Zgjidh fuqinë e kombinimit me “One Super Familja”!
One Telecommunications & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hun...
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar lidhur me historinë e treguar nga këngëtarja Aurela Gaçe për dy mësueset që gjatë verës punonin në kuzhinë.
Këngëtarja ka falënderuar dy mësueset duke i cilësuar ato si “njeri-hero”, të cilat gjejnë mundësinë për të punuar dhe për të çuar të ardhura në shtëpi.
Ky postim i Aurelës është pëlqyer edhe nga ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila e ka falënderuar këngëtaren që ka ndarë me të gjithë këtë histori të bukur.
Ndërkohë Caslli duke iu drejtuar Aurela Gaçes dhe Evis Kushit shkruan se dhimbja nuk është sukses.
Ajo nënvizon se gjithë kjo histori është dhimbje në vetë të parë, pasi kemi të bëjmë me dy mësuese, dy nëna dhe dy gra, që nuk kanë mundësi të pushojnë.
Sipas saj, duhet një guxim i shfrenuar që dhimbjen ta quash sukses, sikundër duhet dyfish guxim të pohosh se shqiptarët punojnë veçse kur emigrojnë, pasi në Shqipëri nuk zënë punë me dorë duke marrë shembull mësueset.
Postimi i plotë:
Dhimbja nuk është sukses Aurela Gaçe dhe Evis Kushi.
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe përmes një statusi në rrjetet sociale ka rrëfyer një ndodhi gjatë pushimeve në Lezhë në një kompleks turistik. Ky status është përshëndetur edhe nga Ministrja e Arsimit dhe e Sportit zonja Evis Kushi. Ndodhia mund të përmblidhet në pak fjali që vijojnë.
Këngëtarja e njohur shkon për pushime në një kompleks turistik në Lezhë. Aty takohet me dy mësuese që në sezonin e verës punonin në kuzhinë. Mësueset i kanë kërkuar këngëtares të bëjnë një foto me të dhe ajo ka pranuar. Mësueset kanë hequr uniformën e kuzhinës dhe kanë bërë foton. Aurela Gaçe thekson faktin se mësueset i janë dukur shumë të bukura me uniformën e kuzhinës dhe se është e lumtur që ato do të kthehen të japin mësim në shtator në shkollat përkatëse, pasi janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Këngëtarja e njohur thekson se dy mësueset janë përgjigjja më e mirë për dembelët në Shqipëri, që nuk duan të punojnë pasi kush e do punën dhe familjen gjen mundësinë për të çuar të ardhura në shtëpi. Ministrja Evis Kushi ka falenderuar këngëtaren që e ka ndarë këtë përjetim të ngrohtë me publikun shqiptar.
Nuk e di se si mund të quhet dhimbja sukses dhe shembull për t’u ndjekur. Flitet për dy mësuese, për dy nëna, për dy gra. Nga shtatori në qeshor këto dy mësuese, dy nëna dhe dy gra , janë ngritur herët në mëngjes, kanë bërë gati fëmijët për shkollë, kanë bërë drekën dhe janë nisur për në punë. Kanë dhënë orët e mësimit në klasat përkatëse dhe janë kthyer në shtëpi. Kanë bërë punët e shtëpisë, kanë ndihmuar fëmijët me detyrat dhe kur e gjithë familja ka rënë në gjumë, kanë korrigjuar provimet dhe kanë bërë gati ditarin për të nesërmen. Kjo anatomi e ditës ka vazhduar që nga shtatori deri në qeshor. Në qeshor kanë veshur kostumin e kuzhinieres dhe kanë filluar të përgatisin vaktet për pushuesit në një kompleks turistik në Lezhë, ku me një përllogaritje të thjeshtë u bie të punojnë të paktën 12 orë në ditë.Kostumi i kuzhineres do të hiqet në shtator. Në shtator mësueset kthehen në shkollë.
E gjithë kjo panoramë nga këngëtarja Aurela Gace dhe Evis Kushi quhet sukses, ndërkohë që është dhimbje në vetë të parë, pasi kemi të bëjmë me dy mësuese, dy nëna dhe dy gra, që nuk kanë mundësi të pushojnë. Nuk ia lejojnë dot vetes, që qoftë edhe për një javë të vetme të mos bëjnë asgjë dhe të shplodhen diku buzë bregut të detit. Nga lodhja mendore e shkollës shkojnë te lodhja fizike e kuzhinës për t’u rikthyer përsëri te lodhja mendore e shkollës. Lodhjet i lënë stafetën njëra - tjetrës dhe kjo stafetë serviret si shembull suksesi. Natyrshëm lind pyetja: Sa fuqi dhe sa energji do të kenë këto mësuese për të dhënë mësim pasi kanë punuar 12 orë në kuzhinë gjatë sezonit të verës?! Do të jetë një sforcim i tejskajshëm për to se mendja nuk ka pushuar dhe trupi është rraskapitur.
Duhet një guxim i shfrenuar që dhimbjen ta quash sukses, sikundër duhet dyfish guxim të pohosh se shqiptarët punojnë veçse kur emigrojnë, pasi në Shqipëri nuk zënë punë me dorë duke marrë shembull mësueset.
Aurela Gace dhe Evis Kushi duhet të mësojnë se jashtë vendit të ardhurat mujore për profesionin e nderuar të mësuesit janë krejt të dinjitetshme dhe i lejojnë një mësuesi të ripërtërijë mendjen, pas një viti të gjatë shkollor dhe arsyeja pse shqiptarët emigrojnë qëndron te fakti që pas një viti të gjatë pune, kushdo i lejon vetes një periudhë pushimi dhe nuk tjetërsohet nga mësuese në kuzhinere.
Sipas logjikës së këngëtares dhe ministres edhe po pamë një pedagog universiteti duke shitur akullore, mund të themi se punë ka për kë do të punojë duke harruar se dikush investon vite të tëra në studime në një fushë të caktuar për të qenë përfaqësues i asaj fushe dhe jo për t’u tjetërsuar nga mësues në kuzhiner.
Post Scriptum- Dhimbja nuk është sukes. Dhimbja është dhimbje.
Elona Caslli
One Telecommunications & ALBtelecom, si pjesë e Grupit Hun...
Gazetari Elvi Fundo ka reaguar për largimin nga detyra të dr...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karb...
Muhamet Rrumbullaku pritet të zërë vendin e Gledis Nanos n...
Është interesante ajo që ndodh me opozitën shqiptare, sa h...
Ilir Meta ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të përgjith...
Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit një histori e c...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar pas shkarkimit të...
Dallëndyshe Bici, pas lirimit nga detyra e zv.ministres s...
Ardi Veliu është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikë...
Sot pati një furtunë shkarkimesh në qeveri, nga zëvend...
Trajneri i atletikës, Gjergj Ruli, i ka kërkuar kryemi...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish sot pas dëgjesës së z...
Tonin Vocaj është drejtori i ri i komanduar i policisë...
Kryeministri Edi Rama gjatë dëgjesës mbi bastet sportive, ...
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjat...
Pak ditë më parë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rën...
Pas shkarkimit të kryepolicit Gledis Nano ka ardhur edhe rea...
Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territo...
Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Ylli, tha se b...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...