Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Alfred Balla, ministri hije i Rilindjes në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, arriti që të sfidonte edhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
E kemi fjalën për procesin e vetting-ut, të cilit Balla arriti me një sërë manovrash që të mos i nënshtrohej, duke përdorur kthim-përgjigje me e-maile, mosparaqitje nëpër seanca, padi në Gjykatën Administrative apo edhe kërkesa në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Pikërisht, këto ka bërë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili edhe pse drejton një nga institucionet kryesore sa i përket fushës së hetimit, shmangi transparencën dhe nuk kaloi në sitën e deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësitë profesionale.
Edhe pse mban një pozicion kyç në fushën e drejtësisë, ende nuk dihet pasuria e tij, si e ka siguruar atë, sa me profesionalizëm ka kryer punën e tij.
Por, na lindin edhe disa pyetje: Pse trembet Balla që t'i nënshtrohet këtij procesi? Nga çfarë ka frikë? Për momentin mund të ndihet edhe "i relaksuar", pasi është pjesë e strofullës së Rilindjes, por nëse vijon të mbajë poste drejtusese, në një moment do t'i duhet të deklarojë pasurinë e tij.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetting-ut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
Në këtë linjë më 6 qershor të vitit 2022, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u shprehën të vendosur që Balla t'i duhet nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
"Në lidhje me rrethanat konkrete që mbështesin këtë mendim, monitoruesi ndërkombëtar vlerëson se analiza e dokumenteve të administruara/disponueshme dhe analiza e ligjit të aplikueshëm, mbështesin konkluzionin se z.
Alfred Balla, ka pasur në vazhdimësi statusin e subjektit të rivlerësimit dhe prandaj Komisioni duhet të vazhdojë procesin e tij të rivlerësimit", u tha nga vëzhguesit.
Edhe pas manovrave të Ballës me e-maile, padisë në Gjykatën Administrative dhe kërkesës në KLGJ, për njohjen e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë, duke menduar se në këtë mënyrë nuk e kapte ligji për t'ju nënshtruar Vetting-ut, ONM nuk u tërhoq nga analiza dhe përfundimi se Balla duhet t'i nënshtrohej me patjetër këtij procesi.
"Alfred Balla ështësubjekt rivlerësimi dhe, si i tillë, duhet t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Për më tepër, statusi që z. Balla kishte në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, nuk është hequr apo zhdukur gjatë kohës dhe nuk është ndikuar nga fakti që z. Balla nuk ushtronte më detyrën e Ndihmësit ligjor jomagjistrat dhe u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë", u theksua nga ONM.
Fillimisht ky komision, pas marrjes edhe të opinionit nga ONM-ja për Ballën, njoftoi këtë të fundit që nuk e pranon kërkesën e këtij dhe se do vazhdohet me procesin e rivlerësimit.
"Pas administrimit të këtij opinioni të vëzhguesit ndërkombëtar, trupi gjykues i Komisionit, me email-in e datës 9.11.2022, ka njoftuar subjektin e rivlerësimit, z. Balla, ndër të tjera, se [...] Trupa gjykuese... mori në shqyrtim kërkesën tuaj për përfundimin e procesit tuaj të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar, dërguar me email e datës 10.1.2022. Kjo trupë gjykuese, pas shqyrtimit të kërkesës tuaj vendosi mospranimin e kërkesës tuaj dhe kryerjen e procesit të rivlerësimit për ju si një subjekt i ligjit nr. 84/2016", njoftoi KPK-ja.
Manovra tjetër që bëri Balla
Pas marrjes së përgjigjes nga KPK-ja, ai kërkoi që procesi i vetting-ut ndaj të tij të pezullohej deri në përfundimin e procesit gjyqësor dhe daljen e gjykatës me një vendim të formës së prerë lidhur me çështjen e pasjes ose jo nga ana e tij të statusit të Këshilltarit të Gjykatës së Lartë.
