditë...
Institucionet e drejtësisë dhe Policia e Shtetit po pë...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vdekja e Progës. Pol...
Festë e madhe e krishtërimit, e festojnë të gjithë: orthod...
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, ...
Sot në orën 11:00 do të zhvillohet protesta para Bashkisë ...
Data 15 Gusht, Dita e Shën Mërisë, është festa më e shenjt...
Qytetarë të shumtë kanë shijuar muzikën dhe birrën e mirë ...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka folur nga Termina...
Nën tingujt e muzikës ka startuar Festa e shumëpritur e Bi...
Sandër Çipa, një gazetar me eksperiencë, qenka gjallë!...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...