
Javët e fundit, ish-presidenti Ilir Meta nuk ka ngurruar që të sulmojë, jo vetëm SPAK-un, por edhe kreun e kësaj strukture, Altin Dumanin.
Në konferenca për media, por edhe dje në studion e emisionit "Opinion", Meta harroi për një moment paralelet dhe stërvitjet e tij, por u fokusua te SPAK-u dhe Altin Dumani, pikërisht në këtë periudhë kur kjo strukturë e posaçme po tregon jo pak rezultate në luftën kundër krimit të organizuar apo goditjen e zyrtarëve të lartë të korruptuar të shtetit tonë.
Në "Opinion" Meta akuzoi SPAK-un se është në shërbim të Ramës, duke u shprehur se është një sektor i Rilindjes. Ndërsa për kreun e SPAK-ut, ai tha se është takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Kreu i Partisë së Lirisë, së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, janë nën hetim nga SPAK-u dhe në panik e sipër ka lëshuar akuza. Gjithmonë që shfaqet ekraneve është i shpërqendruar dhe as vetë nuk e kupton se çfarë nxjerr nga goja.
Për akuzat e ngritura nga ish-presidenti, Dumani u përgjigj për CNA se nuk e ka takuar kurrë ish-agjentin e FBI-së, duke rrëzuar kështu gënjeshtrat e bëra nga Meta. Në lidhje me pyetjet se a ka hetime për dosjen "McGonigal”, Dumani është përgjigjur se nuk mund të flasë, nuk mund të shprehet për këtë çështje. (lexo këtu)
Në 9 shtator të 2017, ku pretendohet se McGongal ka zhvilluar një vizitë jozyrtare në Shqipëri dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij në vendin ballkanik, Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e SPAK-ut. Ai qenë thjesht një nga prokurorët e Apelit të Krimeve të Rënda.
Pyetjet që na lindin janë: Cila ka qenë arsyeja që do të vinte të takonte një prokuror të Apelit të Krimeve të Rënda, McGonigal? Cila është arsyeja që një prokuror i zakonshëm të takohet me një agjent apo ish-agjent të lartë të FBI-së?
Këto nuk rezultojnë të vërteta sepse McGonigal në atë kohë kishte interes të takonte njerëzit e politikës, të lobonte dhe luftonte për politikën. Nuk kishte ndonjë interes ndaj Altin Dumanit. Ndaj, Ilir Meta ka hedhur një gënjeshtër, një gënjeshtër, e cila i ka këmbët e shkurtra.

Përveç reagimi të Dumanit, sot CNA bëri edhe një vlerësim të kohës kur McGonigal ka qenë në Shqipëri dhe arsyet pse ky i fundit mund t’i kërkonte Dumanit takim.
Ndërkohë që i gjitha është një skenar dhe një gënjeshtër e Ilir Metës, i cili përveç fakteve që ka filluar të hipë majë paraleleve dhe të vrapojë, duket se ka lëshuar "pëllumbat" nëpër studiot televizive ku shfaqet për të folur, duke ushtruar presion psikologjik dhe duke mashtruar për SPAK-un, Altin Dumanin dhe prokurorët e këtij institucioni.
Është e njëjta situatë si sulmi kriminal që ka bërë në muajin dhjetor Mirel Mërtiri kundër prokurorit Klodian Braho dhe hetimeve që bënte ky i fundit./CNA
Ish-presidenti Ilir Meta, dje, në studion e emisionit ...
CNA ka pyetur qytetarët nëse do të protestojnë ditën e...
Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (Grupi i BEI-t) do...
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve ...
Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ec...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar d...
Ilir Meta e ka përmbyllur intervistën e tij në emisionin O...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ironizuar dekla...
Njësoj si Mirel Mërtiri dhe Erion Veliaj që sulmuan Klodia...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës së tij mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama ka folur për pritjen që iu bë në...
Kryebashkiaku Erion Veliaj tenton që me propagandën të...
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tir...
Agron Gjekmarkaj kërkon leksione nga mazhoranca se si bëhe...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është ...
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani gjatë mbledhjes së Komisio...
Ndryshe nga Komisioni, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një konferencë pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...