Duke parë këtë situatë, nuk mungoi edhe një rekomandim nga ONM-ja.
"Ankimi i bërë nga subjekti i rivlerësimit Alfred Balla nuk është nga ato që ligji në fuqi i parashikon shprehimisht si të pranueshme në këtë fazë të procedimit. Prandaj ankimi duhet të refuzohet nga Komisioni, e cila rekomandohet të mos dërgojë dosjen në Kolegj për të shmangur vonesat e panevojshme, dhe të vendosë sipas ligjit [...]", thuhej nga vëzhguesit.
Më pas, në janar të 2023, ONM-ja i vendosi një ultimatum KPK-së që duhet të merrte hapa hetimorë konkretë në drejtim të vlerësimit të pasurive të subjektit të rivlerësimit, Alfred Ballës.
Ndërkohë, kreu i KLP-së ndodhej nën procedurat e vetting-ut çështja ishte në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo e dyta vendosi në mars 2023 të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rrëzojë padinë. Në shkurt të vitit 2023, ai hoqi dorë nga padia dhe paraqiti në Këshillin e Lartë Gjyqësor edhe kërkesë për heqje dorë nga njohja/pasja e statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Këtu gjeti edhe shteg KPK-ja që të merrte vendim që Balla të mos bëhej pjesë e Vettingut. Trupa gjykuese e KPK-së arsyetoi se Balla nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe se statusin e kishte humbur për shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017.
"Komisioneri Publik, duke mbështetur vlerësimin e vëzhguesit ndërkombëtar, mbi statusin e subjektit dhe ecurinë e procesit të rivlerësimit, konstaton se arsyetimi i Komisionit se: [...] subjekti i rivlerësimit, z. Alfred Balla, ka humbur përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit lidhur me funksionin e tij të mëparshëm, nga i cili u shkarkua (edhe pse është ende në sistem, por për shkak të një ngjarjeje të mëvonshme ligjore nga Kuvendi) [...], nuk gjen mbështetje në ligj, në jurisprudencën e Kolegjit, dhe as në rrethanat faktike të rastit konkret" vendimi i KPK-së.
Pra, është KPK-ja është institucioni që shpërfillimi opinionet e ndërkombëtarëve për Alfted Ballën. ONM-ja këmbënguli në anë proceduriale që Balla t'i nështrohej procesit, por “misionari” i radhës i pushtetit kundër SPAK-ut, gjeti hilet për të shpëtuar.
Në të gjithë këtë proces nuk mungoi edhe një hap nga Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në qershor të vitit të kaluar që ndryshohen dy vendime të KPK-së për Alfred Ballën.
E para është që të mos ndërpritet procesi i rivlerësimit për Ballën. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i kërkon KPA-së ndryshimin e vendimit të KPK-së për Alfred Ballën dhe që ndërprerja e procesit të vetting-ut ndaj tij të shoqërohet me sanksionin që i ndalon emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sot në një deklar...
Deputetja Lindita Metaliaj, në një deklaratë për media...
Kryeministri Edi Rama u frikësohet ofertave të vendeve të Ev...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjal...
Temperaturat e ulëta gjatë natës kanë shkaktuar ngrica në ...
Këtë të martë, datë 30 janar 2024, po ju njohim me titujt ...
"Transparency International" ka publikuar raportin për Ind...
Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me sekretarin e OMONIA-s ...
Gazetarja Glidona Daci ka treguar për gjendjen mendore...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidh...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, referuar iniciativ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për çështje...
BBC i ka kushtuar një artikull vendimit të Gjykatës Kushte...
Duket se ka një krisje me Partisë Socialiste dhe Partisë S...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka thyer heshtjen ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar prokuroren Mario...
Kreu i KLP-së, përfaqësuesi apo ministri hije i Rilind...
Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar vendimin e gjykatës p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit ...
Ish deputeti, Myslim Murrizi në tubimin para shtëpisë së i...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...