Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili do të dyfishojë kapacitetet ekzistuese të tij duke bërë të mundur akomodimin e gjithë nevojat e qytetit, si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për banorët e zonës dhe bizneset, në mënyrë të veçantë ato të sektorit të turizmit. Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej asaj kohe ka pasur ndërhyrje të pjesshme, por asnjëherë një rikonstruksion të plotë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu inspektoi ecurinë e punimeve në këtë objekt, të cilat fillimisht do të përqendrohen në ngritjen e nivelit të nënstacionit për shmangur përmbytjen e tij si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
“Është nënstacioni kryesor për të gjithë qarkun e Lezhës, jo vetëm për zonën e Shëngjinit. Dhe nga ky nënstacion furnizohen sot deri në 40 mijë abonentë. Herë pas here janë bërë disa ndërhyrje të pjesshme, duke ndërruar transformatorët, por asnjëherë nuk është ndërmarrë një nismë e tillë për të pasur një rikonstruksion total”, u shpreh drejtuesi i OSSH, Blendian Dalipi.
Zëvendëskryeministrja Balluku tha se këto investime, jo vetëm i përgjigjen fluksit aktual të zonës, por edhe zhvillimit të mëtejshëm të saj. Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit, u shpreh Balluku, nuk do të krijojnë pengesa në furnizimin normal me energji elektrike të qytetarëve. “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”, tha Balluku.
Në zonën e Lezhës është bërë e mundur gjithashtu rikonstruksioni i disa kabinave elektrike dhe ndërtimi i disa të rejave, ndërsa është ndërhyrë edhe për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët. “Kemi bërë edhe një planizim të investimeve ashtu siç duhet për vitin 2024 dhe çfarë është më e rëndësishme dhe kjo duhet thënë, që OSSH-ja tashmë, ashtu siç të gjitha kantieret tona të tjera, nuk zvarrit asgjë për më tepër ne jemi në presionin e kohës dhe detyrimisht kërkojmë dhe mirëkuptimin e kompanive që operojmë, pasi është shumë e nevojshme për ne që të përfundojnë të gjitha këto vepra edhe para afateve, siç është rasti i këtij nënstacioni”, u shpreh Balluku.
Kryebashkiaku Ndreu nga ana e tij duke vlerësuar investimet e realizuara dhe ato që janë në proces tha se përmes tyre janë adresuar disa prej shqetësimeve dhe kërkesave që banorët kanë ngritur.
Investimi në nënstacionin e Lezhës bën të mundur eliminimin e ndërprerjeve të energjisë për shkak të defekteve, nga mbingarkesa apo amortizimi i rrjetit të vjetër, uljen e nivelit të humbjeve, si dhe përmirëson sigurinë teknike të rrjetit në parametra teknikë bashkëkohorë./ CNA
Buxheti i vitit 2025 do të jetë një nga më të mëdhenjtë në...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe katër prokurorët Arben K...
Fatmir Xhafaj ka justifikuar dështimin e komisionit të tij...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike,...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për is...
Drejtori ekzekutiv i rrjetit “Bazel”, Jim Pucket, u ka dre...
Drejtori ekzekutiv i “Rrjetit Bazelit”, Jim Pucket, ka fol...
Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerë me mbetje ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në Shqipëri, dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese,...
Një automjet në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë ...
Anija me 2100 tonë mbetje të rrezikshme është ankoruar në ...
Një bar caffe internet në Pogradec është përfshirë nga fla...
Një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët. Banorët në...
Në Shqipëri një anije e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje i...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, nga Durrës...
Ambientalisti Sazan Guri ka qenë i pranishëm në protestën ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koç...
Në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Nju J...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...