Mediat e Erion Veliajt, të paguara nga inceneratorët, mediat e aferave që në fakt kanë përfituar nga pushteti i kryebashkiakut dhe i Rilindjes, janë shqetësuar pse ka dalë dokumenti që tregon se ka filluar hetimi pasuror ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Për më tepër janë emra, persona, akuzohen individë, por dhe vetë SPAK-u.
Personat, të cilët janë kallëzuar dhe po hetohen nga SPAK-u, janë shqetësuar pse i ka dalë ky dokument SPAK-ut.
Në fakt, për çdo injorant mediatik, militant politik dhe budalla publik që ka marrë më qafë ndoshta partinë në pushtet, 99-çat dhe vetë Erion Veliajn, ka thjesht dhe vetëm një përgjigje.

Një dokument për një hetim pasuror u çohet të gjitha bankave të nivelit të dytë. Mund të ketë dalë nga banka A deri në bankën ZH. (Lexo këtu)
Nga dhjetëra banka të nivelit të dytë që ka Shqipëria mund të ketë dalë ai dokument, pasi nuk çohet në një të vetme.
Gjithashtu përveç bankave, e njëjta shkresë, e njëjta kërkesë, në një formë tjetër, çohet në institucione të tjera publike, por ato e kanë të personalizuar. Pra, kur i çohet Hipotekës apo kur i çohet një institucioni tjetër.
Në rastin e bankave është i njëjti dokument që shkon në bllok dhe mund të ketë dalë nga çdolloj banke e nivelit të dytë.
Pse minjtë e gjirizeve të Veliajt kërkojnë me çdo kusht t’ia faturojnë SPAK-ut daljen e dokumentit?
Prokurori ka çuar një shkresë, dikush e ka nxjerrë. Nuk është dekonspirim hetimi, por më shumë sesa shqetësim për nxjerrje faktesh, provash apo dokumentesh, në të cilin publikuesit janë kujdesur të mos nxjerrin data, të mos nxjerrin institucionin që i është drejtuar.
Ka rëndësi një pyetje tjetër:
Pse nuk është raportuar në shumicën e mediave kryesore fillimi i hetimit pasuror për Erion Veliajn?
CNA ka një javë e raporton pasi dokumenti mban datën 17.05.2024.


Se kush e ka nxjerrë ajo tashmë është e qartë. Ata që vetë akuzojnë SPAK. Mund që ka dalë nga bankat e nivelit të dytë, mund të ketë një hetim nga SPAK-u dhe mund ta gjejë.
Por që ajo është thjesht një kërkesë për informacion dhe kaq.
Problemi është pse mediat nxjerrin lajmin e hetimit dhe e fshijnë?
Pse mediat e tjera kryesore në vend nuk e raportojnë fillimin e procedimit penal dhe hetimin pasuror për Erion Veliajn?
Dhe për ata që nuk e dinë apo që bëjnë sikur nuk e dinë, hetimi pasuror fillon gjithmonë pas fillimit të hetimit apo regjistrimit të një procedimi penal apo në kuadër të një hetimi tjetër që mund të lidhet me ligjin antimafie.
Ndaj më shumë sesa të shqetësohen pse ka dalë dokumenti nga bankat dhe të akuzojnë SPAK-un për këtë fakt, duhet të japin lajmet së pari.
Duket të jenë të bindur dhe të qetë se Erion Veliaj në qoftë se është i pafajshëm këtë do t’ia thotë drejtësia, edhe pas hetimit pasuror dhe pas hetimit penal dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Se kështu pretendon ai, që i bën vetë paraqitjet dhe hetimet që të pastrojë imazhin. (Lexo këtu)

Vetëm se problemi është i këtyre grupeve kriminale mediatike, të blera me para inceneratorësh, korrupsioni, drejtorësh të “5D”, që funksionojnë si struktura banditësh kundër opinionit publik, për të mbrojtur hajdutë të korruptuar apo dhe të pafajshëm duke gjetur alibi, duke ngritur teza thjesht dhe vetëm duke mashtruar opinionin publik është KOHA. Ajo vonon por nuk harron.
Koha ka treguar se kush janë dhe sa u vlen lëkura. Koha ecën paralel me hetimet ndaj dhe me të drejtë janë alarmuar. Jo për faktin se ka dalë dokumenti, por sepse po hetohet ai që ata e quajnë të paprekshëm dhe e kanë dhe sponsorin e tyre kryesor, kryebashkiakun e Tiranës, kreun e organizatës së hajdutëve, Erion Veliaj, “kolegu” që kontrollonte SPAK-un./ CNA
Ditën e sotme, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i shoqëruar n...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë page...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka bërë një deklaratë të for...
Afera e dherave është një aferë e madhe brenda aferës së i...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka vënë me “shpatulla pas mu...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur se paratë e p...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh në Komisionin e Lig...
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani,...
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani,...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar fokusin e bisedës mes tij...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka raportuar punën e Pro...
Sot, në Komisionin e Ligjeve po raporton kreu i SPAK-ut, A...
Fatmir Xhafaj, njeriu që kërkon t'i japë fund luftës së SP...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u shpreh në Komisionin e...
Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, është thirrur sot...
Në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani,...
Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka vlerësuar SPAK-un si...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...