“Shqiponjat”, operacion te stadiumi "Dinamo"/ Shoqërojnë Sali Lushajn dhe një person tjetër
Ditën e sotme është shoqëruar Sali Lushaj dhe një p...

Gazetarja Anduena Llabani, e ka cilësuar si një puç, shkarkimin e drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano.
Në studion e lajmeve të "MCN TV", Llabani tha se Nano fillimisht i përgënjeshtroi zërat e dalë nga zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme se kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa sot nuk është më në zyrat e policisë së shtetit, edhe pse ka një karrierë të madhe, grada dhe vlerësime nga ndërkombëtarët.
"Një ditë më parë deklaroi se nuk ishte e vërtetë që kshte dhënë dorëheqjen, por se do të vijonte. Fakt të cilin ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e hodhi poshtë me zë dhe figurë se vendimi për shkarkimin si i paaftë u legjitimua.
Nano nuk ka pranuar të kontaktojë as me gazetarët dhe mediat, lidhur me shkarkimin. Shkarkimi i Nanos ka qenë politik dhe jo vetëm që ka të bëjë me detyrën.
Në reagimin e Gledis Nanos për televizionin tonë thotë se shkarkimi është bërë që dje dhe është vendim i marrë në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe i zyrtarizuar si me deklaratën e zotit Çuçi, ka qenë sipas tij, si një puç që i është bërë kreut të policisë së shtetit, duke dashur të lërë në mënyrë të fortë detyrën e kreut të policisë.
Nano ka deklaruar se nuk do të vazhdojë më punën në policinë e shtetit, dhe nuk do të ketë lidhje me administratën shtetërore dhe policinë.
Se çfarë do të bëjë më tej, do të mësojmë kur të kemi kontakt. Kohët e fundit, zoti Nano, në ditët e para të gushtit, ka pasur vizita të shpeshta pranë SPAK-ut dhe nuk di të bëjë ndonjë lidhje mes vizitave me kreun e SPAK-ut, në vijim të operacioneve që lidhen me ngjarjet e fundit kriminale në vend që kanë tronditur opinionin publik."
Llabani shtoi më tej se në periudhën e drejtimit të policisë nga Gledis Nano, ka pasur bilanc lufte me ekzekutime, krime të rënda brenda familjes etj.
Por ajo thotë se Gledis Nano nuk kishte ndërmend që të jepte dorëheqjen dhe se në orët e para të lajmit nuk ka folur, çka sipas saj duket se kanë qenë përpjekjet e fundit që ka bërë me drejtuesit e lartë, për të vijuar ose jo detyrën si kryepolic.
"Ka qenë një takim që ministri Çuçi i ka kërkuar Nanos në zyrën e tij pranë ministrisë së Brendshme. I është kërkuar që të japë dorëheqjen, një fakt që kanë debatuar, debati ka vijuar dhe mes tyre nuk ka pasur klimë miqësore dhe aspak të mirë.
Fakti që kemi të bëjmë me një ministër dhe drejtues të parë, Gledis Nano nuk ka pranuar që ta pranojë me zë. Nano ka dhënë dorëheqjen njëherë e mirë si polic nga administrata shtetërore, tregon se raporti mes tyre nuk ka përfunduar mirë."
Lidhur me emrin që përflitet se do e zëvendësojë, Muhamet Rrumbullaku, aktualisht kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Llabani tha se ka lënë detyrën si drejtues i AMP-së dhe pritet që brenda pak ditësh ministri Çuçi të bëjë emërimin e tij zyrtar.
"Ardi Veliu merr detyrën në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, agjenci shumë e rëndësishme, pasi kohëve të fundit jemi përballur edhe me inkriminimin e uniformave blu.
Duket se Muhamet Rrumbullaku, i cili vjen nga një karrierë shumëvjeçare si drejtues i lartë, do të zëvendësojë Gledis Nanon, një detyrë që do ta bëjë në mënyrë shumë spontane dhe shumë mirë se ka eksperiencë në këtë fushë.
Largimi i Gledis Nano nga drejtimi i kupolës së policisë, nuk e di nëse do të ketë shuumë efekte te personeli brenda drejtorisë së policisë...
Janë shumë njerëz që janë marrë në punë nga Gledis Nano, shumë operacione që mbeten pezull. Do të shohim në ditët në vijim se cilat janë arsyet që u larguan. Nëse largimi i tij me dhunë ka të bëjë me disa operacione..."
Ditën e sotme është shoqëruar Sali Lushaj dhe një p...
Gazetari Habjon Hasani ka reaguar në lidhje me lidhje ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka dalë me një ...
Kardiokirurgu Edvin Prifti, është rikthyer sërish në d...
Pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i përgjithshëm i pol...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e ...
Biznesmeni dhe pronari i kompanisë “Rozafa Fish City”,...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar lidhur me historinë e tre...
One Telecommunications & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hun...
Gazetari Elvi Fundo ka reaguar për largimin nga detyra të dr...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karb...
Muhamet Rrumbullaku pritet të zërë vendin e Gledis Nanos n...
Është interesante ajo që ndodh me opozitën shqiptare, sa h...
Ilir Meta ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të përgjith...
Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit një histori e c...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar pas shkarkimit të...
Dallëndyshe Bici, pas lirimit nga detyra e zv.ministres s...
Ardi Veliu është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikë...
Sot pati një furtunë shkarkimesh në qeveri, nga zëvend...
Trajneri i atletikës, Gjergj Ruli, i ka kërkuar kryemi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...