web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthime me eksploziv për hapjen e trasesë në rrugën lidhëse të Llogarasë

19 Shkurt 2026, 15:30, Aktualitet CNA

Shpërthime me eksploziv për hapjen e trasesë në rrugën

Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, të premten, rreth orës 11:00–11:30, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.

ARRSH bën me dije se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Autoritetet u kërkojnë mirëkuptim qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune./CNA





Lajmet e fundit nga