Buxheti faktik i vitit 2023/ KLSH evidenton problematika
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, në komisonin e Ekonomisë, ka ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal me nr. 190, të vitit 2023.
Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera deri në këtë fazë të hetimeve paraprake për llogari të këtij procedimi penal, është identifikuar një pasuri e paluajtshme e llojit apartament banimi me vendndodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin nën hetim I.B. Me vendim gjykate është lejuar kontrolli i kësaj pasurie në muajin korrik të vitit 2024, nga i cili janë përftuar të dhëna me interes për hetimin.
Kjo pasuri apo shpenzimet/investimet e kryera për mobilimin e saj nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga personi nën hetim I.B. apo personat e lidhur me të.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rendisim faktet si më poshtë:
Në vitin 2016, me kontratën e porosisë lidhur mes shoqërisë ndërtuese R…K… sh.p.k. dhe shtetasit I. F. është prenotuar apartamenti në vlerën 6,700,000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekë.
Në vitin 2017 ka nisur investimi dhe mobilimi i apartamentit nga ana e personit nën hetim I.B. dhe bashkëshortes së tij, proces i cili ka zgjatur deri në fillim të vitit 2019. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues, vlera totale e investuar shkon deri në 5,064,700 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind) lekë.
Në shkurt të vitit 2020 është lidhur kontrata e qirasë mes shtetasit I.F. (lidhje e ngushtë shoqërore e I.B.) dhe A.B. (bashkëshortja e I.B). Pavarësisht këtij fakti ka rezultuar se personi nën hetim I.B. dhe familjarët e tij e kanë poseduar lirisht pronën dhe janë sjellë si pronarë të sendit të paluajtshëm deri në fillim të vitit 2019.
Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre vërtetojnë ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm mbi fiktivitetin e veprimit juridik, me qëllim fshehjen e origjinës së pronës.
Bazuar në faktet e mësipërme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj pasurisë së mësipërme.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 539, datë 20.09.2024, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin nën hetim I.B.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me oficerë të policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës./ CNA
Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, në komisonin e Ekonomisë, ka ...
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është marrë i pande...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
SPAK-u ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Edu...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Analisti, Lorenc Vangjeli, ka folur mbi situatën në të...
Arrestimi i Ilir Metës dhe masa ndaj Berishës “Arrest ...
Gazetari Blendi Fevziu në MCN Tv ka folur për incinera...
Anëtari i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ka fo...
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Baton Haxhi...
Analisti Andi Bushati ka komentuar shpenzimet e luksit...
Analisti Armand Shullaku ka komentuar për shpenzimet e...
Analisti Basir Çollaku ka folur për rikthimin në Porti...
Shteti shqiptar ka paguar shifra marramendëse për ince...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgji...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrugët ...
Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e prokurorit të posaç...
Avokati i Popullit ka nisur hetimet për mënyrën e arrestim...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, feston sot ditëlindjen. Sh...
Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonst...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...