Përjashtimi i 19 deputetëve të opozitës/ Berisha: Akt turpi, njëlloj si në Bjellorusinë e Lukashenkos
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit ...

Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar vendimin e gjykatës për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, mbante si në burg gruan, fëmijën dhe nënën e tij.
Analisti thotë se rasti është alarmant pasi veprimet e 35-vjeçarit përveçse cënojnë rëndë lirinë dhe privatsinë e familjarëve, janë sinjal i qartë i një problemi të shëndetit mendor.
Sipas Dervishit në vend që ky rast të trajtohej me ndjeshmëri dhe me fokus te shëndeti mendor, dhe prioritet të merrte kujdesi psikiatrik, gjykata i ka rënë shkurt duke i trajtuar veprimet e 35-vjeçarit si vepër penale.
Komenti i Lutfi Dervishit
Gjykata, ndryshe nga sa kërkoi mbrojtja, vendosi, sot, që i riu 35 vjeçar që kishte mbyllur në shtëpi nën survejim bashkëshorten, fëmijën dhe nënën, të qëndrojë në qeli.
Rasti në fjalë është veçanërisht alarmant, jo aq për vëmendjen mediatike sesa për të “pa mendueshmen”: vendosjen e kamerave në tualet dhe instalimin e pajisjeve kundra valëve në shtëpi!
Veprimet e 35 vjeçarit që cënojnë rëndë lirinë dhe privacinë e familjarëve janë sinjal i qartë i një problemi të shëndetit mendor.
Për shkak të një stigme ende të pranishme, problemet e shëndetit mendor janë të neglizhuara. Nëse, sot, nuk kemi problem (dhe kemi mjekë mjaft të mirë) për zemrën, stomakun apo çdo organ tjetër, kur vjen puna te truri- ka një deficit të krijuar në dekada si në të kuptuarit të sëmundjes ashtu edhe në trajtimin e saj.
Fshehja dhe mos adresimi i shqetësimeve, spektakolarizimi i rasteve publike nga media bëhen në kurriz të adresimit dhe kurimit të çrregullimeve psikike.
Në vend që rasti në fjalë (dhe jo vetëm) të trajtohet me ndjeshmëri dhe me fokus te shëndeti mendor, në vend që prioritet të merrte kujdesi psikiatrik gjykata i ra shkurt dhe veprimet e 35 vjeçarit i trajtoi si vepër penale!
Megjithë 30 vitet në një tranzicion shpesh traumatik, ende nuk ka një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj çështjeve të shëndetit mendor. Stigma ndaj kësaj sëmundje shfaqet në mënyra të ndryshme, që nga mungesa e të kuptuarit deri te paragjykimet që i pengojnë dhe familjarët të kërkojnë ndihmën e nevojshme.
Ankthi dhe depresioni shpesh kalojnë ose “me aspirinë”, ose mbeten të pazbuluar e të patrajtuar për shkak të stigmës, të mungesës së vetëdijes dhe burimeve të kufizuara mjekësore.
Rasti i 35-vjeçarit, ndonëse ekstrem, dhe “spektakolar” hedh dritë mbi rëndësinë e hapjes së debatit për problemet e shëndetit mendor.
Njerëzit me probleme të shendetit mendor janë mes nesh, jemi ne, por sot është fakt se kush ka nevojë ose nuk ka akses ose nuk merr në kohë dhe si duhet trajtimin e duhur.
Përtej adresimit të rasteve ulëritëse, është urgjent ndërtimi i një sistemi që jo vetëm i përgjigjet krizave, por që trajton në mënyrë proaktive spektrin më të gjerë të çështjeve të shëndetit mendor, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.
Lufta ndaj miteve dhe stigmës, nuk është e lehtë, nuk është i lehtë kurimi i sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor, por nevoja për të ndryshuar qasje, për të investuar dhe për të ndërhyrë është evidente. Jo vetëm për shkak të rastit të 35 vjeçarit, por sepse njerëzit me probleme të shëndetit mendor po i shohim në rrugë, në studio televizive dhe kudo.
Sa më shpejt të ndërhyhet për kurim dhe parandalim aq më të pakta do t’i kemi dramat dhe vendimet shumë të diskutueshme si ky i sotmi i gjykatës kur në vend që të dërgohet për trajtim në spital, individi dërgohet në qeli./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit ...
Ish deputeti, Myslim Murrizi në tubimin para shtëpisë së i...
Deputetja Albana Vokshi, në tubimin para shtëpisë së i...
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Kryeministri Pr...
“Humbi mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje”...
Gjykatat Kushtetuese ditën e sotme ka shqyrtuar kërkesën e...
Komisioni i Etikës përjashtoi për 20 ditë nga Kuvendi,...
Dija kushton. Por tek Urdhri i Psikologut ta shesin më sht...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë miratimin Min...
Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 20 ditë depu...
Alfred Balla, “misionari” i radhëve të pushtetit kundë...
Mjafton një konferencë shtypi për të kuptuar se si një min...
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka ndarë një lajm të...
Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen e Shqipërisë me I...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është pyetur për ...
Gazetari Martin Leka ka rrëfyer në një intervistë tele...
Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për gazetën...
Të hënën, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërke...
Kalon për gjykim dosja për operacionin “Plumbi i Artë”. Po...
Gjatë javës së kaluar, Policia e Durrësit ka gjobitur ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...