
Një lajm i dirigjuar me komandë nga zyrat e propagandës së Rilindjes, po qarkullon në media, në lidhje me ndonjë kamion me domate me targa serbe, që nga tregu shqiptar ikën drejt Serbisë.
Në fakt, qeveria Kurti ka bllokuar mallrat serbe të hyjnë në Republikën e Kosovës. Prej disa ditësh, kamionët qëndrojnë të bllokuar.
Kështu po ndodh edhe në kufirin me Shqipërinë. Kamionët me mallra dhe targa serbe nuk lejohen të hyjnë.
Në fakt, më shumë sesa një lajm propagandistik kundër Kosovës edhe duke shfryrë ndaj mbështetësve të Kurtit, Shqipëria duhet të bënte një strategji tjetër, të zëvendësonte menjëherë mallrat serbe në tregjet e Kosovës me mallrat shqiptare.
Më shumë sesa të shqetësohej për një kamion me domate me targa serbe, që do të ishte më normale të kishte targa shqiptare, të ishte kompani shqiptare e transportit që të shkonte në Serbi, por gjithsesi zgjidhja është e kompanive private, qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar duhet të ngrinin menjëherë strategjitë e furnizimit të Kosovës me mallra shqiptare dhe jo të shqetësohen për targat e kamionëve serbë, të cilët rrëmbejnë policë, kanë vrarë me mijëra fëmijë, janë me mijëra varre dhe trupa njerëzish ende të pagjetur.
Ndërkohë Shqipëria bën propagandë dhe sillet si të ishte Lihtenshtajni, sikur është Zvicra, apo sikur është Brukseli, kur në fakt kishte mundësinë e madhe që këto ditë të zëvendësonte mallrat serbe me mallrat shqiptare në tregjet e Kosovës.
Ky duhet të ishte shqetësimi për qeverinë, jo kamioni me targa serbe se ka disa domate që do të shkojnë në Serbi.
Shqetësimi duhet të ishte se si Shqipëria të furnizojë me sa më shumë mallra të saj Kosovën.
Kjo pasi ndërkohë që Shqipëria qan hallin e targave serbe, Turqia vepron me shpejtësi dhe dyfishon eksportin me Kosovën.
Kjo do të ishte ajo që duhet të bënte edhe qeveria shqiptare më shumë sesa propaganda kundër Kurtit apo kundër disa mbështetësve të tij./ CNA.al
Kokainë e kanabis/ Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë...
Pas shkarkimit të tij nga detyra, ish-kryebashkiaku i Kukësi...
Në episodin e 11 të Podkastit “FLASIM”, kryeministri Edi Ram...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kjo e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferik...
Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar ...
CNA ka hapur një sondazh në lidhje me publikimin e videos ...
Një video u publikua sot në rrjetet sociale, ku shihej kry...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajo...
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar në rrjetet sociale, një...
Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” sot kërkesën e opozitës p...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për dhunën e usht...
Ditën e sotme në rrjete sociale u publikua një video e...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për pr...
Pas shkarkimit nga kryeministri Edi Rama ka reaguar kryeba...
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është shkarkuar nga ...
Pas skandalit me videon intime ku Safet Gjici është filmua...
Videoja erotike e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ...
Prokuroria e Posaçme ka nisur procedim penal për Safet Gji...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...