Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...

Linda Rama, si asnjëherë më parë, ka rrëfyer për raportin me nënën e ndjerë të kryeministrit Edi Rama, zonjën Aneta.
Në intervistën e saj për emisionin “Aromë Gruaje”, zonja Rama rrëfeu se gjatë jetës së saj ka humbur njerëz shumë të afërt të familjes.
“Më rikthyet tek ajo intervistë, për ta thënë më gjatë. Unë aty kam thënë që 'një njeri i madh është produkt i një babai të madh dhe i një nëne të madhe'. Dhe unë e besoj këtë. Të madh në dimensione, të cilat ne i gjejmë edhe në jetën e përditshme, pra pasqyrimin e dimensioneve të prindit te fëmija. Unë e kam prekur vdekjen kur kam qenë adoleshente, për herë të parë. Kam humbur xhaxhain tim në moshë shumë të re. Xhaxhai im ishte 29 vjeç kur aksidentalisht u largua nga ne. Dhe unë e mbaj mend dhe është hera e parë që flas për këtë. S’kam folur kurrë as në shtëpi për këtë moment. Por është një moment që më konfirmohet. Unë e mbaj mend kur kjo ndodhi dhe ka qenë një segment kohe i caktuar me atë rast, ku për mua, edhe adoleshente, bota e humbi kuptimin, nuk kishte më kuptim. Ishte një moment ku unë thashë, jeta s’ka më kuptim. Dhe po ai moment kur m'u duk sikur bota ndaloi. Literalisht, mua m'u duk sikur ndaloi. Dhe kam kuptuar me kalimin e kohës që ai kuptim, ai segment kuptimi, nuk vjen më. Ti nuk je më kuptimplotë në mënyrën se si e zhvillon jetën. Ti e ke të cunguar. Unë kam humbur gjyshërit e Reas. Ata kanë qenë një prezencë e jashtëzakonshme në jetën time gjithashtu. Unë kam humbur kolegun me të cilin themelova zyrën para disa viteve. Ka humbur një pjesë e kuptimit për mua me largimin e tij dhe duhet ta gjej mënyrën si ta plotësoj këtë humbje, por nuk është e njëjta gjë. Kam humbur gjyshërit e mi, të gjithë gjyshërit e mi. Nuk e ka bota më të njëjtin kuptim sesa kur i ke të gjithë ata që janë prezenca të rëndësishme në jetën tënde”, rrëfen Linda Rama.
Më tej ajo zbulon se me nënën e kryeministrit Rama shkëmbente biseda shumë të gjata, dhe në këto biseda me të çdo njeri tjetër ishte i tepërt.
Zonja Rama theksoi se i mungon jashtëzakonshisht shumë nëna e ndjerë e kryeministrit në një mënyrë të pazëvendësueshme.
“Me mamanë e Edit unë bisedoja shumë gjatë. Kuptoheshim mirë, ishim në procesin e njohjes së njëra-tjetrës. E kemi marrë kohën për ta njohur njëra-tjetrën. Dhe për këtë shkak dhe arrinim të kishim një raport intensiv dhe kur themi intensiv, nuk është thjesht kohë, po kohë e jetuar, kohë e jetuar me bisedë, me mendim, me emocione, me kujdes. Kur ne ishim të dyja me mamanë e Edit, ishte shumë e habitshme, gjithkush tjetër bëhej i tepërt dhe ajo e kishte të rëndësishme këtë. Në momentin që ne ishim të dyja, megjithëse mund t’i donte që të gjithë njerëzit që mund të ndodhnin aty, ishte shumë e natyrshme që gjithkush të ishte i tepërt. Sepse aty ishim ne, të dyja. Dhe biseda, dhe koha, dhe momenti, ishte për ne të dyja. Në fillim është dhimbja. Kur e humbet këtë, është një dhimbje e madhe. Unë nuk do ta bëja këtë rrëfim dhe nuk e kam bërë këtë rrëfim kur ishte viti i parë kur kjo ndodhi. Tani jam pak më e qartë, në kuptimin se si përballohet. Është një dhimbje e madhe dhe ke nevojë të luftosh me dhimbjen që shkakton largimi. Duhet të përcaktoje një rutinë të re. Sepse ti kishe humbur një pjesë të rëndësishme të rutinës tënde. Duhet të mbaje në ekuilibër njerëzit e tjerë, Edin. Ishte një humbje shumë e madhe për Edin dhe të gjithë të tjerët në familje. Pastaj, fillon dhe ballafaqohesh me mungesën. Është dhimbja në fillim. Nuk të lë dhimbja të ndiesh mungesën. Dhimbja dhe nevoja për të rivendosur një rutinë të re. Pastaj të vjen mungesa. Ty të mungon. Atëherë çfarë do të bësh? Do të fillosh, do të merresh, do të gjesh mënyrën tënde si ta sjellësh. Duhet të lexosh shenjat se si vjen ajo te ti. Këtë do ta gjesh vetë. Është puna jote. Po ama është një punë e përditshme që duhet ta bësh, ose sa herë që ti e ndien këtë pjesë të nevojës tënde. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, a të mungon mamaja e Edit? Mua më mungon jashtëzakonisht shumë. Në një mënyrë të pazëvendësueshme më mungon mamaja e Edit. Por unë e kam gjetur dhe gjej tërë kohën mënyrën për ta sjellë në çdo lloj forme mamanë e Edit në të përditshmen time. Kjo është ajo që unë në fakt, e kam bërë për mamanë e Edit, e bëj për gjyshërit e Reas, e bëj për gjyshërit e mi. Unë e gjej mënyrën, e kërkoj. E mendoj se si t’i risjell. Me një shije, me një ushqim, me një bisedë, me një send, me një kujtim, me një rrëfim. E gjej. Po ata janë tërë kohën pjesë e të jetuarit”, ka treguar zonja Rama./ CNA
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhë...
Me një vendim, Gjykata Administrative ka rikthyer në detyr...
Krenar Lilaj, shefi i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit ...
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gj...
Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një letër ftes...
Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në buj...
Mblidhet sot Byroja e Kuvendit ku do të shqyrtohet ankimi ...
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin e gjyq...
Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është par...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka komentuar zhvillimet...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar lajmin pë...
Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, ka bërë n...
Një i dënuar i sigurisë së lartë ka ndërruar jetë në orët ...
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes me anë të një deklara...
Ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë mbrëmjen e sotm...
Një projektligj i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit ...
Gazetari Armand Shkullaku ndau sot qëndrimin e tij lidhur ...
Analisti Andi Bushati komentoi sot ftesën e shumëpërfolur ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...